Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Antarktida, ‘vorbulla e reve’, liqeni Vostok – pjesa e pare Empty Antarktida, ‘vorbulla e reve’, liqeni Vostok – pjesa e pare

Tue 14 Feb 2012 - 2:18
Antarktida, ‘vorbulla e reve’, liqeni Vostok – pjesa e pare Antarctic_ecozone_1Prej mijera vjetesh misteri e ka magjepsur njeriun, e ka ‘marre per dore’ duke e udhehequr qe ta zbuloje ate. Misteri qendron kudo, ne cdo gje, ne cdo ngjarje, ne cdo kohe dhe vend, poshte reres, ne thellesite e detit, ne pafundesite e erreta te universit, nen batanijen e trashe te akullit...

Te gjitha vendet qe kane frymezuar tregimtaret te cilet permes tregimeve te tyre na kane udhehequr drejt qendres se Tokes, pertej maleve te paarrithshme, 20 000 lega nen det, pertej sistemit diellor...
Mes akullnajave gjejme perseri mister, te ngjashem me ate qe ka frymezuar John Campbell per shkrimin e tij “Who goes there” (Kush shkon atje), ne te cilin Christian Nyby dhe Hoear Hawks jane mbeshtetur per te bere filmin “Dicka nga nje bote tjeter” ne vitin 1951, i konsideruar nje nga klasiket e fantashkences.

Nje histori e krijuar mes akujve te Alaskes ku nje grup shkencetaresh, brenda nje disku fluturues zbuluan nje trup te ngrire te nje krijese jashtetokesore. Trupi, pas ngrohjes, u rizgjua duke filluar nje lufte per mbijetese midis shkencetareve dhe krijeses se pergjakur dhe te paprekshme. Kjo teme ishte rimarre ne vitin 1982 nga John Carpenter per filmin “Gje-ja”. Tema apo trajtesa eshte shume e thjeshte: kemi gjithmone nje astronaut aliene dhe nje krijese monstruoze qe vret brutalisht, duke i shnderruar ne monstra pjesetaret e bazes astronaute qe shperthen. Ndryshimi thelbesor eshte vendi: historia zhvillohet ne Antarktide. Edhe udhetimi yne i perket Tokes Jugore, meqenese qarkullojne lajme per pranine e nje anomalie magnetike te cuditshme ne kete territor.
Eshte lajmi i muajit maj te vitit 2011 per nje grup shkencetaresh britanike dhe amerikane te cilet ndersa punonin per nje projekt te perbashket qe studionte fenomenet meteorologjike, kishin konfirmuar pranine e nje ‘vorbulle re-sh’ pak me siper zone ne te cilen ata po punonin.Antarktida, ‘vorbulla e reve’, liqeni Vostok – pjesa e pare PolarvortexPavaresisht nga era e forte, vorbulla qendronte e palevishme. Kronometri shkencor qe regjistron kohet e leximit, i pajisur me nje vegla per te zbuluar presionin barometrik, shpejtesine e eres dhe lageshtine dhe i vene ne funksionim per te analizuar fenomenin, kishte shenuar daten e dhjete viteve me pare. Eksperimenti u perserit shume here dhe ne te gjitha rastet nxori te njejtin rezultat. Ngjarja ka ndodhur ne vitin 1975 dhe vetem kete kohe eshte bere gjeresisht e ditur. Ne ate periudhe ajo u raportua te sherbimet sekrete ushtarake dhe nepermjet tyre edhe ne Shtepine e Bardhe. Jane hedhur hipotezat se vorbulla e cuditshme ishte nje tunel magnetik me hapesire kohore, i quajtur nga ushtaraket e inteligjences si “Porta e kohes”. Kjo gje ndodhi prane zones ne te cilen ne vitin 2001 u zbulua nje ndertim artificial qe u sherbente germimeve te kryera ne akull nga ushtaret amerikane, te cilet nuk arriten ta parandalonin perhapjen e lajmit pavaresisht heshtjes se shtypit.

Kur lajmi u be i njohur ne Europe, pati protesta te shumta kunder aksionit te ndermarre nga ushtaraket amerikane dhe qeveria e tyre qe dhunonte Traktatin Nderkombetar te Antarktides. Nese behet fjale per nje fenomen natyror, eshte e ligjshme te besohet se kjo eshte krijuar nga mbetjet teknologjike te panjohura, te varrosura nen kapakun e akullit. Nje tjeter “trekendesh Bermude” ne versionin polar, ne te cilin ushtaraket ishin vecanerisht te interesuar dhe deshironin ta mbanin te fshehte.

Antarktida eshte kontinenti me verior i Tokes dhe perfshin siperfaqe toke dhe deti qe rrethojne Polin e Jugut, ka nje siperfaqe prej 14 milione km2, eshte kontinenti i peste sipas madhesise, me 98% te siperfaqes se saj te mbuluar nga akulli, me nje trashesi mesatare rreth 1600 m, eshte vendi me i ftohte ne Toke dhe ka pjesen me te madhe te rezervave te ujit te embel te planetit rreth 92%.
Eshte e rendesishme ne ekuilibrin mjedisor sepse cdo variacion e shtreses se akullit ndikon ne qarkullimin e ujerave oqeanike dhe ne atmosfere. Emri vjen nga fjala greke ‘antarktikos’ qe eshte e kunderta e Arktik. Antarktida eshte nje nga 8 rajonet bio-gjeografike tokesore qe pershkohet nga rryma transatlantike 3500 km e gjate qe rrjedh nga Deti Ross e deri ne Detin Wedell. Kontinenti eshte i ndare ne dy pjese nga meridiani Grenuic. Eshte nje territor qe ka male 4897 m te larte dhe gropa 2538 m nen nivelin e detit. Shkrirja e akullit te saj do ta rriste nivelin e oqeaneve me rreth 70 m.Antarktida, ‘vorbulla e reve’, liqeni Vostok – pjesa e pare Lake-vostok-nsf-660x415Vija bregdetare e kontinentit eshte 17 968 km e gjate dhe karakterizohet nga prania e formacioneve te ndryshme te akujve. Aty ndodhen edhe dy nga platformat akullnajore me te medha ne bote: Ross dhe Filchner-Ronne. Ne territorin e saj ka me shume se 70 liqene qe ndodhen mijera metra nen akull, me i madhi eshte Liqeni Vostok, i zbuluar ne vitin 1966 ne afersi te stacionit rus Vostok dhe mendohet se kane qene mbuluar nga akujt para 500 000 vitesh, sic deshmohet nga shpimet e kryera rreth 400 m mbi siperfaqen e liqenit.

Gjate veres temperatura rralle shkon mbi -20oC. Muaji me i ftohte ka regjistruar nje temperature rreth -28oC, gjate dimrit rreth -65oC. Rekordi eshte regjistruar ne korrik 1983 me nje temperature -90oC. Antarktida eshte rajoni ku fryjne erera me shpejtesi 300 km/h. Per sa i perket reshjeve, lageshtia eshte ne norma shume te uleta. Monitorimi i vazhdueshem klimatik i rajonit justifikohet me pasojat qe mund te kete shkrirja e nje shtrese te akullit antarktid ne nivelin e detit.

Qe nga viti 1961, statusi politik i Antarktides eshte rregulluar nga Traktati Antarktid, i firmosur ne vitin 1959 dhe qe i detyron 46 vendet qe kane firmosur, qe te respektojne ndalimin e aktivitetit ushtarak e minerar te kufizojne perdorimin e personelit ushtarak si mbeshtetje per ekspeditat shkencore dhe te mbeshtesin kerkimin shkencor duke mbrojtur ekografine e territorit. Per sa i perket historise se liqenit Vostok, hipotezat per ekzistencen e tij datojne qe ne kohen e Ptolemeut, i cili vizatoi ne hartat e tij nje toke te gjere ne paralelin 20°, te quajtur “Toka e Panjohur”, te pershkruar si banese te popujve te pasur. Vazhdon...

(O.C/ infoalbania)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi