Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Rrihen brutalisht nxënësit shqiptarë në Shkup Empty Rrihen brutalisht nxënësit shqiptarë në Shkup

Thu 8 Mar 2012 - 11:03
Shkup, 8 mars 2012, NOA -Mbi 15 nxënës shqiptarë të fshatrave Çiflikë
dhe Seta Petkë të Karshiakës janë rrahur mbrëmë brutalisht nga persona
të maskuar në lagjen Kisella Vodë të Shkupit.

Nxënësit u sulmuan pas orës 19.30 derisa po udhëtonin me autobusin me
numër 58 të linjës Shkup – Seta Petkë. Nxënësit kanë se incidenti ka
ndodhur në lagjen Kisella Vodë, kur rreth 20 persona me maska dhe shufra
druri dhe hekuri kanë ndaluar autobusin që po transportonte nxënësit
shqiptarë dhe i kanë rrahur brutalisht.

Sipas tyre ka qenë një natë e tmerrshme kur personat e maskuar kanë
nisur të godasin me shufra në mënyrë brutale dhe më pas kanë ikur në
drejtim të panjohur. Nxënësit menjëherë janë dërguar në Spitalin e
Qytetit në Shkup, ku siç mësohet tre nga 15 nxënësit kanë pësuar lëndime
të rënda trupore, një prej të cilëve në gjendje kritike. Nxënësit janë
shprehur të shqetësuar dhe traumatizuar lidhur me incidentin dhe dhunën e
ushtruar ndaj tyre.

Dhjetëra prindër në mbrëmje ishin tubuar pranë Spitalit të Qytetit për
tu njohur me gjendjen e fëmijëve të tyre. “Ne jemi tejmase të shqetësuar
se çfarë po ndodhë në këtë vend. Si mund të sulmohen fëmijët në mënyrë
aq mizore dhe brutale. Ku janë policët që po promovohen se do të jenë
tani në çdo cep të kryeqytetit. Kërkojmë urgjentisht zbardhjen e këtij
incidenti dhe kapjen e autorëve”, theksuan prindërit e revoltuar të
nxënësve pranë Spitalit të Qytetit.

Forca policie kanë qëndruar pranë Spitalit të Qytetit, ndërsa për sot
pritet edhe deklarimi i Ministrisë Punëve të Brendshme lidhur me
incidentin. Komuna Kisella Vodë është e banuar etnikisht me maqedonas në
dalje të Shkupit në pjesën që kufizohet me rajonin e Karshiakës, që
banohet nga popullsia shumicë shqiptare.

noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi