“Engjëlli” mes reve mbi tempullin budist
Thu 8 Mar 2012 - 16:27
Kjo është një foto nga Isres Çorpaka, e realizuar në mënyrë të pabesueshme sipër një tempulli budist në Tailandë. Figura e engjëllit e formuar prej reve dhe rrezeve të diellit të mahnit me rrezatimin e dritës në konturet e saj. Chorphaka, 51 vjeç, po vizitonte Pallatin Madhështor në Bangkok në kryeqytetin tajlandez, kur kishte parë në qiell këtë fenomen. Ai tha: “Unë shkova me një mikun tim për të bërë foto në tempullin ‘Emerald Buda’. Pas disa orësh, ne vendosëm të largoheshim dhe, kur dolëm nga tempulli, qielli u mbyll dhe dukej sikur do të fillonte shi. Por kur ngrita kokën lart, pashë që mes reve po dilnin rreze dielli. Ishte aq e bukur, sa ndalova për të bërë foto. Retë u hapën më shumë dhe formuan figurën e engjëllit”. Fenomeni kishte zgjatur më pak se dhjetë sekonda.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi