Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë Empty 1 ne 3 femra te dhunuara ne Shqiperi

Mon 4 Jul 2011 - 17:25
Në shoqërinë shqiptare vihet re një rritje e fenomenit të dhunës në familje, e cila ushtrohet më shumë mbi gratë dhe vajzat, fëmijët dhe të moshuarit. Ky është konkluzioni i Raportit të Qeverisë Shqiptare në Këshillin e Evropës në Strasburg, mbajtur nga Ana Xheka, drejtore e Drejtorisë së Politikave të Shanseve te Barabarta, pranë Ministrisë së Punës.



Burimi: Shekulli





Qeveria raporton në Këshillin e Evropës në Strasburg se fenomeni i dhunës në familje është në rritje

Në shoqërinë shqiptare vihet re një rritje e fenomenit të dhunës në familje, e cila ushtrohet më shumë mbi gratë dhe vajzat, fëmijët dhe të moshuarit. Ky është konkluzioni i Raportit të Qeverisë Shqiptare në Këshillin e Evropës në Strasburg, mbajtur nga Ana Xheka, drejtore e Drejtorisë së Politikave të Shanseve te Barabarta, pranë Ministrisë së Punës. Sipas Strategjisë Kombëtare Për Barazinë Gjinore dhe Dhunën në Familje, rreth një e treta e grave dhe vajzave shqiptare përjetojnë një formë dhune brenda familjes. “Kjo dhunë shfaqet në të gjitha format, si dhunë emocionale, si forma më shpesh e hasur e dhunës në familje, dhunë ekonomike, e cila ndeshet më shumë në zonat urbane, dhunë fizike, e cila ndeshet më shumë në zonat rurale, dhunë seksuale, e cila rezulton më pak e raportuar”,- pohon Ana Xheka. Sipas saj, grupmoshat që përjetojnë më shumë dhunë janë 18-23 vjeç dhe 37-45 vjeç, ndër të cilat më të rrezikuara janë gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara, gratë dhe vajzat rome, si dhe gratë e vajzat e zonave rurale. Ndërkohë bëhet e ditur se Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, sanksionon mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të individit dhe ndalimin e diskriminimit.

Gjithashtu ajo parashikon mbrojtje të veçantë të familjes, fëmijëve, të rinjve, grave shtatzëna dhe nënave të reja. Por në fakt, kjo mbrojtje nuk realizohet në mënyrë korrekte pasi specialistët theksojnë se mungon bashkëpunimi i strukturave përkatëse. Sipas specialistëve, masat që mund të parashikohen në një urdhër mbrojtjeje janë disa. “Urdhëron dhunuesin që të ndalojë së kryeri ose së kërcënuari se do të kryejë një akt të dhunës në familje kundër viktimës ose anëtarëve të familjes së viktimës dhe largon dhunuesin nga banesa për një afat kohor të caktuar në urdhër dhe e pengon të hyjë në banesë pa autorizim gjykate”,- pohojnë specialistët, duke shtuar se masë tjetër është vendosja e viktimave dhe të miturve në qendra strehimi të përkohshme, si dhe kufizon ose ndalon dhunuesin të takojë fëmijët e viktimës. Gjithashtu, masë tjetër është se kalon kujdesin e përkohshëm të fëmijëve nga dhunuesi tek viktima dhe i heq përkohësisht dhunuesit të drejtat prindërore dhe urdhëron dhunuesin të kryejë pagesa periodike në favor të personave bashkëjetues, të cilët si pasojë e njërës nga masat mbeten pa mjete jetese. “Masa të tjera janë dërgimi i viktimave të dhunës në familje në programe rehabilitimi, dhe urdhëron dhunuesin të marrë pjesë në programe rehabilituese etj.”,- pohojnë specialistët.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë Empty Re: Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë

Mon 4 Jul 2011 - 18:34
T'u shuhet fara ishalla.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë Empty Dhuna në familje, 2181 raste për 2011

Fri 17 Feb 2012 - 20:48
Dërguar më: 16/02/2012

Ola Mitre

Ndryshimet e fundit në Kodin Penal që pritet të miratohen nga Parlamenti, lidhur me dhunën në familje e trajtojnë këtë fenomen jo më si një çështje private, por si një vepër penale. Për sa i përket statistikave për vitin 2011 strukturat e Policisë së Shtetit kanë evidentuar dhe trajtuar 2181 raste të dhunës në familje. Gjithashtu, sipas të dhënave të Ministrisë së Punës , Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta janë përgatitur rreth 1345 kërkesë padi "Për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes". Sipas Alida Totës, drejtoreshë e Drejtorisë së Politikave për Shanset e Barabarta dhe Familjen pranë MPCSSHB, denoncimet e dhunës në familje kanë avancuar. "Stafet gjinore në Policinë e Shtetit në raportet e tyre, fokusuar tek dhuna me bazë gjinore, theksojnë se është rritur numri i denoncimeve dhe i kërkesave për Urdhër Mbrojtjeje apo Urdhër të Menjëhershëm Mbrojtjeje për viktimat e dhunës në lidhje familjare. Dhuna në familje nuk trajtohet si çështje private, por si një rrezik me pasoja për shëndetin fizik dhe psikologjik të individëve që përjetojnë dhunë në familje, ku më të ndjeshmit janë fëmijët", - shprehet Tota.
Denoncimi
Të gjithë personat që janë viktima të dhunës në familje mund të drejtohen pranë një sërë institucionesh për të denoncuar fenomenin. Në bazë të Ligjit 9669 "Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare", një grua mund të denoncojë dhunën ndaj saj ose ndaj pjesëtarëve të familjes, pranë: Komisariatit të policisë, koordinatorit të dhunës në Bashki, administratorit social në komunë, punonjësit social në bashki/komunë, psikologut në shkollë, organizatave që veprojnë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të grave dhe vajzave, gjykatë, prokurori, punonjësit të shërbimit parësor shëndetësor ose tek avokati.
Masat
Sipas ndryshimeve që do të pësojë Kodi Penal çdo person që ushtron dhunë ndaj bashkëshortes do të dënohet me burg nga 6 muaj deri në 5 vjet. Sipas Totës ashpërsimi i ligjeve për dhunën në familje, pason fushatat sensibilizuese në mbrojtje të të drejtave të grave dhe fëmijëve, për të denoncuar dhe parandaluar çdo formë dhune. "Ndryshimet në kodin penal që pritet të miratohen në Parlament do të penalizojnë personat që ushtrojnë dhunë në marrëdhëniet familjare, duke e konsideruar dhunën në këto rrethana, jo më si çështje private, por si një vepër penale. Ndryshimet në Kodin Penal të propozuara nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, kanë si qëllim pikërisht dënimin e dhunës në familje, përmes procesit penal", -thotë Tota.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë Empty Re: Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë

Fri 17 Feb 2012 - 20:51
Dhuna në familje, 5 vjet burg kush dhunon gruan

Ashpërsohen penalizimet për dhunën në familje. Rrahja ndaj bashkëshortes aktual, ish bashkëshortes apo bashkëjetueses, tashmë janë përfshirë si vepër e veçantë krimi në Kodin Penal, konsumimi i së cilës do dënohet nga 6 muaj deri në 5 vjet burg. Këto janë disa nga amendimet e miratuara dje në parim në komisionin parlamentar për Çështjet Ligjore, që gjithashtu po dje ka përjashtuar dhunuesit e fëmijëve e grave shtatëzëna nga e drejta për të kërkuar liri me kusht apo dënime alternative.
Në këtë kategori janë përfshirë edhe ata që dhunojnë për arsye raciste, fetare, gjuhësore dhe politike. “Së pari është rrezikshmëria e lartë shoqërore e veprës penale dhe ka të bëjë në gjykim tim, për një masë dënimi mbi 5 vjet e sipër. Periudha e sigurisë do të thotë në vetvete, vendosjen e një afati minimal dhe një afati maksimal, që unë propozoj të jetë nga 2/3 e vendimit të dhënë nga gjykata deri në ekzekutimin e plotë të dënimit penal, brenda së cilës, gjykata me vendim gjyqësor nuk lejohet që të kryhet lirimi parakohe me kusht ose falja”,- argumentoi deputeti demokrat, Viktor Gumi, i cili ishte edhe propozuesi i këtyre amendamenteve. Konkretisht neni 90/a i Kodit Penal me titull “Dhuna në familje” u amendua konkretisht në këtë formë “Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhune, e kryer nga autori i veprës ndaj personit që ka ose ka pasur marrëdhënie bashkëshortore apo bashkëjetese, dënohet me burgim nga 6 muaj gjer në 5 vjet”. Ndërhyrje në Kodin Penal është propozuar t’i bëhet edhe nenit për Presidentin e Republikës. Tanimë me konsensusit e të dyjave palëve është rënë dakord që shpifja dhe fyerja ndaj kreut të shtetit, të mos përbëjë më vepër penale ndonëse aktualisht kjo dënohet me gjobë ose burgim deri në tre vjet. “Vepra penale e shpifjes ndaj Presidentit të shfuqizohet. Presidenti të gëzojë të njëjtën mbrojtje që gëzojnë të gjithë funksionarët e tjerë shtetërorë”,- argumentoi deputetja socialiste, Ermonela Felaj. Nga ana tjetër ligjvënësit socialistë konfirmuan edhe një herë qendrimin e tyre kundër dekriminalizimit të shpifjes dhe fyerjes. Procesi civil, sipas tyre, do ishte shumë i kushtueshëm për qytetarët, ndërkohë që procesi penal është falas.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë Empty Dhuna kundër gruas shqetëson perëndimorët

Thu 8 Mar 2012 - 0:36
Message reputation : 0% (1 vote)
TIRANE- Ditët e fundit një grup diplomatësh përendimorë, ambasadorë, nëpunës dhe drejtues të misioneve ndërkombëtare të akredituar në Shqipëri, kanë drejtuar një letër publike ku kanë shprehur shumë shqetësim për prezencën e fenomenit të ushtrimit të dhunës ndaj grave.“Për të konsoliduar më tej të drejtat e grave, ne nxisim autoritetet kombëtare që të garantojnë që legjislacioni penal t’i sigurojë mbrojtjen dhe mekanizmat e përshtatshëm ligjorë të mbijetuarave të dhunës në familje. Ne vazhdojmë të jemi mjaft të shqetësuar nga statistikat zyrtare që tregojnë se 17 gra janë vrarë nga bashkëshortët e tyre gjatë vitit të kaluar. Më e rëndësishme është nevoja për të penalizuar si dhunën me bazë gjinore ashtu edhe dhunën në familje.“ – thuhet mes të tjerave në këtë letër.
Duke mos qënë vetëm në pozitat e konstatimit të gjendjes, grupi i diplomatëve ka nxitur parlamentin shqiptar, por dhe organizatat e shoqërisë civile që punojnë në këtë drejtim që shfrytëzojnë ndryshimet e pritshme për të garantuar “standardet ndërkombëtare të vendosura nga Konventa e Kombeve të Bashkuara për Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas, së bashku me harmonizimin e legjislacionit shqiptar me kuadrin ligjor te BE-së për të siguruar “de facto” të drejta të barabarta si për burrat edhe për gratë.
Njëra nga nënshkrueset e letrës publike është dhe ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Carola Müller-Holtkemper. Ajo shprehet për Deutsche Welle se përballë prezencës së këtij fenomeni, iniciativa e grave ambasadore ka patur mundësi që t’i japë zë këtij shqetësimi.
“Një efekt i parë pozitiv i një vetëdijeje të re më duket, se është fakti që gjithnjë e më shumë gra po denoncojnë dhunën kundër tyre, dhe nuk po heshtin më. Dhunë kundër grave, për fat të keq, ka kudo – edhe në Gjermani. Por këtu duhet punuar me pozicionimin ndaj këtij fenomeni. Dhuna kundër grave – qoftë kjo edhe brenda një raporti martesor – duhet të gjejë përbuzjen e shoqërisë. E për këtë qëllim është e nevojshme nga njëra anë të ketë sanksione rigoroze, por para së gjithash duhet të ekzistojë veprimi dhe ndërhyrja e organeve kompetente të policisë apo gjykatave përkatëse”.
Ndërkohë që për problemin e angazhimit më të madh të vajzave dhe grave në politikë, në zbatim të kërkesave që ka Kodi Zgjedhor, kryediplomatja gjermane në Shqipëri shprehet për DW-në: “Me kënaqësi konstatohet se angazhimi politik i shqiptareve është gjithashtu në rritje; e rëndësishme është në fund të fundit, që ato të mund të fitojnë besimin e zgjedhësve. E megjithatë mbetet ende shumë për të bërë, pasi partitë politike jo vetëm që nuk e kanë ruajtur kuotën e përcaktuar të kandidateve femra, por as edhe u dënuan për këtë”.
Për aktivistët e shoqërisë civile problem është dhe numri i lartë i atyre rasteve që nuk arrihet të denoncohen në organet kompetente duke e mbajtur në mënyrë permanente aktin e ushtrimit të dhunës ndaj femrave brenda familjes dhe jashtë saj. Megjithëse ka patur disa herë ndryshime të legjislacionit në favor të barazisë gjinore, në favor të parandalimit dhe ndëshkimit të dhunës ndaj grave, sërish fenomeni gëlon në shoqërinë shqiptare.
Mbrëmja e së enjtes ka qenë fatale për dy gra në Tiranë, të cilat kanë humbur jetën nga armët e zjarrit. Eleni B., 34 vjeçe, nënë e dy fëmijëve, me profesion laburante dentare, u qëllua disa herë për vdekje nga një person i paidentifikuar ende nga policia, vetëm pak metra larg shtëpisë së saj.
Ndërkohë që 25 vjeçarja Megi J. nuk i rezistoi dot plagëve të rënda në spital, pas plumbave që mori rastësisht gjatë përleshjes së grupeve rivale në njërën nga lagjet e kryeqytetit.
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë Empty Dhuna ne familje??

Mon 9 Apr 2012 - 21:09
Fenomen apo Mentalitet???
Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë 383710_273600692680952_273596952681326_744968_301456729_n
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë Empty Re: Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë

Mon 9 Apr 2012 - 21:23
Tek ne eshte pune mentaliteti ose budalleku nga njerezia...s'kuptojme me fjale me po vec me hu thote shprehja grrrr

Seshte per te qeshur ne fakt por kur them jemi aq psikopat njerez sa budalleku yne na ka verbuar e kemi humb cdo ndjesi njerezore ma...ky seshte fenomen se s'ndodh sot...ka ndodh edhe po vazhdon te ndodh me vite budalleku yne... :ndihem keq :
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë Empty Re: Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë

Mon 9 Apr 2012 - 21:26
edhe un mendoj qe esht vetem metalitet i till...per cdo gje huni ne dor,dhe viktimat gati gjithmon jan femijet e grat...
blond megy
blond megy
n'Progres
n'Progres
<b>Postime</b> Postime : 51
<b>Hobi</b> Hobi : muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/04/2012

Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë Empty Re: Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë

Tue 10 Apr 2012 - 17:28
stop dhunes ne familje
blond megy
blond megy
n'Progres
n'Progres
<b>Postime</b> Postime : 51
<b>Hobi</b> Hobi : muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/04/2012

Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë Empty Re: Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë

Tue 10 Apr 2012 - 17:28
familja eshte e shenjte
blond megy
blond megy
n'Progres
n'Progres
<b>Postime</b> Postime : 51
<b>Hobi</b> Hobi : muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/04/2012

Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë Empty Re: Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë

Tue 10 Apr 2012 - 17:30
kujdesuni per te
blond megy
blond megy
n'Progres
n'Progres
<b>Postime</b> Postime : 51
<b>Hobi</b> Hobi : muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/04/2012

Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë Empty Re: Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë

Tue 10 Apr 2012 - 17:30
:d,r'e:
blond megy
blond megy
n'Progres
n'Progres
<b>Postime</b> Postime : 51
<b>Hobi</b> Hobi : muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/04/2012

Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë Empty Re: Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë

Tue 10 Apr 2012 - 17:30
ehheehe
blond megy
blond megy
n'Progres
n'Progres
<b>Postime</b> Postime : 51
<b>Hobi</b> Hobi : muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/04/2012

Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë Empty Re: Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë

Tue 10 Apr 2012 - 17:31
ndal dhunes
Marin
Marin
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 84
<b>Postime</b> Postime : 23043
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku neper bote
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/01/2010

Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë Empty Re: Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë

Tue 10 Apr 2012 - 17:43
dicka me shume se krim
Arvaniti
Arvaniti
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 157
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shkup
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/04/2012

Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë Empty Re: Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë

Wed 11 Apr 2012 - 11:53
Nuk esht jet ajo aty ku ka dhun s`jetohet por esht dukshem e pranishme dhuna qoft fizike apo psiqike... indirekte dhun moderne..
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë Empty Re: Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë

Wed 11 Apr 2012 - 12:03
gjeja qe sdo beja kurre se eshte i vetmi vend ku une qetesohem dhe ku e ndjej veten mire
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë Empty Re: Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë

Wed 11 Apr 2012 - 12:06
Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë Denonco-dhunen

Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë Dhune20familje20alkolizuar

asht fatkeqesi te shikosh kto foto ne shekullin tone qe e majme vedin per te cilivizum....
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë Empty Dhuna në familje, institucionet nismë të përbashkët

Mon 28 May 2012 - 17:07
Shifrat alarmante të dhunës në familje kanë detyruar institucionet shtetërore të koordinojnë veprimet e tyre për të parandaluar këtë fenomen.Nisma e ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës, Ministria e Punës dhe PUND-i, ku përfshihen institucione si policia, qendrat spitalore, shoqatat etj. parashikon nënshkrimin e një marrëveshje dhe më pas, ngritjen e strukturave dhe ndërmarrjen e hapave konkrete.
Nga të dhënat e Ministrisë së Punës rezulton se gjatë vitit 2011 janë vlerësuar 2181 raste të dhunës në familje, ku vetëm, në Tiranë numërohen 696 raste të tilla. Ndërkohë, që për tre muajt e parë të këtij viti, të dhënat tregojnë për 470 raste të tjera, gjë që e bën këtë problem shumë shqetësues për shoqërinë shqiptare. /E.L/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë Empty Dhuna në familje merr përmasa të frikshme, katër gra kërkojnë mbrojtje

Fri 10 Aug 2012 - 14:41
Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë Dhuna-300x201Krimi në familje ka marrë përmasa shumë të gjera. Dhuna po kthehet në një fenomen të frikshëm, pasi rastet e përditshme po shtohen akoma edhe më shumë.

Gjatë ditëve të fundit, vetëm në rrethin e Durrësit, katër shtetase kanë kërkuar ndihmën e policisë, duke plotësuar kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Më poshtë po citojmë rastet, sipas njoftimit të policisë:

-Një 34-vjeçare, banuese në Durrës, ka denoncuar dhunën fizike e psikologjike që bashkëshorti i saj, shtetasi A.M., 38 vjeç, ka ushtruar ndaj saj.

-Një 48-vjeçare, banuese në rrethin Durrës, është dhunuar fizikisht e psikologjikisht në mënyrë sistematike nga bashkëshorti i saj, shtetasi F.B., 55 vjeç.

-Një 44-vjeçare, banuese në Durrës, kërkoi ndihmë, pasi ndaj saj ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike sistematikisht bashkëshorti i saj, shtetasi F.T., 50 vjeç.

-Një 27-vjeçare, banuese në Durrës, kërkoi ndihmë pasi ndaj saj ka ushtuar dhunë fizike e psikologjike sistematikisht bashkëshorti i saj, shtetasi G.V., 32 vjeç.

Materialet lidhur me 4 rastet e mësipërme iu kaluan për ndjekje Gjykatës së Rrethit Durrës.

/alb-observer.com/

Pffffffffff,jam une antishqiptare ne fakt! Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë 3035961162
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë Empty Re: Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë

Sat 11 Aug 2012 - 17:22
Korrigjimi me rrenje e dhemballe eshte edukata familjare.
Ndaj femija edukohet dhe nuk rritet rrugac.

E kam thene edhe njehere, pa ligjin e vdekjes dhuna hedh valle.

Kjo gje nuk eshte thjeshte shkaterrim, eshte lajthitje mendore!
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë Empty Re: Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë

Mon 3 Sep 2012 - 2:39
NGA TEA HIDA

Cila eshte nje nga arsyet me te medhaja te vuash nga dhuna..? lufta? racizem? ekstremizem..? apo thjesht te jesh e lindur femer ? Eci dhe degjoj qe marr me vete pikellimin e hapave te mia te renda .. Po ku shkoj keshtu valle ..?? Valle tek dikush per te kerkuar ngrohtesi apo tek dikush qe te me doje ? E cfare kam bere per te merituar kete ..?? Mos ndoshta e mallkuar e mosdeshiruar .. Nuk e di! Vazhdoj kete udhetim drejt sketerres se pafundme qe me asfikson dhe nuk me le te qete te jetoj apo ekzistoj. Ndoshta kete as vete nuk e di. Kthej koken mbrapa dhe pyes veten cfare ndodhi keshtu me mua ? Pse mua ?? Po sikur te kundervihesha ?? Do t’i nenshtrohesha nje dhimbjeje te dyfishte , ku e padrejta vret mbi mua, e ku le shenje si te isha nje e perndjekur. Brenda meje lufton deshira per te qene e lire, mallkimi vetmohues me detyron me nje force qe me ben te uleras te kundervihem dhe t’i jap fund, ku cdo qelize e imja t’i serviret hakmarrjes. Ku shkoi mireqenia?? Nese ka, ku vajti ndergjegja?? Sepse njerzit jane mizore, jane te etur per lakmi! E femren? Dhuarten me te bukur te zotit ia shesin deshires per shfyrje dhe e mbajne si sherbetore ne vend te kafsheve. Pyes veten pse jeta mi shkel endrrat ..?!! Pse nuk me lejon te jetoj ate qe ndjej...? Sa e padrejte. Sepse pret e dhunes jane ne fijen me te holle te zjarrit dhe cdo here qe erresira hyn ne dhomezat e ketyre engjejve presin te digjen. Fjala pas dhimbjes perflet ... E cdo dite shuhem dhe mbetem gjithmone e me pak e lumtur! Po do te kete nje jete normale per mua apo do te jem thjesht nje njeri i rendom ne mentalitetin e semure te njerzve ? Kush i vuri flaken jetes sime ..?? Kush ..??,,,,?? Sa do te doja qe ta kisha ne pellembe te dores ate te pavlere dhe ta fryja si te ishe nje therrime. E te vazhdoja duke ecur mbi token e zjarrte qe tani me nuk me djeg si atehere. Une e mposhta dhe jam kaq e dlire. Sa mendoj qe kam vuajtur per nje arsye te kote sepse keshtu do te mbetet e shkuara ime nje pus i erret ku u zvarrita te arrija ne krye. Dhe ia dola ashtu si mund ta bejne shume te tjere si une. Luftoni per ate liri per ate qiell te kalter qe pret ta shikoni dhe ti bertisni se me ne fund jam e lire, sepse zemra ime nuk peshon me nga frika dhe mallkimi.Te jesh e burgosur ne nje shipirt te huaj ku gjithcka te merr frymen dhe te shtyp endrrat si te ishin te cfardoshme, po ato jane endrrat e mia qe aq shume kam luftuar per t’i mbajtur gjalle ... e vazhdoj te luftoj akoma sot si e cmedur. Sa ironike jeta, para shume vitesh nuk mendoja qe do te shkruaja keto vargje ne kete leter lamtumire, po pra jetojme ne biznesin e jetes ku pjese e saj eshte lamtumira .. e vertet jeta e cdonjerit prej nesh eshte libri, po une e mbyll sot kete liber per te mos e hapur kurrre me ......zemrashqiptare.net
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë Empty Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë

Fri 12 Oct 2012 - 12:40
Dhuna brenda familjes po merr përmasa të frikshme. Bashkëshortët që keqtrajtojnë gratë e tyre nuk i tremben as ligjit. Jo pak herë ka përfunduar në tragjedi dhuna në të tilla kushte.Vetëm ditën e djeshme janë plotësuar dy kërkesë padi për lëshimin e Urdhrit të Mbrojtjes së Menjëhershme për dy shtetase në rrethin e Pogradecit.Bëhet fjalë për shtetasen S.K. 35 vjeçe, banuese ne fshatin Guras-Pogradec, sepse ish/bashkëshorti i saj 43 vjeçar, për motive pronësie (jetojnë ne një banese), ka ushtruar dhune fizike e psikologjike ndaj saj.Por mbrojtje të menjëhershme ka kërkuar edhe shtetasja M.M 35 vjeçe, banuese në fshatin Verdovë – Pogradec, sepse bashkëshorti i saj 38 vjeçar, ka ushtruar dhune fizike e psikologjike ndaj saj, pasi këta shtetas janë ne proces divorci. /alb-observer.com/
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë Empty Re: Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë

Fri 12 Oct 2012 - 15:12
Burat qe maltretojn grat nuk jan Burra po as Bureca bile....
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë Empty Re: Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë

Sat 13 Oct 2012 - 0:19
Ata mundohen te tregojne forcen tek femrat por nuk eshte trimeri te rrahesh gruan ajo eshte dobesia me e madhe qe mund te tregon nje burre...
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë Empty Re: Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë

Mon 22 Oct 2012 - 0:13
"Dhuna në familje merr përmasa të frikshme, katër gra kërkojnë mbrojtje"
me
"Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë"

U bashkuan

Korçë, çdo tri ditë një urdhër mbrojtjeje ndaj dhunës fizike
Vepror Hasani

Korçë-Kryesisht dhuna në familje shpërthen pikërisht në ato familje ku ka probleme të mprehta sociale. Në shumicën e rasteve viktima të dhunës janë gratë, ndërsa dhunuesit e tyre janë bashkëshortët, por nuk mungojnë as rastet kur fëmijët dhunojnë fizikisht prindërit e tyre ose vëllai dhunon motrën, pa përjashtuar këtu as rastet kur gratë dhunojnë burrat. Gjatë viteve të fundit numri i kërkesave për urdhrin e mbrojtjes së menjëhershëm ka ardhur në rritje. Vetëm gjatë vitit të kaluar u regjistruan 118 kërkesa, ndërsa këtë vit deri më tani janë shënuar 103 kërkesa. Sigurisht, jo për të gjitha kërkesat gjykata lëshon urdhrin e mbrojtjes së menjëhershme. Shumë prej kërkesave pushohen nga ana e gjykatës, bazuar kjo në provat dhe dëgjimin e dy palëve, ndërsa një pjesë e vogël e tyre refuzohen prej saj. Të gjitha këto tregojnë se çdo vit një numër i madh familjesh përjeton krisjen e marrëdhënieve familjare, të cilat reflektohen edhe më pas në jetën e tyre. Zgjidhja përfundimtare shpeshherë mbetet zgjidhja martesore. Sipas Violant Gongos, përfaqësuesit të medies dhe publikut pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, “gjatë vitit të kaluar u lëshuan 118 urdhra të menjëhershëm të mbrojtjes, nga të cilat, 27 raste u pranuan, 87 raste u pushuan, ndërsa 4 raste u refuzuan” Gjithashtu, Gongo bëri të ditur se “gjatë këtij viti deri më tani janë lëshuar 103 urdhra të mbrojtës së menjëhershme, nga të cilat 32 janë pranuar, 65 janë pushuar, ndërsa 5 janë refuzuar”. Statistikat e mësipërme tregojnë se rreth 120 familje në vit përballen me probleme të mprehta. Lëshimi i urdhrave të mbrojtjes së menjëhershëm duket se nuk i ka zgjidhur dot problemet e familjeve të tilla. Deri më tani nuk është vërejtur ulje e kërkesave për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Deri më sot shtimi i kërkesave për urdhër mbrojtjeje është parë nga drejtuesit e institucioneve shtetërore si kurajo e të dhunuarit për të denoncuar dhunuesin, por ana tjetër problemi po tregon faktin se pavarësisht nga ekzistenca e këtij ligji, dhuna në familje nuk po shënon rënie. Mesa duket problemet sociale nuk zgjidhen me urdhra mbrojtjeje, por me përkrahje sociale nga ana e qeverisë.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë Empty Re: Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë

Mon 22 Oct 2012 - 0:15
"Dhuna në familje, institucionet nismë të përbashkët"
me
"Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë"

U bashkuan
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë Empty Re: Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë

Mon 22 Oct 2012 - 0:17
"Dhuna ne familje??"
me
"Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë"

U bashkuan
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë Empty Re: Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë

Mon 22 Oct 2012 - 0:18
"Dhuna kundër gruas shqetëson perëndimorët"
me
"Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë"

U bashkuan
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë Empty Re: Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë

Mon 22 Oct 2012 - 0:32
"1 ne 3 femra te dhunuara ne Shqiperi "
me
"Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë"

U bashkuan
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë Empty Re: Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë

Mon 22 Oct 2012 - 14:26
Dhuna në familje, “Familjet shqiptare drejt përçarjes”

Dhuna në familje vazhdon të jetë shumë prezente në familjet shqiptare. Ky alarm është dhënë edhe në qytetin e Fierit ku sipas dhënave gjate 3 mujorit te fundit prane Gjykates se Shkalles se Pare ne Fier jane depozituar 50 kerkesa per mbrojtje nga dhuna, pjesa me e madhe per dhune sistematike. Ndërkohë që rastet më të shumta të grave të dhunuara rezultojnë të jenë nga zonat rurale. Sipas psikologes Melina Bego ky fenomen po shenon rritje te shpejte vitet e fundit dhe kategoria me e prekur jane femrat ne zonat rurale për shkak të problemeve sociale. Që nga fillimi i vitit ne Gjykaten e Fierit jane depozituar 150 kerkesa per urdher mbrojtjeje, nga te cilat 70 % kane gjetur mbeshtetje. Burime nga gjykata deklarojne se shkaku i dhunes mbeten problemet e mprehta sociale dhe ekonomike. Ne shume raste ka rezultuar qe kryefamiljaret jane perdorues te alkoolit. /alb-observer.com/
Sponsored content

Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë Empty Re: Dhuna në familje, gratë kërkojnë ndihmën e policisë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi