“Luftë” hakerësh, sulmohen dhjetëra faqe uebi franceze
Thu 8 Mar 2012 - 18:00
Me prishjen e marrëdhënieve diplomatike mes Francës dhe Turqisë janë solidarizuar edhe piratët e kompjuterëve të dy vendeve. Hakerët turq kanë sulmuar dhjetëra faqe uebi franceze, në shenjë proteste ndaj miratimit të ligjit për gjenocidin armen. Hakerët turq kanë sulmuar disa faqe të deputetëve francezë të partisë së Presidentit Sarkozi, mes të cilëve edhe atë të Valerie Boje, deputetes që hartoi ligjin në fjalë, si dhe faqet e uebit të diasporës armene në Francë. Hakerat kanë bllokuar për disa orë edhe faqen e Senatit francez, i cili do ta diskutojë në janar ligjin kontestues.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi