Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fërshëlleu në telefonin e saj, merr gjobë 700 euro Empty Fërshëlleu në telefonin e saj, merr gjobë 700 euro

Sat 26 May 2012 - 2:44
Fërshëlleu në telefonin e saj, merr gjobë 700 euro FishkllimaNjë gjermane ka marrë gjobë, pasi ka fërshëllyer në telefonin e saj fiks kur mori një telefonatë nga një punonjëse e një “call-centre” (telefonatat për oferta shërbimesh të ndryshme).
Gruaja 61-vjeçare nga Pirmasens, në Rhineland-Palatinate ishte aq e bezdisur nga telefonatat pa fund të shitëseve online në shtëpinë e saj, saqë sapo i ra telefoni e ngriti atë dhe fërshëlleu fort.
Por përfundoi në Gjykatë dhe u gjobit me 700 euro, pasi dëmtoi dëgjimin e punonjëses në anën tjetër të linjës. Gruaja, emri i së cilës nuk u bë publik, tha se ishte aq e mërzitur nga telefonatat pa fund me dhjetëra herë brenda ditës, saqë dëshironte t’i çonte një sinjal kompanisë, se e kishin tepruar dhe të mos e bezdisnin më.
Kështu zgjodhi fërshëllimën si sinjal. E keqja është se u kategorizua si dëmtim fizik, pasi vajza në linjë tani ka probleme me veshët dhe dëgjon vazhdimisht tingëllima.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi