Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Urdhrat sekretë të marsit ’97! Empty Urdhrat sekretë të marsit ’97!

Sun 17 Mar 2013 - 0:09
Urdhrat sekretë të marsit ’97! 16-mars-2013-221x300Zbulohen disa nga urdhrat sekretë për vrasje masive në ’97-n të firmosura nga Gazidede. Në brendësi: Urdhri sekret i 2 marsit që autorizonte SHIK-un të vriste. Urdhri sekret i 9 marsit për armatosjen e militantëve në Has, Kukës, Tropojë, Pukë, Mirditë, Shkodër, Dibër, Kurbin, Lezhë, Malësi e Madhe dhe Burrel… Urdhri për bombardimet nga ajri dhe lista njerëzish për t’u ekzekutuar…

Ish-ushtaraku i lartë Kol Ndreka, dëshmitar dhe njohës në detaje i dramës së 1997-s është i bindur edhe sot: “Nëse do ta lejojnë, Berisha, është i gatshëm të përsërisë vitin 1997, pavarësisht çmimit që mund të kenë Shqipëria dhe shqiptarët…”

“Madje është bërë më i egër dhe më i vendosur, pasi e ka trashur zullumin,” -mendon Ndreka dhe shton: “Neglizhenca sado më e vogël me këtë njeri, mund të kushtojë rëndë, ashtu si deri tani”.

Zoti Ndreka! Keni akuzuar dikur në media Berishën si njeri që për pushtet është gati të përsërisë vitin 1997. Ku e bazoni?

- Po. E kam pohuar dhe e ripohoj edhe sot më me forcë. Çdo minutë, çdo orë që po kalon, po e bën më të qartë se kurrë këtë konstatim. Shikoni si i ka nxjerrë ‘shpatën’ SHBA-së, i ka drejtuar ‘mitralozin’ Europës që po i thonë ’Stop’. Po ua përsëris me forcë dhe një herë, opozitës, gjithë njerëzve: Ai është i vendosur që për hir të pushtetit, për t’i shpëtuar drejtësisë nga krimet që ka bërë, nëse e lenë shqiptarët, do të sillet si në vitin 1997. Mos kini iluzion. Ky njeri duhet vënë në ‘fre’ sa nuk është vonë. E këtë duhet ta bëjmë ne shqiptarët, mos presim nga të huajt.

Ju keni qenë afër ngjarjeve të 97-s. Çfarë saktësisht ndodhi atëherë?

- Kur flas kështu, u referohem edhe atyre. Janë me firmë e vulë të gjeneralëve të tij, Gazidede e kompani urdhrat e zinj për vrasje, për terror ndaj njerëzve të pafajshëm, për armatosje mercenarësh. Është plani sekret i luftimit, urat që do hidheshin në erë, zonat që do bombardoheshin nga ajri, personat (lista të parapërgatitura) që do të asgjësoheshin në ecje e sipër në rrugën Vlorë-Fier-Lushnjë-Tiranë nga SHIK-u famëkeq. Sa shpejt që harrojmë ne shqiptarët… Ndaj hipokrizia makbethiane e Saliut, arrin deri atje sa t’i rivrasë këto ditë edhe dy oficerët e SHIK-ut që i ‘çoi mish për top’ në 97-n për të qëndruar vetë në pushtet.

Çuditërisht, askush nuk mbajti e nuk po mban përgjegjësi për atë luftë barbare, atë luftë pa armik që shkatërroi Shqipërinë. Presidenti i atëhershëm, çuditërisht, sot është kryeministër i vendit. Por është dhe President, edhe Prokuror i Përgjithshëm, edhe Kryegjykatës…

Ju keni në duar dhe disa dokumente ‘Sekret’ e ‘Tepër sekret’ të gjeneralëve të besuar të Berishës për sulmin me armë kundër jugut të vendit?

Unë kam qenë dëshmitar i tragjedisë 1997 dhe ashtu si gjithë shqiptarët, e kam përjetuar dhimbshëm këtë tragjedi… Por unë them, që më tepër se gjithçka, të vërtetën e dokumentojnë urdhrat luftarakë që firmosi shteti e gjeneralët e komanduar nga Berisha… Ndaj, u bëj apel, se Berisha është ai që ka qenë në vitin 1997… Dhe po e lamë, ai pushtetin do ta mbajë me çdo mjet, pavarësisht kostos që mund të ketë.



DOKUMENTET


1-SHIK-ut i jepet leje për të vrarë

Serinë e Urdhrave Luftarakë ‘Sekret’ e hap urdhri i datës 2 mars 1997, i firmosur nga Komandanti i Operacionit Luftarak, Gjeneral Bashkim Gazidede. Ja urdhri luftarak:



“Republika e Shqipërisë/Shërbimi Informativ Kombëtar/ Sekret, Tiranë më 02.03.1997.

Urdhër Luftarak Nr 1. Veprimet Luftarake të Batalionit të Shërbimit Informativ Kombëtar.

Në situatën e krijuar nga rebelimi i forcave terroriste për rrëzimin me dhunë të rendit kushtetues, me qëllim që të parandalohet kjo veprimtari, URDHËROJ:

Batalioni i Shërbimit Informativ Kombëtar, me përbërje Kompaninë II, Skuadrën e ndërlidhjes, Skuadrën e ndihmës së shpejtë dhe togën xheniere, të lëvizë në drejtimin Tiranë-Fier, duke u përqendruar në Qafën e Koshovicës me detyrë:

-Në bashkëveprim me forcat e Ushtrisë dhe të Rendit, të pengojë, të bllokojë, të asgjësojë ose të kapë rob forcat, që mund të tentojnë të vijnë në drejtim të qyteteve Fier, Lushnjë, Tiranë.

-Komandanti i Batalionit, gjatë rrugë marshimit, të organizojë sigurinë e kolonës dhe në rast ndeshjesh, të hapet në formacion luftimi për të penguar trupat që mund të sulmojnë dhe me zjarr t’i rrethojë e t’i asgjësojë ato. Komandanti i Batalionit, gjatë marshimit dhe me mbërritjen në vend të bëjë organizimin dhe vendosjen e forcave në vend, mënyrën e bashkëveprimit dhe koordinimit të veprimeve të mëtejshme.

-Ndërlidhja me Shtabin e Qendrës të mbahet me celular dhe radio. Përgjigjet për këtë, Shefqet Meda.

-Të merren me vete një komplet luftarak i shpërndarë dhe një rezervë, pajisje mjekësore si dhe 5 transportues të blinduar. Në dispozicion të Batalionit caktohen 8 makina të mëdha dhe 3 makina të vogla. Kompania I qëndron në rezervë.

Ky Urdhër hyn në fuqi në orën 22:30.

Komandanti i Operacionit/

Gjeneral Bashkim Gazidede. (Firma)”



2-URDHËRI PËR MOBILIZIMIN E MERCENARËVE NË VERI

‘Sekret’

URDHËR

Nr. 82, datë 09.03.1997

TEPËR URGJENT

RRETHE: -Has, Kukës, Tropojë, Pukë, Mirditë, Shkodër, Dibër, Kurbin, Lezhë, Malësi e Madhe, Burrel.

Të gjithë rezervistët që paraqiten në repartet ushtarake të rrethit tuaj të vishen e kompletohen me armatimin e nevojshëm dhe të nisen urgjent në Akademinë e Forcave Tokësore në Tiranë (ish-Shkolla e Bashkuar).

Lajmëroni dhe Shtabin e Përgjithshëm.

09.03.1997

KOMANDANTI I OPERACIONIT

Gjeneral Gazidede (Vula, firma)

SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË USHTRISË

Gjeneral Major Adem Çopani (Vula, firma)

3-PLANI I VEPRIMEVE LUFTARAKE

Plani i veprimeve luftarake i forcave pjesëmarrëse në asgjësimin e kryengritësve rebelë në jug të Shqipërisë prej datës 1 deri në 30.3.1997.

IDEJA E ORGANIZIMIT

Nëpërmjet mobilizimit të trupave rezerviste nga Shqipëria e Mesme dhe e Veriut, në bashkëpunim me trupat Komando-Presidenciale si dhe përdorimin e gjerë të aviacionit, artilerisë, lëndëve helmuese luftarake (LHL) dhe të grupeve të zbulimit, në zonat kundërshtare, të realizohet përqendrimi i trupave në brigjet Veriore të lumit Vjosa si bazë nisjeje, për të ndërmarrë mësymje të përgjithshme, duke dhënë goditjen kryesore në drejtim: Fier-Vlorë dhe atë ndihmuese në drejtimin Gjirokastër-Sarandë, për të asgjësuar fizikisht të gjithë personat që do të kundërshtojnë dhe në pamundësi të realizimit të objektivave të përdoren për terror ndaj rebelëve, bombardime me aviacion, LHL(Lëndë Helmuese Luftarake), mjetet e blinduara deri në vendosjen e plotë të pushtetit ushtarak.

OBJEKTIVAT E OPERACIONIT

Mobilizimi i trupave nga data 4 deri më 7 mars 1997.

-Përqendrimi i trupave në bazën e nisjes Fier-Ballsh, Këlcyrë, Përmet.

-Hartimi i listave për personat që do të asgjësohen, në qytetet Vlorë, Tepelenë, Gjirokastër, Delvinë e Sarandë.

-Kapja e urave kryesore të kalimit të trupave Ura e Mifolit(Vlorë), e Pacinit (Mallakastër), urë e Dragoit Leklit (Tepelenë), Qafa e Muzinës (Gjirokastër), etj.

-Desantimi (ulja) e trupave speciale në rajonet e fushë Çajupit, aerodromi i Gjirokastrës, Sarandës, Rrafshnalta e Kurveleshit.

-Zbarkimi nga deti në drejtim të Vlorës, 4 deri 6.3.1997.

-Përdorimi i forcave të Akademisë së Rendit, forcave speciale në rajonet ushtarake të Arshi Lengo në Gjirokastër.

-Vendosja e lidhjeve direkte midis forcave qeveritare me repartet e policisë e SHIK-ut.

-Organizimi i terrorit në popullsinë e qyteteve Vlorë, Tepelenë, Përmet, Gjirokastër, Delvinë e Sarande, djegie e shkatërrime;

-Kufizimi me çdo kusht i përhapjes së kryengritësve, në veri të lumit Vjosa.

-Mbrojtja me çdo kusht e Tiranës nga marshimi i forcave rebele të Jugut.

-Bllokimi me çdo kusht i urës së Rrogozhinës Qafës së Kërrabës (me forca policore e ushtarake).

-Kontrolli i gjendjes morale dhe origjinës gjeografike të trupave për mbrojtjen e Tiranës dhe neutralizimin e ushtarëve të Jugut.

-Përdorimi i aviacionit luftarak gjuajtës e bombardues, nga regjimenti i Gjadrit, përqendrimeve të forcave rebele në Sarandë, Tepelenë e Vlorë.



FORCAT E MJETET PJESËMARRËSE NË OPERACION

-Tre Brk (Tiranë-Kavajë)

-Dy Bra (Gradec-Fush-Krujë)

-Dy BrT (Vlorë-Gjirokastër)

-Nje Br Xheniere

-Një Regjiment Aviacioni (Gjadër)

-Dy distrikte detare (Durrës e Shëngjin)

-Një Repart Komando (Përmet)

-Një Repart Logjistike

-Të gjitha forcat e komisariateve (Vlorë, Përmet Tepelenë, Delvinë dhe Sarandë).

Numri i pjesëmarrësve në operacion, 25 mijë vetë.



FAZAT E OPERACIONIT

FAZA E PARË 1-10.3.1997

-Mobilizimi i forcave dhe përqendrimi në baza e nisjes.

-Pastrimi i zonave rebele nga persona që drejtojnë rebelët.

-Përpunimi me aviacion, artileri e lëndë helmuese luftarake (LHL)

FAZA E DYTË 10-30.3.1997

-Lëvizja e forcave drejt qyteteve kryengritëse

-Vendosja e pushtetit ushtarak në këto zona

(Komanda e Operacionit. Firmat)

MARRE NGA DITA
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Urdhrat sekretë të marsit ’97! Empty Pse nuk u arratis Berisha nga Shqipëria kur shteti ra më ’97-ën?

Tue 19 Mar 2013 - 1:29
Urdhrat sekretë të marsit ’97! Berisha2-300x186DITA ka zbuluar dje disa nga urdhrat sekretë për vrasje masive në ’97-n të firmosura nga Gazidede, dhe mbi të gjitha, momentin kur Berisha po vendoste të arratisej jashtë shtetit. Të intervisutar nga Kujtim Boriçi, del se ka qenë vetëm një argument i dy ish-ushtarakëve madhorë të thirrur me urgjencë në mesnatë në Presidencë ku Berisha, (pas largimit të familjes kishte mbetur me 4-5 më besnikët), e pengoi ish-Presidentin të mos realizonte në çastet e fundit ikjen jashtë vendit.

Ndër dëshmitë (që ‘Dita’ i zotëron) një nga ushtarakët rrëfen: “Ishte pak para mesnate. Një i njohur, në telefon, më thotë të bëhesha gati se do të vinte të më merrte se më kërkonte me urgjencë Berisha në Presidencë. Ishte situatë e tensionuar dhe flitej nga ora në orë, njerëzit e armatosur mund të vinin nga jugu në Tiranë. Shkova në Presidencë. Bashkë me kolegun, ishim të tre në zyrën e Berishës. Ishte shumë i shqetësuar. Me sa pamë, kuptuam se ai ishte bërë gati të largohej nga vendi. Na u drejtua: “Tek ju kam besim, ndaj duhet të më thoni drejt këtë, për sa kohë vijnë në Tiranë rebelët e armatosur nga Vlora? I thamë se për vetë largësinë, lëvizjet në grupe të organizuar e me objekt, minimalisht duan 4 apo 5 ditë. I ndryshoi fytyra. Tha diçka të lidhur me kohën e mjaftueshme për ndryshimin e situatës. 4-5 ditë iu dukën të mjaftueshme për këtë. Biseda e bindi që nuk ishte e nevojshme të largohej urgjentisht. Dhe në fakt, Berisha nuk iku. Më pas u nënshkrua pastaj ajo që njihet si marrëveshje…”

Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Urdhrat sekretë të marsit ’97! Empty Re: Urdhrat sekretë të marsit ’97!

Tue 19 Mar 2013 - 1:33
Ky eshte mostra ...
me i madh qe ka nxjerre ndonjehere kombi jone awa
Sponsored content

Urdhrat sekretë të marsit ’97! Empty Re: Urdhrat sekretë të marsit ’97!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi