Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Soni Malaj Biografi Empty Soni Malaj Biografi

Wed 7 Mar 2012 - 20:21
Soni Malaj Biografi Sonimalaj-300x198Soni Malaj lindi më 8 nentor 1981 në Tropoje, Bajram Curri. Emri i vertetë është Sonja Malaj. Vegjëlinë, deri në moshën 9 vjeçare e kaloi në Tropojë.
Me ndryshimin e sistemit në Shqiperi, nga komunist në demokratik, familja e saj u zhvendos në kryeqytetin e Shqipërisë, Tirana. Aty Soni mbaroi 8-vjeçaren, të mesmen e gjuhëve të huaja për frengjisht, dhe u diplomua për frengjisht, dega përkthim në universitetin e Gjuhëve të Huaja.
Soni zbuloi pasionin e saj për muzikën që në vogëli, duke u berë kështu pjesë e festivaleve për fëmijë në Tropojë, duke u vlerësuar dhe me çmime të para dhe të dyta. Në moshën 14 vjecare, Soni bën një audicion pranë 1 studioje muzikore me qëllimin për t’u bërë këngëtare. Zëri i saj black soul edhe pse në një moshë fare të re, bie menjëherë në vesh të profesionistëve, të cilët vendosin të kultivojnë më tej talentin e saj.
Pas disa kohësh Soni kalon një tjetër audicion pranë kësaj studioje muzikore, kësaj here për tu bërë pjesë e një grupi muzikor pop të përbërë nga katër vajza vokaliste dhe performuese dhe një djale që luan në saksofon. Grupi do të quhej “Spirit Voice” (Zëri i Shpirtit), pasi pjesëtarët e gupit ishin të gjithë besimtarë dhe vendosën t’a quanin kështu, përvec faktit që muzika për ta buronte nga shpirti. Grupi përbehej nga: Brikel Guga (saksofon), Angjelina Gilardi (vokal), Larisa Vrana (vokal), Dorina Nizami (vokal) dhe Sonja Malaj (Soni Malaj) – vokal.
Edhe pse ishte më e vogla e grupit, Soni spikati jo vetëm për zërin e bukur, por edhe për paraqitjen dhe aftesinë e saj për të kercyer.
Grupi del për herë të parë në Festivalin “Këngët e Stinës”, në vitin 1997, dhe që në daljen e parë patën një bum në publik për vetë frymën rinore dhe moderne që përcillnin si grup.
Në ’98 njëra nga pjesëtaret e grupit, Larisa Vrana, u largua dhe pjesëtaret e mbetur të grupit bënë një audicion për të gjetur zërin e ri që do të zëvendësonte largimin e Larisës. Përzgjidhet Elia Zaharia si më e përshtatshmja për të qenë në grup, vajza e aktores së famshme shqipëtare Yllka Mujo.
Grupi që nga dalja e tyre e parë në skenë është vlerësuar gjithmonë me çmime dhe u bë i dashur për të gjithë audiencën shqipëtare. Në ’99 një tjetër pjesëtare largohet nga grupi, Angjelina Gilardi, por këtë rradhë pjesëtarët e tjerë vendosin mos t’a zëvendësojnë, por të vazhdojnë ashtu deri në vitin 2000, kur dy vokalistet e tjera vendosin të lënë Shqipërinë për të emigruar, Dorina në USA dhe Elia për të vazhduar studimet e aktrimit në Paris, me premtimin që “Spirit Voice” do rikthehen sërisht bashkë në një të ardhme.
Sonja Malaj vendosi të mos dorëzohej. Më e pjekur profesionalisht, ajo vendos që është momenti i duhur për të vazhduar karrieren si soliste. Publiku atëhere e njihte si Sonja e “Spirit Voice” dhe shtëpia diskografike me të cilën ajo bëri albumin e parë “Mbretëresha e natës”, vendosi t’i japë një emër artistik, duke e quajtur Soni Malaj.
Soni e frymëzuar nga artistet e saj të preferuar Whitney Huston, Michael dhe Jannet Jackson, vendos të ndryshojë stil nga ai i mëparshmi i përdorur në grup. Ajo këndon balada, duke shpalosur kështu aftesitë e vokalit të saj, këndon këngë më energjike, të cilat i shoqëron edhe me performanca shpërthyese e shoqeruar nga grupe baleti.
Soni Malaj perveç albumeve dhe koncerteve të shumta në të gjithë botën që kane vazhduar intensivisht në karrieren e saj, ka shpalosur talentin e saj dhe në Muzikalin “Chikago” në rolin e Velma Kelit. Listës së aktiviteteve të saj i shtohet po ashtu rroli i prezantueses së festivalit të madh në RTSH në vitin 2005, apo pjesëmarrja në spektalin “Dancing with the Stars”, spektakë në të cilin Soni shfaqi aftësitë e saja edhe si kërcimtare.
E vleresuar me shumë çmime si këngëtare dhe e dashur për publikun, Soni Malaj gjithmonë është investuar si artiste me profesionalizëm në botën e artit, për të lënë gjurmët e saj në muzikën shqipëtare.
Marre nga faqa personale e Soni Malaj http://www.sonimalaj.de/ dhe ne FB https://www.facebook.com/SoniMalajOfficial
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi