Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Digjet flamuri shqiptar dhe rrihen shqiptarët nëpër Shkup  Empty Digjet flamuri shqiptar dhe rrihen shqiptarët nëpër Shkup

Fri 1 Mar 2013 - 21:55
Protesta e organizuar në rrjetet sociale kundër ministrit të ri të Mbrojtjes nga radhët e BDI-së Talat Xhaferi është shndërruar në dhunë ndaj shqiptarëve të Shkupit. Edhe pse e nisur e qetë protesta e organizuar nga shoqata e dalë nga ish forcat maqedonase të sigurisë pjesëmarrës në konfliktin e vitit 2001 “Dinjiteti”, degjeneroi në sulme ndaj kalimtarëve të rastit, djegien e flamurit kombëtar shqiptar, sulme ndaj makinave, shkatërrimin e reklamave, dhe gjuajtjen me gurë në drejtim të forcave policore. Nga dhuna e huliganëve maqedonas dhjetëra të rinj shqiptarë janë lënduar, 5 prej të cilëve kanë kërkuar ndihmën mjekësore në spitalin e qytetit në Shkup. Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë njoftuar për 5 policë të lënduar. Protesta gjatë gjithë kohës u shoqërua me parulla kundër shqiptarëve dhe me ofendime të shumta. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme Ivo Kotevski, protesta e paralajmëruar në shenjë revolte kundër ministrit të Mbrojtjes, Talat Xhaferi, ka degjeneruar në momentin kur disa protestues me maskë në fytyrë kanë hedhur gurë në drejtim të Policisë dhe godinës së Qeverisë. Turma është drejtuar më pas nga qendra e qytetit, ku kanë sulmuar fizikisht disa qytetarë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë njoftuar se janë arrestuar dhjetëra persona. Protesta e shoqatës së veteranëve maqedonas të konfliktit të vitit 2001 “Dinjiteti”, e cila është pjesë e opozitës përmes protestës ka shprehur revoltën e saj kundër emërimit të Talat Xhaferit për ministër të mbrojtjes, për shkak të se gjatë konfliktit të armatosur ai ishte komandant i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Ramazan Iseni, 13 vjeçar është njëri nga fëmijët që ka pësuar nga huliganët maqedonas në Shkup duke pësuar lëndime në kokë.

Huliganët maqedonas brutalisht kanë rrahur shumë të rinj shqiptarë në afërsi të një stacioni urban të autobusëve në Shkup. Në këtë incident të dhunshëm kanë pësuar nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, të cilët janë goditur me gjësende të forta dhe grushte nga huliganët maqedonas, informon agjencia e lajmeve INA.

Ramazan Iseni, 13 vjeçar është njëri nga fëmijët që ka pësuar në këtë incident duke marrë lëndime trupore, përfshirë edhe në kokë. “Na kanë rrahur brutalisht, pa kursyer as fëmijë e gratë që ishin duke pritur aty autobusin”, ka theksuar për INA, Ramazani, i cili ka kërkuar ndihmën mjekësore për lëndimet e pësuara në këtë incident.

Nxënësit theksojnë se kanë shpëtuar falë shoferit të autobusit urban, i cili është shqiptarë dhe ka arritur që të mbyll me shpejtësi dyert dhe të largohet nga stacioni. “Ai na shpëtoi duke mbyllur dyert, mirëpo huliganët kanë gjuajtur me gurë dhe shishe autobusin, duke rrezikuar jetën tonë. Neve kemi parë edhe policië të uniformuar por që kanë hezituar për të reaguar dhe për të larguar huliganët e tërbuar. Këto incidente më nuk tolerohen. Ose të veprojnë ose ska hapësirë për të toleruar më këso tërbime kundër nesh shqiptarëve”, ka theksuar një nxënës shqiptarë, i shkollës “Zef Lush Marku”, i cili gjithashtu ka përjetuar sulmin brutal të huliganëve maqedonas.

Huliganët kanë qarkulluar nëpër disa akse rrugore dhe lagje, ku janë stacionet e autobusëve dhe ku dihet se udhëtojnë edhe një pjesë e udhëtarëve shqiptarë për lagjet periferike të Shkupit si Saraj, Karshiakë dhe Hasanbeg e Haraçinë.
- See more at: http://shqipmedia.com/portal/digjet-flamuri-shqiptar-dhe-rrihen-shqiptaret-neper-shkup-foto/#sthash.bHCdgvMZ.dpuf
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Digjet flamuri shqiptar dhe rrihen shqiptarët nëpër Shkup  Empty Re: Digjet flamuri shqiptar dhe rrihen shqiptarët nëpër Shkup

Fri 1 Mar 2013 - 22:06
E pra morren e ata hakun e sulmit te fundit qe ish bere nga ana e Shqiptareve,,aspak per tu cuditur,dhuna me dhune shperblehet...
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Digjet flamuri shqiptar dhe rrihen shqiptarët nëpër Shkup  Empty Re: Digjet flamuri shqiptar dhe rrihen shqiptarët nëpër Shkup

Fri 1 Mar 2013 - 22:08
AnGeLiC shkruajti:E pra morren e ata hakun e sulmit te fundit qe ish bere nga ana e Shqiptareve,,aspak per tu cuditur,dhuna me dhune shperblehet...
edhe greku ju vret neper shtepi ju asgje nuk vepron
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Digjet flamuri shqiptar dhe rrihen shqiptarët nëpër Shkup  Empty Re: Digjet flamuri shqiptar dhe rrihen shqiptarët nëpër Shkup

Fri 1 Mar 2013 - 22:09
AnGeLiC shkruajti:E pra morren e ata hakun e sulmit te fundit qe ish bere nga ana e Shqiptareve,,aspak per tu cuditur,dhuna me dhune shperblehet...
cili sulme mendon ty por para disa diteve u rahu disa shqiptar ne qender athine por ju asgje nuk vepruart
Rrushjaa
Rrushjaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 5780
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Gjermani
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 06/01/2013
http://gbpics.to/gbpics/blumen-fuer-dich32.jpg

Digjet flamuri shqiptar dhe rrihen shqiptarët nëpër Shkup  Empty Re: Digjet flamuri shqiptar dhe rrihen shqiptarët nëpër Shkup

Sat 2 Mar 2013 - 0:04
qy me tonat te zezat keta edhe ju ka djegen flamuri edhe jan bo llom tuj u rreh nder veti .... vertet po me qeshet por me vika marre me keshen ne kete rast www
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Digjet flamuri shqiptar dhe rrihen shqiptarët nëpër Shkup  Empty Re: Digjet flamuri shqiptar dhe rrihen shqiptarët nëpër Shkup

Sat 2 Mar 2013 - 15:58
!!!
Sponsored content

Digjet flamuri shqiptar dhe rrihen shqiptarët nëpër Shkup  Empty Re: Digjet flamuri shqiptar dhe rrihen shqiptarët nëpër Shkup

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi