Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Rrobabanjot që duhet të kemi këtë verë  Empty Rrobabanjot që duhet të kemi këtë verë

Sat 19 May 2012 - 9:11
Kostumet e banjës këtë verë janë shumë seksi, provokuese dhe femërore. Ngjyra të forta verbuese, të hedhura në copa që janë të ngarkuara me dizenjo do të dominojnë në verën e këtij sezoni.

Modelet e kostumeve të plazhit nuk do të kenë aksesorë. Dizenjuesit kanë përdorur frudat dhe rrudhat në koleksionet e plazhit.

Trendi i sivjetshëm do të jetë ekstremisht i ndryshëm pasi përfshin bikini-rrip dhe mbathje në formë kilotash apo pantallona të shkurtra. Ndërsa ngjyra e plazhit do të jetë blu duke përfshirë të gjitha nuancat e saj. Nuk do të mungojnë edhe tonet pastel të portokallisë.

“Këtë vit kemi stil “string” brazilian shumë të ngrënë që jo çdokush mund t’ia lejojë vetes”, shprehet një shitëse.
Do të shohim këtë sezon edhe kostumet klasike, ku reçipetat do të jenë në formë trekëndëshi, por i përmasave të vogla dhe mbathjet me dantella apo me lidhëset provokuese në anët e vitheve.

Në sezonet e kaluara ishte paksa e vështirë beteja midis bikinëve dhe kostumeve trupore asimetrike të lidhura me rripa apo aksesorë, ndërsa në sezonin veror 2012 sensualiteti femëror do të dalë në pah edhe me kostume të mbyllura që të mbërthejnë linjat trupore. Ky variant do të ishte mjaft i mirë edhe për të mbuluar defekte apo shëndetin e tepërt.
E zeza dhe e bardha janë ngjyrat që duket se do t’i rezistojnë gjthnjë kohës. Stampat e qendisura me temina, stampat grafike janë të sugjeruara nga modeluesit e huaj.
ër këtë vit shajet e plazhit janë krejtësisht jashtë përdorimit. Në vend të tyre ka rrjeta apo coha transparente të mëndafshta që hidhen shkujdesshëm në trup.

Rrobabanjot që duhet të kemi këtë verë  Rroba-banjo1
Rrobabanjot që duhet të kemi këtë verë  Rroba-banjo2
Rrobabanjot që duhet të kemi këtë verë  Rroba-banjo3
Skydive
Skydive
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 185
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Gjermani
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/05/2012

Rrobabanjot që duhet të kemi këtë verë  Empty Re: Rrobabanjot që duhet të kemi këtë verë

Thu 24 May 2012 - 18:34
Un se di pse po preferoj monokini

ps-fotot mbas 5 diteve :)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi