Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“8 marsi”, gratë kërkojnë më shumë përfaqësim Empty “8 marsi”, gratë kërkojnë më shumë përfaqësim

Thu 8 Mar 2012 - 15:58
“8 marsi”, gratë kërkojnë më shumë përfaqësim Grate-300x200TIRANE- Koalicioni për Nxitjen e Pjesmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë, përfaqësues të shoqërisë civile në Shqipëri, të grupeve të të rinjve dhe grave nga e gjithë Shqipëria, kanë manifestuar në ditën ndërkombëtare të gruas, duke kërkuar më shumë të drejta dhe barazi.
Shoqëria civile ka protestuar përpara Kuvendit të Shqipërisë, duke i kërkuar publikisht këtij të fundit, të mos hezitojë për të miratuar fuqizimin dhe zbatimin e kuotës gjinore.
Ato kanë kërkuar që Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore, në mënyrë të qartë dhe pa ekuivoke, të marrë seriozisht kërkesat dhe propozimet e tyre, që synojnë arritjen e standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare për barazinë gjinore në politikë e vendimmarrje.
Sipas tyre, gratë përbëjnë mbi 50% të popullsisë në Shqipëri, por edhe pse ato janë grupi më i madh shoqëror në vend, vazhdojnë të mbeten gjinia më pak e përfaqësuar në politikë dhe në vendimmarrje.
Vetëm 16% e Kuvendit të Shqipërisë sot përbëhet nga gratë dhe vajzat. Sot, vetëm 1.8% e kryetarëve të bashkive dhe komunave janë gra. Sot burrat kontrollojnë 84% të Kuvendit të Shqipërisë dhe 98.2% të të gjithë pushtetit vendor anembanë vendit!
Kërkesat e tyre përbëjnë disa pika;
“Kodi Zgjedhor të përmirësohet duke vendosur si detyrim ligjor, ndaj çdo partie politike që merr pjesë në zgjedhje, kandidimin e 1 gruaje në çdo 3 emra, në çdo listë elektorale për deputetë, kryetarë bashkish dhe komunash, anëtarësh të këshillave bashkiake e komunalë;

Kodi të sanksionojë me ligj detyrimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që të mos pranojë asnjë listë të kandidatëve në zgjedhje të partive politike, në KQZ dhe KZAZ, që nuk plotëson deyrimin 1 në 3;

Kodi të garantojë se 30% e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Komisioneve të Qendrave të Votimit dhe Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor të jenë gra dhe vajza;

Kodi të fuqizojë sanksionet për eleminimin e votimit familjar, ku gratë, sidomos në zonat rurale, detyrohen të votojnë kundër dëshirës së tyre.”
Gjatë këtij manifestmi u shpreh vendosmëria që nëpërmjet të gjitha formave, përfshirë edhe protestat, të luftohet, me qëllim arritjen e pjesmarrjes dhe përfaqësimit dinjitoz të grave dhe vajzave në politikë dhe në vendim-marrje.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi