Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

FSK do të shndërrohet në ushtri Empty FSK do të shndërrohet në ushtri

Thu 8 Mar 2012 - 14:49
Me përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur, Forca e Sigurisë së Kosovës do të shndërrohet në ushtri të shtetit. Kështu deklarojnë përfaqësuesit e Ministrisë së FSK-së dhe drejtuesit e kësaj force.

Në një prononcim dhënë Radios Evropa e Lirë, ministri Agim Çeku, thotë se një gjë e tillë pritet të ndodhë gjatë vitit 2013.

“Ne jemi duke u dëshmuar vazhdimisht si një forcë profesionale, forcë e disiplinuar, kredibile, e besuar nga qytetarët e Kosovës, e besueshme nga partnerët tanë nga vendet e rajonit. Dhe, të gjitha rrethanat janë në favor të kësaj. Ne jemi në pritje të kësaj qe disa vjet që nga çlirimi i Kosovës që Kosova më në fund ta ketë ushtrinë e vet ashtu si çdo vend normal që e ka. FSK-ja do të ngrihet apo do të evoluojë në forcë ushtarake konvencionale”, deklaron ministri Çeku.

Nevojën që Kosova ta ketë ushtrinë e saj e thekson edhe gjeneralmajor Kadri Kastrati. Ai bën të ditur se struktura e ushtrisë së ardhshme të vendit do të bëhet bazuar në studimet e kryera.

“Sigurisht që Kosova duhet ka ketë forcën e vet ushtarake, por misioni dhe numri do të bëhen sipas studimeve që do t’i bëjmë në muajit në vijim. Pra, FSK-ja do të shndërrohet në forcë ushtarake, sigurisht që po”, thotë Kastrati.

Plani i të dërguarit special të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, parasheh që kufizimet, të cilat i ka FSK-ja, dikur TMK-ja, nuk mund të rishikohen para pesë vjetësh. Kosova shpalli pavarësinë e saj bazuar në këtë plan në vitin 2008. Rrjedhimit, thotë ministri Çeku, rishikimi mund të bëhet në vitin 2013.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi