Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

10 rregulla për të mos qenë beqare këtë verë Empty 10 rregulla për të mos qenë beqare këtë verë

Fri 21 Jun 2013 - 12:23
10 rregulla për të mos qenë beqare këtë verë 59B07463EF87A3F1852740C4E5A2F51B

  • Stina e mrekullueshme e verës do të ishte edhe më shumë e tillë nëse ju do të ishit në krah të dikujt, e dashuruar, apo jo! Nëse jeni beqare ndiqni këto rregulla për të mos qenë më…


Vera po vjen dhe ju do të shkoni në plazh, në det, do të nxiheni, çlodheni dhe do të argëtoheni për një, dy apo më shumë javë. Të gjitha këto do t’i bëni vetëm?! Sigurisht që jo! Janë miqtë, me të cilët ndani momentet më të bukura, por shumë prej tyre kanë partnerë, ndërsa me të tjerë ndodh që ditët e pushimit të mos i keni në të njëjtën kohë. Çfarë duhet të bëni? Ideale do të ishte të mos ishit beqare (vetëm, të palidhur, pa të dashur) gjatë këtij sezoni mjaft të bukur. Ka më shumë kohë të lirë për të kaluar bashkë dhe për të ndarë një pushim të bukur, ndoshta romantik dhe në të njëjtën kohë të lëvizshëm me plotë ngjarje.

Ja atëherë 10 rregulla të thjeshta për të mos qëndruar “të vetmuara” në sezonin më të ngrohtë dhe të lumtur të vitit

Lirohuni nga personat e padobishëm
Keni një “shok” me të cilin ndonjëherë kryeni marrëdhënie seksuale… në rregull, por keni në mendje që të gjeni sa më parë një shoqërues, një të dashur. Atëherë lëreni atë shokun e dashur dhe mbi të gjitha hiqeni mendjen nga disa gjëra të padobishme. Duhet të përqendroheni 100% për të bërë dikë për vete, pa iu bërë përshtypje se çfarë thonë të tjerët.

Ide të qarta mbi atë çfarë duam
Në dashuri jo të gjithë mund të përshtaten për të gjithë. Duhet të dish se çfarë kërkon nga një mashkull, të kesh pritshmëri nga personi që do t’ju dojë. Bëni një listë, duke shkruar ndoshta, se çfarë lloj fiziku e doni, çfarë personaliteti, me çfarë karakteri përputheni për t’u kuptuar me të dhe nëse keni preferenca të llojit gjeografik. Jini pozitive.

Asnjë kompromis
Kthehemi te lista. Janë indikacione, por që shprehin atë se çfarë ju jeni dhe mbi të gjitha atë se çfarë doni të gjeni te një mashkull. Jeni gjithmonë të hapura dhe të disponueshme nga surprizat e papritura, por mbështetuni në disa pika për të cilat nuk do të hiqni dorë për asnjë motiv. Nëse bini te të ashtuquajturat “kompromise”, rrezikoni të zhgënjeheni shumë shpejt. Në disa gjëra nuk duhet të bëni absolutisht hapa mbrapa, ose do të rrezikoni të vuani shumë shpejt.

Dilni, dilni, dilni…
“Nëse Muhamedi nuk do të shkojë në mal, do të shkojë mali te Muhamedi”. Burrat nuk bien nga qielli, apo nuk do t’i bien portës për t’ju dashuruar. Duhet të shkoni në mesin e njerëzve, të pranoni të gjitha ftesat e mundshme, edhe ato të punës ose ndoshta të regjistrohesh te ndonjë sajt takimesh që organizojnë festa. Nuk besoni te dashuria virtuale? Në rregull, por mund të shfrytëzoni mundësinë e drejtë dhe mbi të gjitha të papriturën.

Bini në sy
Jeni e turpshme dhe nuk e dispononi këtë zhdërvjelltësi për të krijuar marrëdhënie me të tjerët? Shumë keq! Vera po afrohet dhe ju do të donit t’ju ndodhte një histori e bukur që do t’ju japë stimuj të rinj. Atëherë bini në sy. Vishni ndonjë fustan provokues që nxjerr në pah format tuaja. Dihet që meshkujt nuk i rezistojnë dot bukurisë feminile.

Mos e humbisni kurrë kontrollin
Në punë është një koleg që ju pëlqen shumë dhe kur e shihni zemra juaj fillon të luftojë si e çmendur. E njihni pak, por gjithsesi e pëlqeni shumë. Në rregull, mos bini pre e ndjenjave, jini gjithmonë shumë vigjilente. Së shpejti do të bëhet një mbledhje, ku do të marrë pjesë edhe ai. Bëhuni e bukur dhe me ndonjë dredhi merrini fjalën: filloni të kuptoni se çfarë tipi është në të vërtetë, ftojeni të pini një kafe bashkë me justifikimin e ndonjë çështjeje pune dhe përpiquni të kuptoni nëse përputhet me kriteret e listës që keni bërë. Sigurisht me ato më kryesoret…

Njiheni pa i bërë një intervistë
Ekzistojnë pyetje të ashtuquajtura “të drejta”, që ju bëjnë të mos dukeni si police për të kuptuar tek ai gjërat që ju tërheqin më shumë. Kujdes nga tipi shumë perfekt në dukje, mbrapa mund të fshihet një joshës. Informacionet që do të merrni nga ai do të verifikojnë atë, sepse shpesh meshkujt tentojnë të gënjejnë, mbi të gjitha për ishin. Nëse ajo është ende shumë e pranishme bëni një hap mbrapa. Lehtësisht do të përfitoni hapësirën e drejtë.

Takimi i parë bashkë
Është koha ta njohësh jashtë. Ju duhet të krijoni mundësinë e duhur, me të cilin do të fillojë faza e “shkëmbimit”. Propozojini një shfaqe teatrale, një film të momentit, që atij me shumë gjasa do t’i pëlqejë, një shëtitje të bukur ose akoma më shumë, një mëngjes të diele me biçikletë. Nëse e keni njohur në internet ndërroni statusin në profilin tuaj. Duhet respekt edhe për atë, për të lënë të nënkuptuar se ju i interesoni dikujt. Hidhini një sy edhe profilit të tij: është një mënyrë për ta njohur më mirë, pa i bërë shumë pyetje, edhe pse nuk është e sigurt që çdo gjë që shkruan nuk korrespondon me të vërtetën.

Mos hamendësoni dhe mos besoni shpejt
Të kërkon të shohësh shtëpinë e tij, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërish që duhet të përfundoni menjëherë së bashku në shtrat. Pastaj nëse kjo është dëshira juaj, për ta provokuar dhe për ta njohur më shumë se deri në ç’pikë arrin, është çështje tjetër.

Dëgjoni zërin e brendshëm
Zakonisht për atë gjë që na thotë zëri i brendshëm korrespondon gjithmonë me të vërtetën. Nëse akoma nuk e “ndien” vërtet personin që ke përballë atëherë mos u ngut. Merr kohë pa i “përplasur derën në fytyrë” dhe të hapni atë që mund t’ju sjellë një histori të bukur dashurie. Por në të njëjtën kohë, mos u hidhni në krahët e të parit që ju vjen, mund të “digjeni”. Në dashuri duhet kohë, durim dhe energji, më shumë sesa duhet për të gjetur një punë. Në këto kohë që ka ardhur është kaq e pamundur. Por fatmirësisht ndjenjat janë një histori tjetër.portalb
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi