Një javë në hotel, shqiptari dhe rusja marrin arratinë pa paguar
Wed 7 Mar 2012 - 22:04
Piacenza, 7 mars 2012, NOA- Një djalë shqiptar 23 vjeç dhe një vajzë 26 vjeçare ruse u denoncuan në policinë e Piacenzas në Itali pasi kanë ikur pa paguar hotelin ku kishin fjetur.
Siç raporton agjencia e lajmeve noa.al, ngjarja në fjalë ndodhi në një hotel të qytetit të Piacenza ku dy të shpallurit në kërkim kërkuan të qëndrojnë për një javë pasi u pretendua se vajza kishte nevojë për kurim në spitalin e qytetit.
Por pas tre ditësh pronari i hotelit u kërkoi dy të rinjve që të paguajnë një pjesë të shumës prej 600 euro në total, por në atë moment dy mysafirët “e sëmurë” u zhdukën.
Pas hetimeve të vazhdueshme policia zbuloi identitetin e tyre, duke rrëzuar alibinë e dhënë te pronari i hotelit dhe për këtë u shpallën në kërkim.
a.y/noa.al

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi