Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Mbikëqyrja e Kosovës merr fund në shtator” Empty “Mbikëqyrja e Kosovës merr fund në shtator”

Thu 8 Mar 2012 - 18:08
“Mbikëqyrja e Kosovës merr fund në shtator” Newborn1-300x199Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar dje se fundi i pavarësisë së mbikëqyrur mund të shënohet që në shtator, nëse të gjitha institucionet deri në fund të qershorit kryejnë të gjitha obligimet që dalin nga plani i Ahtisarit. Thaçi tha se kanë mbetur edhe 4 muaj për të kryer këto obligime, ndërsa puna më e madhe sipas tij, tashmë i takon Kuvendit. Thaçi ka përmendur mesin e muajit shtator si kohën kur do të marrë fund pavarësia e mbikëqyrur. Fundi i pavarësisë së mbikëqyrur ishte një nga premtimet që iu bë qeverisë së Kosovës, nëse çdo gjë do të shkonte mirë në negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit. Thaçi e kishte deklaruar edhe më parë që ndërkombëtarët do t’ia dorëzonin kompetencat këtë vit Kosovës, por besohej se kjo do të ndodhte nga fundi i dhjetorit. Por arritja e marrëveshjes së fundit për përfaqësimin rajonal të Kosovës duket se i ka kënaqur ata dhe elasticiteti që ka treguar pala kosovare në negociata i ka bindur ata për maturinë e politikës në vend. Mediat kanë publikuar marrëveshjen e arritur mes dy vendeve në takimin e fundit në Bruksel. Në marrëveshjen me 11 pika shkruhet qartë se përfaqësimi i Kosovës në nisma ndërkombëtare do të jetë pa simbolet shtetërore. Por Kosova do të jetë pjesëmarrëse në takimet rajonale për interesa të saj dhe do flasë vetëm për veten e saj në këto takime. Dje dy vendet morën pjesë në të parin takim rajonal (mbi arsimin) që pas arritjes së marrëveshjes, në Danillovgrad të Malit të Zi.
Kosova formon ushtrinë në 2013-n
Me përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur, FSK do të shndërrohet në Ushtri të Shtetit. Ministri Agim Çeku tha për REL se një gjë e tillë pritet të ndodhë gjatë 2013-s. “Ne po dëshmojmë vazhdimisht se jemi një forcë profesionale. FSK-ja do të evoluojë në forcë ushtarake konvencionale”, deklaroi ai
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

“Mbikëqyrja e Kosovës merr fund në shtator” Empty Re: “Mbikëqyrja e Kosovës merr fund në shtator”

Thu 8 Mar 2012 - 22:51
ishalla
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi