Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Dua të martohem me ty”, zhvatësi josh plakën e i merr 250 mijë euro Empty “Dua të martohem me ty”, zhvatësi josh plakën e i merr 250 mijë euro

Wed 7 Mar 2012 - 22:04
“Dua të martohem me ty”, zhvatësi josh plakën e i merr 250 mijë euro UnazatMilano, 7 mars 2012, NOA- Thuhet se dashuria nuk njeh moshë, e ajo 60 vjeç një ish mësuese e vetmuar trashëgimtare e një pasurie marramendëse e la veten e saj të mallëngjehet nga fjalët e bukura të tij, një 39 vjeçar shqiptar ilegal në Itali.

“Të dua, dua të martohem me ty”...por çdo gjë një gënjeshtër e bukur si rrjedhojë e lakmisë ndaj pasurisë së saj monetare e pasurisë të patundshme, rreth 1 milionë e gjysëm euro.

Fatmirësisht një punonjës banke i zellshëm pikasi tërheqje të shpeshta parash nga llogaria e gruas në mënyrë të pashpjegueshme nga ana e shqiptarit dhe për këtë lajmëroi policinë.

Efektivë të Policisë së Milanos dhe asaj të Shtetit, vunë në pranga shqiptarin 39 vjeç me iniciale A.D, si përgjegjës për përvetësimin e këtyre parave.

Siç raporton agjencia e lajmeve noa.al, nga hetimet rezultoi se shqiptari e kishte njohur viktimën e tij në një lokal publik.

Sapo kishte mësuar se ish mësuesja kishte kushte të mira ekonomike, kishte filluar ta joshte, sidomos pas zbulimit të faktit se nuk kishte të afërm dhe që vuante nga disa çrregullime të personalitetit, duke e bërë të besonte se ishte dashuruar me të dhe se ishte i gatshëm të martohej.

Prokurori urdhëroi fillimisht sekuestrimin e të mirave të zonjës për ta mbrojtur, por edhe pas kësaj 39 vjeçari e kishte shtyrë sërish gruan që të shiste një pronë të paluajtshme të trashëguar nga familja, për të përfituar rreth 300 mijë euro, e cila u ndalua falë ndërhyrjes së hetuesve.

Mësohet se zhvatësi i kishte marrë të moshuarës 250 mijë euro brenda një muaji, e për rrjedhojë nuk mundi ti shpëtojë burgut.

a.y/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi