Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Porosia e Nënës Empty Porosia e Nënës

Tue 1 May 2012 - 18:12
Porosi nga një nënë lënë djalit të saj por në një mënyre pakëz më të veçantë, ajo këtë porosi ia kishte lënë të varur në derën e frigoriferit.Ndërsa djaloshi vetë e përshkruan këtë ngjarje kështu:Si adoleshentë që isha largohesha shumë nga shtëpia dhe vonohesha shumë derisa kthehesha, e kjo e zemëronte shumë nënën time. Kjo për arsye se nuk haja në shtëpi, shumicën e ditës e kaloja në gjumë ndërsa natën nuk kthehesha deri vonë, kthehesha pasi që ajo flinte. Nuk i mbeti gjë tjetër nënës time vetëm se të më linte porosi të varura në derën e frigoriferit, përmbajtja e të cilave zakonisht ishte udhëzime rreth vendndodhjes së ushqimit, llojit të tij, mënyrës së përgatitjes ndërsa me kalimin e kohës këto porosi filluan të zgjeroheshin duke filluar të përfshinin edhe datat dhe takimet e rëndësishme, vënien e rrobave të papastra pran rrobalarëses. Kështu kishte kaluar një pjesë e gjatë e adoleshencës time, derisa një natë prej netëve me tu kthyer e gjeta porosinë që zakonisht isha mësuar ta gjeja të varur në derën e frigoriferit por që këtë natë isha shumë i lodhur dhe nuk e lexova fare, menjëherë shkova të flejë. Në mëngjes u befasova kur e pash se babai kishte ardhur të më zgjonte ndërsa sytë i ishin mbushur me lot, nëna kishte vdekur...!!!

Lajmi më lëndoi shumë, u mundova të përmbahem derisa e varrosëm dhe e mbaruam ceremoninë e pritjes për ngushëllime, në mbrëmje u kthyem në shtëpi dhe menjëherë shkova në shtrat por në gjoks dhe zemër ndieja dhimbje nga mërzia që kisha. Papritmas u ngrita, mu kujtua porosia e nënës në derën e frigoriferit, me nxitim shkova ta marrë, ndërsa në të gjeta kësaj radhe nuk gjeta as udhëzime e as urdhra që zakonisht isha mësuar të i gjeja, kësaj radhe gjete të shkruar në të '' Biri im i dashur, më ka marrë malli shumë për ty, më ka marrë malli që të ulemi së bashku, unë jam nëna jote apo ndoshta ke harruar se ke nënë...!!?? Unë jam e sigurt se në brendinë tënde ka shumë të mira e që një ditë prej ditësh do të shfaqën, në përgjithësi të kam falur dhe mos harro se të dua shumë. Të donë nëna jote...''.

Kjo më tronditi, më mërziti tej mase, që nga ajo ditë unë ndryshova, gjendja ime ndryshoi, shpirti im u qetësua, adoleshenca ime mori fund, që nga ajo ditë filloj një etapë e re, që nga ajo ditë fillova të jetoja burrërinë time, fillova të praktikojë porosinë dhe dëshirën e flaktë të nënës time për të qëndruar dhe për tu ulur me familjen, dëshirë kjo prej së cilës e privova.

O Zot, sa më ka marrë malli, sa jam mallëngjyer dhe sa jam përmalluar që të mund të ulëm edhe një herë me nënën time. Tani e vizitoje tek varrezat, lutëm për të që të jetë e mëshiruar dhe e falur nga Allahu xh,sh, por me gjithë shpirt dëshiroje të mund ta e ktheje edhe një here kohën.
fatbardha
fatbardha
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 13
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Gjilane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/04/2012

Porosia e Nënës Empty Re: Porosia e Nënës

Sat 5 May 2012 - 23:52
Duajeni nenen sa te jet gjall se kur te vdes von dot te jet ajo tashmë ka shkuar nuk ktheht mbrapa
Zymer
Zymer
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 417
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Lipjan
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/03/2012

Porosia e Nënës Empty Re: Porosia e Nënës

Sat 5 May 2012 - 23:53
Vdekja e Nenes

U zvogelua nena dhe u tret e gjitha,
U be si pulebardhe e lehte
Dhe nje mengjes pa zbardhur ende drita
Renkoi e fluturoi mbi rete
Andej u fsheh si ylli Aferdita
Dhe ne pastaj s'e pame, paste ndjese!
Vec ndodh qe vale e endrrave te trishta
E sjell ne breg te shtratit tim si shpeze
Sponsored content

Porosia e Nënës Empty Re: Porosia e Nënës

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi