Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Porosia e Enverit: Dua një ushtri me pak kosto Empty Porosia e Enverit: Dua një ushtri me pak kosto

Tue 12 Mar 2013 - 20:56
Flet Bajram Mane, ish-zv/ministri i Mb rojtjes në vitet 1982- 1990: Si u riformulua kabineti i ri i mbrojtjes me ministër Prokop Murrën.
Ushtria me metoda shkencore në planifikimin ekonomiko-financiar. Si u futën ushtarët e xhenios të nxirrnin krom e të mblidhnin bimë medicinale.

Porosia e Enverit: Dua një ushtri me pak kosto Bajram%20Mane%205Porosia e Enverit: Dua një ushtri me pak kosto Enveri-Hoxha-Prokop-Mura-
Pas vitit 1980 ushtria shqiptare, edhe pse e madhe në numër e armatim, kishte filluar të futej në ujë pak nga pak. Nuk kishte më mbështetjen e të mëdhenjve, Bashkimit Sovjetik e Kinës, ndërsa platforma i Byrosë Politike fliste për: “ndërtimin e socializmin e forcat tona”. Pas vetëvrasjes zyrtare të kryeministrit Mehmet Shehu dhe arrestimit të ministrit të mbrojtjes Kadri Hazbiut, masa reduktuese do të merreshin edhe në ushtri. Për këtë shkak, në krye të dikasterit u emërua një ekonomist, Prokop Mura. Bajram Mane, i cili në të njëjtën ditë u emërua si një nga 4 zëvendësiminstrat e tij të mbrojtjes, kujton që porosia e vetme e Enver Hoxhës për ministrin e ri do të ishte: “Detyra jote është ta bësh ushtrinë më pak të kushtueshme”. Për më tej ai kujton:

Kur u emëruat në postin e zv/ministrit të mbrojtjes?

Më 11 tetor 1982 më njoftojnë të paraqitem në orën 18.00 në KQ të Partisë. Në atë kohë isha komandant i korpusit të Korçës. Pyeta se mos kishin kërkuar edhe ndonjë tjetër, por nuk zbulova gjë. Kur afrohem tek ura e Peshkatarit më kishte dalë përpara Jaçe Lulo, komandant i Korpusit të 7-të të Burrelit. E pyeta se çfarë kërkonte në atë vend. “Të dola përpara me qëllim që të shkojmë së bashku në KQ, më kanë kërkuar dhe mua”. Në KQ të Partisë, në orën e caktuar, na priste Mihal Bisha, i cili na thotë që të flini në një dhomë te Hotel “Drini”. Na porositi të mos shkoni në asnjë vend, se po të kishin nevojë do vinin të na merrnin. Gjithë natën nuk kemi fjetur me të ndjerin Jaçe Lulo duke menduar se përse na donin, ku do të na çonin?! Më në fund, në orën 13.00 të datës 12 tetor u paraqitëm në zyrën e Komandantit të Përgjithshëm.

Emërimet do t’i bënte vetë Enver Hoxha?

Po. Në zyrën e Mihal Bishës u takuam, Simon Ballabani, Jaçe Lulo, Kiço Mustaqi dhe unë. Në paradhomën e Enver Hoxhës gjetëm Ramiz Alinë dhe Prokop Murrën. U futëm në zyrë dhe Enver Hoxha na priti te dera e na takoi të gjithëve me radhë. Pastaj, me një seriozitet të madh, hapi dosjen dhe lexoi: “Prokop Murra emërohet ministër i Mbrojtjes, Kiço Mustaqi emërohet Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Bajram Mane emërohet zv/ ministër i Mbrojtjes, Simon Ballabani emërohet zv/ministër i Mbrojtjes, Jaçe Lulo emërohet zv/ministër i Mbrojtjes. Kërkoj të merret situata e ushtrisë brenda 24 orëve dhe të më raportohet. Tani do të shkoni në zyrën e ministrit të Mbrojtjes, ku do të gjeni Adil Çarçanin dhe do të bëni çfarë do t’u thotë ai”.

Cilat ishin porositë e Adil Çarçanit?

Kryeministri Adil Çarçani, pasi na urdhëroi mirëseardhjen, thirri ishzëvendësministrat e Mbrojtjes, Veli Llakaj, Maliq Sadushi, Mendu Backa, Nazar Berberi dhe Alfred Moisiun, të cilët i shkarkuan nga detyra. Në zyrat e tyre vajtëm ne dhe filluam të lidhemi me repartet. Në të njëjtën kohë u bë dhe një radiogram për ushtrinë, me anë të të cilit viheshin në dijeni komandat e korpuseve dhe të brigadave për ndryshimet në ud hëheqjen e Ministrisë. Pas kësaj filluan të vijnë urimet dhe përgëzimet e para nga shokë dhe kolegë të ndryshëm.

Cilat janë përshtypjet nga takimi i parë me ministrin e ri të Mbrojtjes, Prokop Murra?

Prokop Murrën unë e takoja për herë të parë, nuk kishim asnjë njohje me të. Së bashku me zëvendësministrat e tjerë punuam rreth 10 vjet së bashku me Prokopin, krahë për krahë me një unitet të shkëlqyer me drejtorët e Ministrisë dhe me njëri- tjetrin. Puna filloi me përkushtim, punonim me netë të tëra në zyra. Ishte koha pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, arrestimit të Kadri Hazbiut, largimit nga ministria të shumë drejtorëve, përfshi këtu edhe Veli Llakajn, Nazar Berberin, Alfred Moisiun, dhe nxjerrjes në lirim të Mehdi Backës e Maliq Sadushit. Nisi puna për ndryshimin e strukturës organizative të ushtrisë, për të kaluar nga korpuse në divizione, u krijuan gati 21- 22 divizione, por nuk e patëm shumë të vështirë se kishim përvojën e mëparshme. Prokopi nuk ishte ushtarak dhe nuk e njihte as stërvitjen, as gatishmërinë, as strukturën organizative.

Si do ta realizonte ai një detyrë të vështirë si drejtimi i mbrojtjes?

Për mendimin tim, ai e kreu me mjaft sukses e kompetencë atë detyrë që i ngarkoi Enver Hoxha. Puna e parë që ai bëri ishte studimi i strukturës së Ministrisë së Mbrojtjes dhe të komandantëve të divizioneve. Së dyti, u mor me metodën e punës të kuadrit, të cilën e konsideronte kyçin e suksesit në zgjidhjen e problemeve. Organizoi studime për rritjen dhe përmirësimin e metodës së punës të aparatit të Ministrisë. Së treti, futi metoda shkencore në planifikimin ekonomiko- financiar të ushtrisë, duke u marrë rreth 60- 70 % të kohës me drejtoritë ekonomike të Ministrisë dhe të Industrisë Ushtarake. Së katërti, një cilësi për t’ia pasur zili çdo kuadër: kërkonte të ndeshej me problemet, t’i bënte ato të njohura, sado të vështira të ishin, kërkonte të dinte dhe t’i vinte në rrugën e zgjidhjes. Ai nuk i linte problemet të mahiseshin, por përcaktonte rrugët dhe mundësitë për t’i zgjidhur në kohën e duhur. Në çdo dy- tre muaj bënte analizën e gjithë Aparatit të Ministrisë, e vinte në lëvizje atë në çdo kohë. Së pesti, rriti në një shkallë shumë të lartë rolin e instruktorit në drejtoritë e Ministrisë.

Cila ishte detyra më specifike e ministrit të ri?

Ministri i Mbrojtjes, Prokop Murra vuri norma të forta për çdo veprimtari, me qëllim që ta bënte ushtrinë sa më pak të kushtueshme. Ai ngriti ekonomitë ndihmëse, vuri rregull për miradministrimin e pronës, mori përsipër për të nxjerrë krom me ushtarët e xhenios dhe për të mbledhur bimë medicinale. Murra kishte një kërkesë të fortë llogarie dhe ishte në gjendje të vinte në punë të gjithë aparatin e Ministrisë deri orët e vona të natës. Lexonte shumë, mbi 100 fletë të daktilografuara, që i nxirrte çdo ditë me shënimet përkatëse dhe ngarkonte sekretarin e tij për t’i sistemuar, pastaj thërriste drejtoritë mbi detyrat e vëna. Prokopi kishte vullnet të madh dhe të admirueshëm. Me stërvitjen merrej Shtabi i Përgjithshëm, Drejtoria Operative, ajo e Stërvitjes, Artilerisë, Xhenjos etj. Më vonë filloi të merrej seriozisht edhe me stërvitjet. Çdo të hënë kishte mbledhje të udhëheqjes, ku rriheshin probleme të ndryshme. Nëpërmjet kërkesës së llogarisë, ai e mbronte kuadrin nga gabimet, nga plogështia, duke e mbajtur në çdo kohë të tendosur. Zëvendësministrat dhe shefat e Shtabit të Përgjithshëm shumë rrallë i çonte me shërbim në vendet ku kishin shërbyer, para se të vinin në Ministri. P.sh, meqënëse unë kisha drejtuar në Korçë, më çonte me shërbim në Shkodër, Gjirokastër. Kështu bënte edhe me të tjerët.

Çfarë u bë me planet e lëna përgjysmë pas vdekjes Mehmet Shehut, si në rastin e fortifikimit?

Plani i fortifikimit të rajoneve dhe brezave të mbrojtjes filloi të pësojë rënie. Ky plan u ul së tepërmi, filluan të shfrytëzohen elementët që kishin ngelur rrugëve, Prokopi thërriste çdo ditë nga një drejtori në reparte. Më kujtohet se njëherë kishte thirrur Drejtorinë e Industrisë Ushtarake, e cila kishte në varësi 18- 20 uzina dhe fabrika ushtarake. Në organikën e drejtorisë kishte specialistë mjaftë të mire si; planovikë, inxhinierë, mekanikë, siç ishte Llazar Angjeli, Sul Arizi etj., të cilët mbanin peshën kryesore në mbarëvajtjen e punës në drejtori.

Një ushtarak karriere

Bajram Mane u lind më 10 nëntor 1944 në Librazhd. Në vitet 1958-1962 përfundoi shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej”. Në 1964 diplomohet me rezultate të shkëlqyera Shkollën e Bashkuar të Oficerëve. Kryen detyra në të gjitha nivelet, si komandant kompanie, batalioni e shef stërvitjeje Brigade. Në 1974 përfundoi Akademinë Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm. Emërohet komandant i Brigadës së 6-të të Këmbësorisë në Patos. Në 1975 emërohet zv/drejtor i Drejtorisë Operative të Shtabit të Përgjithshëm. Në vitet ‘78-‘82, me vendim të Byrosë Politike, emërohet Komandant i Korpusit të Tretë në Korçë. Në vitet ’82- ’90, zv/ministër i Mbrojtjes dhe zv/ shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Në 1990-1992, komandant i Divizionit të Parë në Tiranë. Për shërbime të shquar në Forcat e Armatosura, Bajram Mane dekorohet nga Presidiumi i Kuvendit Popullor dhe mban tre urdhra e tre medalje. Në maj ’92 për shkak të reformës në ushtri del në rezervë në moshën 48-vjeçare.

Grekëve u bënim karshillëk

Ai ka punuar me disa ministra mbrojtje. I pyetur rreth punës së përbashkët me ta, Bajram Mane thotë: “Kam punuar me
tre ministra Mbrojtje, tre burra shteti, me Mehmet Shehun,Kadri Hazbiun e Prokop Murrën. Kontributi i tyre për kombin, atdheun e ushtrinë është i jashtëzakonshëm. Në atë kohë, nga ana politike Shqipëria hahej dhëmbë për dhëmbë me superfuqitë botërore. Asgjë nuk i falte në aspektin ideologjik, politik e ushtarak. Ushtrisë greke dhe jugosllave u bëhej karshillik. Dua të them se Shqipëria s’e ulte kokën dhe i ka qëndruar ballë për ballë kujtdo. Megjithatë Shqipëria nuk
u sulmua asnjëherë, populli dhe ushtria vigjilente punoi për 50 vjet me radhë e jetoi në paqe. Kjo është për t’u admiruar”.

Murra futi elementë të rinj drejtimi në dikaster

Bajram Mane thotë se Prokop Murra ishte ministri që futi elementë të rinj drejtimi në dikaster: “Në një nga situatat e zakonshme, ku drejtorët paraqiteshin në Ministri për të dhënë llogari, një ditë Prokopi e ndryshoi rregullin e zakonshëm dhe i kërkoi drejtorit të Industrisë Ushtarake që të fliste i pari. Nikua, që ishte në atë post, u zu ngushtë dhe filloi të përpëlitej nga dega në degë. Më pas çoi zëvendësdrejtorin, ai akoma më keq. Çoi një instruktor tjetër dhe ai u zu ngushtë. Pse nuk jeni përgatitur Niko, puna juaj vlerësohet dobët, ç’keni bërë gjithë këto ditë? - iu drejtua ministri. Në çast, si gjithmonë, kërkon të flasi dhe të raportojë Llazar Angjeli, pasi ai gjithmonë vinte i përgatitur dhe, siç thotë populli, “nuk zihej mat”. Po ti, inxhinier Llazari, kërkon të marrësh zjarr mbi vete tani?! Këta ushtarakët që janë këtu si Beromi (këshu më thërriste mua) thonë se zjarri mbi vete kërkohet vetëm në rrethim, ti nuk je në rrethim, je në zyrën e ministrit tat. Ndërsa Llazari me një qetësi që e karakterizonte i thotë: “Po ne jemi më keq se në rrethim o shoku Prokop, kemi dy orë këtu dhe nuk dimë nga të dalim!”. Prokopi dhe të gjithë ne qeshëm dhe mbledhja u mbyll me kaq. Prokopi ishte nga ata që të “bluante në gurët e mullirit”, por askujt nuk i bëri keq sa ishte ministër. Industrinë ushtarake e kishte në varësi Jaçe Lulo. Ishte sektor shumë i vështirë, duhet të ndiqje planet e prodhimit, të siguroje lëndën e parë, të siguroje vazhdimësinë e prodhimit, të ndiqje cilësinë, e cila për ushtrinë ishte kryesorja. Këtë temë po e lidh me një rast. Ishte thirrur për raport drejtori i Uzinës së Mjeksit në Elbasan, një inxhinier kimist i mrekullueshëm, Janko Konomi. Ai shprehu mjaft probleme, të cilat vareshin kryesisht nga drejtoritë e Ministrisë së Mbrojtjes. Unë e mora fjalën i pari aty nga mesi i diskutimit. Prokopi, duke parë se Jaçja nuk e kishte mendjen fare aty se për çfarë po diskutohej, më thotë: “O Berom, të lutem fol më me ngadalë se shoku Jaçe nuk po arrin të mbajë shënime”. Në këtë mbledhje Prokopi na kritikoj të gjithëve, por më shumë Jaçen. Kur dolën jashtë nga mbledhja, Jaçja më futi krahun dhe më tha: “Bajram, hajde të pimë një kafe se s’jam tue vra mendjen për kritikat e Prokopit, se zëvendësministër na ka bërë Enver Hoxha dhe jo Prokop Murra”.

“Mehmeti Shehu, strategu që na bëri me Akademi”

Duke folur për ata që ndikuan në formimin e tij si ushtarak Bajram Mane thotë: “Në formimin tim, veç vullnetit e pasionit tim të madh për t’u bërë një ushtarak karriere, kanë ndikuar fuqishëm mësimet e para që më kanë dhënë pedagogët e talentuar Arseni Stroka, Beg Tena dhe Arben Gorishti. Në Akademinë Ushtarake, Niko Dulaku, Maliq Sadushi e Komandanti i Akademisë, Gjeneral-Lejtnant Thoma Xhixho, të cilët kishin mbaruar studimet në Akademinë “Frunxe” të BS. Ata nuk kursyen asgjë dhe shkrinë gjithë aftësitë e tyre për të përgatitur ushtarakët e ardhshëm, që do merrnin në duar fatin e ushtrisë. E quaj veten me fat që kam punuar në Shtabin e Përgjithshëm me Veli Llakën, Kiço Mustaqin, Maliq Sadushin, Hajrulla Muhametajn, e më kanë rrethuar kuadro të talentuar të Drejtorisë Operative si: Halim Abazi, Perlat Sula, Tomorr Hila, Serjan Halili, Idajet Kanani, Hysen Qëndro, Servet Sheqi, Pandi Opari, Syrja Demçollari, e më pas Agim Binaj, Kujtim Çako, Ali Veizi etj. Të gjithë së bashku patëm privilegjin e veçantë, që s’e kanë pasur kuadro të tjerë, sepse përveç Akademisë, përfunduam dhe shkollën e strategut Mehmet Shehu, për të cilin ruaj kujtimet më të paharruara të jetës time”.

Ushtria Shqiptare në 100 vjet

Mendoj se gjithë koha e ekzistencës së ushtrisë tonë ka qenë e lavdishme. Që gjatë Luftës NAÇl ushtria jonë me komandant Spiro Moisiun e komisar Enver Hoxhën luftoi kundër nazi-fashistëve në të gjithë vendin, madje dhe përtej kufijve. Ajo u rreshtua në krahun e Forcave Aleate e fitimtare të Luftës II Botërore, duke shënuar një faqe të lavdishme të saj dhe ne kemi pse mburremi për këtë periudhë historike. Pas çlirimit, Ushtria shënoi një faqe tjetër të lavdishme. Vetëm 5 vjet pas çlirimit, ajo përballoi me sukses provokacionet e 2 gushtit 1949. Nga mali i Gramozit deri në Vidohovë, ushtria sprapsi sulmet e monarko-fashistëve grekë, duke mbrojtur me heroizëm të rrallë tokën tonë, kundër hordhive të Napolon Zervës. Nuk mundet të mos vlerësohet vendosmëria e ushtrisë tonë, kur dolëm nga Traktati i Varshavës dhe nxorëm nga Baza e Pashalimanit anijet dhe nëndetëset ruse, që ishte flota e një superfuqie. Unë vlerësoj se do të mbetet gjallë në kujtesën e çdo shqiptari viti 1999, kur ushtria, nga Kukësi në Tropojë, kaloi në gatishmëri të plotë luftarake dhe sprapsi çdo sulm nga ushtria serbe, duke mos lejuar shkeljen e tërësisë territoriale, e duke siguruar rrugëkalimet e mbi një milion refugjatëve kosovarë.

/Shekulli Print/Leonard Veizi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi