Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

9 Sekrete për të bërë pushime me kosto të ulët këtë verë  Empty 9 Sekrete për të bërë pushime me kosto të ulët këtë verë

Fri 2 Aug 2013 - 16:50
Ja 9 sekretet për organizuar pushime tuaja pa marrë shumë para nga kursimet tuaja!1- Zgjidhni ofertën më të mirëPër këtë duhet të tregoheni elastik në projektet tuaja. Meqënëse janë të shumta destinacionet që kërkojnë të sigurojnë klientelën e tyre, është e vështirë të dini se cili prej tyre ofron çmimet më të mira, kështu që jini të hapur ndaj mundësive të ndryshme dhe kini parasysh që spontaniteti në përzgjedhjen e destinacionit ndonjëherë përbën gjysmën e kënaqësisë suaj të pushimeve.


2- Rregulloni paraprakisht të gjitha dokumentet
Edhe në rast se nuk keni vendosur ende për vendin ku do të shkoni, bëni paraprakisht kërkesën për pasaportën apo vizën. Në rast se nuk dëshironi të paguani shumën suplementare që kërkohet për kërkesa urgjente, është mirë të mendoni të paktën një muaj përpara udhëtimit.

3- Përcaktoni një objektiv financiar realist
Keni më shumë mundësi të bëni pushimet e ëndrrës në rast se lini para mënjanë. Në të kundërt, përcaktoni sa më saktë që të jetë e mundur shumën që mendoni të shpenzoni gjatë pushimeve. Kjo gjë do t’ju bëjë të ndjeheni të qetë kur të përzgjidhni destinacionin dhe të bëni prenotimet e nevojshme.

4- Përcaktoni llojin e pushimeve që ju interesojnë
Parapëlqeni t’i kaloni ditët në rërën e plazhit apo të vizitoni sa më shumë pika turistike që të jetë e mundur? Është mirë të përcaktoni paraprakisht llojin e pushimeve që ju pëlqen. Ja tre të tilla:

5- Shkoni kundër rrymës
Destinacionet turistike në periudhat e pikut kanë çmime maksimale, ndërsa një udhëtim në Paris apo në një qytet tjetër të madh evropian në maujin Gusht kushton shumë më pak se në çfardo periudhë tjetër të vitit. Qytetarët i braktisin këto qytete gjatë periudhës së pushimeve verore. Duhet theksuar se në këtë periudhë është më e lehtë edhe pjesmarrja në një numër aktivitetesh.

6- Merrni avionin në mes të javës
Mund të kurseni qindra euro thjesht duke çvendosur me një ditë apo disa ditë nisjen tuaj. Tarifat më të mira në përgjithësi ofrohen në mesjavë. Por mund të kurseni edhe në rast se biletat e avionit i blini disa kohë përpara nisjes.

7- Shërbimet e vogla ekstra
Përpara se të bëni prenotimet, mos harroni të bëni krahasimin e shërbimeve ekstra të ofruara nga hotelet. Kur mbërrini në hotel, kërkoni në recepsion nëse kanë shërbime të veçanta të cilat mund t’ju lehtësojnë qëndrimin.

8- Merrni parasysh përqindjet e ndërrimit të parave
Një ofertë e caktuar mund t’ju duket e shkëlqyer në pamje të parë, por mendoni se sa mund t’ju kushtojë për të ngrënë apo për të shatitur gjatë qëndrimit tuaj. Pastaj mendoni nëse me paratë tuaja do të përfitonit më pak sesa në një destinacion tjetër. Në zgjedhjen e destinacionit, duhet të merrni parasysh ndryshimet e kursit të shkëmbimeve të parave.

9- Për të përcaktuar destinacionin më me interes, shikoni burimet në internet
Shikoni sitet e udhëtimeve në rrjet. Edhe rrjetet sociale si Twitter apo Facebook-u janë mjete të pasura informacioniikub.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi