Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Antarktida dhe ekspeditat ne kerkim te zbulimit te misterit te saj – pjesa e dyte Empty Antarktida dhe ekspeditat ne kerkim te zbulimit te misterit te saj – pjesa e dyte

Tue 14 Feb 2012 - 2:16
Antarktida dhe ekspeditat ne kerkim te zbulimit te misterit te saj – pjesa e dyte Byrd... vazhdim... Sipas njohurive te kohes, nje rrip zjarri ndante hemisferen jugore nga ajo veriore duke i bere te paarritshme territoret e veriut. Ne mesjete ishte blasfemi vleresimi i nje toke ne jug, per shkak te konceptit te sheshte te Tokes. Ekzistenca e saj refuzohej por qe nga kohet e largeta shume harta paraqisnin nje siperfaqe te madhe ne jug te globit. Vizita e pare daton ne vitin 1820 nga nje ekspedite ruse e Lazarev Bellingshausen.

Deri ne shek. XX kjo ekspedite ishte injoruar. Ajo paraqet te parin referim per nje toke te quajtur Antarktide. Eshte regjistruar ne vitin 1890 nga hartografi George Bartholomew. Ne vitin 1578 mbreteresha Elisabetta I ngarkoi Francis Drake qe te kerkoje per “Token e Panjohur”. Drake mberriti ne kepin Horn, ne pjesen jugore te Tokes se Zjarrte ku zbuloi kalimin per ne Pacifik por nuk e gjeti kontinentin e panjohur. Ne vitin 1642 hollandezi Abel Tasman lundroi drejt jugut nga porti Batavia ne kerkim te kontinentit legjendar. Gjate lundrimit ai zbuloi ishullin Tasmania dhe eksploroi bregun lindor te Zelandes se Re.

Ne vitin 1669, shkencetari Edmond Halley ndermori nje ekspedite ne kerkim te “Tokes se Panjohur Jugore” dhe shenimet e tij jane te parat e ketij lloji per ajsberget e hemisferes jugore. Moti i keq dhe rreziku i perplasjes me akujt e detyroi qe te nderpriste kerkimet dhe te kthehej drejt gjeresive me veriore. Anijet e kapiten James Cook kapercyen rrethin polar antarktid ne vitin 1773 dhe 1774, duke arritur ne rreth 121 km prane bregut te Antarktides, perpara se te detyroheshin qe te nderronin kursin ne frontin e akullit. Ne udhetimin e tij te trete, Cook zbuloi ishujt jugor Sandwich. Konfirmimi per ekzistencen e Antarktides u kundershtua mes tre ekipeve ne vitin 1820: ekipet e Fabian von Bellinghausen – kapiten i marines mbreterore ruse, Edward Bransfield – kapiten i marines mbreterore angleze dhe Nathaniel Palme – gjuetar foka-sh amerikan.

Zbarkimi i pare u krye nga John Davis ne vitin 1831. Ne vitin 1839 nje ekspedite lundroi nga Australia dhe raportoi per nje kontinent antarktid ne perendim te ishujve Balleby i quajtur Toka e Wilkes. Ne vitin 1841, James Ross pershkoi nje pjese deti qe mori emrin e tij dhe zbarkoi ne ishullin me te njejtin emer. Ai lundroi pergjate murit te akullt qe u quajt ‘Bregu i Akullt Ross’. Dy anijeve te ekspedites iu dedikuan malet Erebus dhe Terror.

Ne vitin 1853 ne Antarktide zbarkoi Mercator Cooper. Ne vitin 1897, nje ekspedite e udhehequr nga togeri i marines belge Adrien de Gerlache lundroi nga Anversa, por anija ngeci e bllokuar ne akull dhe u clirua vetem ne vitin 1899. Per shkak te qendrimit te gjate te detyruar, disa anetare te ekuipazhit pesuan papergjegjshmeri mendore. Ne tetor te vitit 1901 nje gjeolog suedez, Otto Nordenskold, udhehoqi ekspediten e pare suedeze. Ekspedita nuk pati fat por te gjithe anetaret mundet qe te shpetoheshin ne fund te vitit 1903.

Ne vitin 1907 anetaret e ekspedites Nimrod ngjiten te paret malin Erbus dhe arriten ne polin magnetik jugor. Ne vitin 1910, Roald Amundsen, arriti ne Antarktide nga Norvegjia me dy anije, duke u nisur nga Gjiri i Balenave dhe duke arritur i pari ne polin gjeografik jugor ne dhjetor te vitit 1911. Rreth nje muaj me vone edhe nje grup i drejtuar nga Robert Falcon Scott mberriti ne polin e jugut, por te gjithe anetaret e ekuipazhit u zhduken gjate rruges ne kthim.

Nje tjeter personazh ne historine e Antarktides ka qene admirali Richard Evely Byrd, i pari qe fluturoi mbi polin e jugut bashke me Bernt Balchen ne nentor te vitit 1929. Byrd udhehoqi pese ekspedita nga viti 1930 deri ne 1946. Ne vitet 1947 dhe 1948, kapiteni Finn Ronne, oficeri i pare nen komanden e Byrd, udhehoqi nje ekspedite me njesi te ndryshme detare, tre avione dhe qene slite duke vertetuar se Antarktida ishte nje kontinent i vetem. Ai pershkoi 5800 km me ski dhe slita me qen te trajnuar dhe hartografoi brigjet e fundi te panjohura te territorit. Qe nga ajo kohe do te duhej te prisnim dhjete vjet per te pasur nje tjeter ekspedite ne Antarktide.

Misteri ka qene gjithmone i pranishem ne akujt e antarktides dhe ky eshte filli yne qe na udheheq.
Duke ndjekur Richard Evely Byrd dhe operacionin High Jump, "The United States Navy Antartic Developments Program" i organizuar ne vitin 1946 dhe i drejtuar nga vete Byrd, futemi ne akujt polare dhe pertej tyre. Ekspedita e madhe ne te cilen moren pjese 4700 ushtarake nen komanden e admiralit Richard Cruzen

Ne 11 shkurt te vitit 1947, Davide Bunger gjate nje fluturimi, dalloi midis akujve nje oaz jeshil, me liqene, me gropa me alga dhe uje te ngrohte 30°. Lajmi u publikua nga gazetat ne te gjithe boten. Byrd donte qe te pershkonte te njejten rruge duke marre shenime te detajuara ne ditarin e tij te udhetimit. Keto shenimi jane nje nga misteret me te medha ne lidhje me Token Jugore. Ekspedita u nderpre ne fund te shkurtit 1947 pa qartesuar motivet.

Ne mars te vitit 1947 shtypi kilian “El Mercurio di Santiago” paraqiste fjalet e Byrd ne lidhje me rendesine strategjike te Poleve. Aty shkruhej se per admiralin ishte e rendesishme qe SHBA kishin marre masa mbrojtese ndaj pushtimeve te mundshme qe mund te vinin nga mjetet fluturuese qe niseshin nga Poli. Ketu eshte misteri qe e shtrin mantelin e saj mbi kete ceshtje, duke fshehur te verteta per ‘laiket’, per ata qe nuk kane mundur ‘te veshin rroben e deshmitarit’. Cfare synonte te thoshte Byrd me ‘mjete fluturuese qe niseshin nga poli’? objekte fluturuese te paidentifikuara, sic mendojne disa? Objekte me te cilet kishte rene ne kontakt? Cili ishte misioni i vertete i asaj ekspedite gjigande? Pse kjo sipermarrje u nderpre pas vetem dy muajve, pas shpenzimit te shumave te konsiderueshme per realizimin e saj? Pak muaj pasi mbaroi nje konflikt boteror, a u realizua me te vertete nje eksplorim per qellime shkencore, me kaq shume mjete ajrore e slita? Apo objektivi ishte teresisht dicka tjeter?!

Tre burra vdiqen pas renies se avionit te tyre dhe nje tjeter gjeti vdekjen ne menyre misterioze ne akull ndersa dy helikoptere u rrezuan pa asnje shkak. Ngjarje te cuditshme keto per nje ekspedite shkencore. Eshte per tu theksuar fakti se Byrd u pyet nga sherbimet sekrete pasi u prit nga sekretari i mbrojtjes James Forrestal. Ngjarjet e mevonshme i zmadhuan edhe me shume thashethemet dhe spekullimet duke e bere edhe me te dukshem misterin ne lidhje me qellimin e vertete te misionit, qe u mbajt i fshehte.

Ne kete pike lindin disa pyetje:
-Kush e financoi operacionin “High Jump”?
-Kush ishin qellimet e verteta te operacionit? A mos ndoshta ndiqte bazat gjermane qe ishin vendosur ne territorin ku ndodhej ekspedita Neuschwabenland?
-Cfare zbuloi Richard Byrd ne rikonjicionin/ zbulimin ajror?
-Cfare ka te varrosur nen akull? Vazhdon...

(O.C/ infoalbania)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi