Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gratë aktore, shfaqen kryerolet e 30 më të mirave Empty Gratë aktore, shfaqen kryerolet e 30 më të mirave

Thu 8 Mar 2012 - 20:36
Gratë aktore, shfaqen kryerolet e 30 më të mirave Liri-berishaLiri Berisha, një takim me rastin e 8 marsit.
Veç dhuratave, u shfaq një montazh i AQSHF, me rolet më të bukura prej vitit 1953.
“Shoqe, shoqe, biletat! Ti plak aty, fike çibukun! Uuuuu ç’plak zevzek që qenkërka”. Batuta e Melpomeni Çobanit, në rolin e faturinos së urbanit në filmin “Kapedani”, nuk mund të mos të të shkulë gazit edhe pas 40 vjetësh. Në vitin 1976, me bigudi në kokë, Violeta Manushi në rolin e Ollgës kuvendon me hënën: “Hë me, ç’më shikon ashtu? Më të mirë se ty e kam çupën”. Pastaj Tana që përplas duart dhe shkul faqet nga turpi: “O palo buurrr, o palo burr, hapu dheee, hapu dhe të futemi… Shikoja ëndrra unë.. Doje Marigonë tiii, vetëm Marigonë…”. Edhe pse parë e riparë me qindra herë, sërish shkakton të qeshura. Aq sa shkakton mallëngjim portreti i aktores së madhe Marie Logoreci, në rolin e Lokes tek filmi “Toka Jonë”, teksa sheh me përmallim kasollen e saj: “Ksoll moj ksoll…”. Një kolazh me momentet më të bukura dhe batutat më pikante të roleve të tyre, ishte dhurata më e bukur dhe domethënëse për aktoret shqiptare në prag të Ditës së Gruas, 8 Marsit. Në vitin e 100-vjetorit të Pavarësisë, edhe Dita e gruas kalohet ndryshe. Për ta kthyer në një ditë të paharruar, znj. Liri Berisha, bashkëshortja e Kryeministrit të vendit, organizoi dje një takim me gratë artiste, për t’u ndalur në veçanti tek aktoret e kinematografisë. Përmes një kolazhi të realizuar nga Arkivi Qendror Shqiptar i Filmit, rierdhën për të gjitha të ftuarat pjesë nga kryerolet e 30 aktoreve shqiptare, 7 prej të cilave nuk jetojnë më. Ollga, Plaka Nicë, Lokja, Tana, Donika Kastrioti, Nënë Pashakoja, Budja e Halil Nures, Lilo Labja, Flutura, Marigoja, Tana, Jona, Beti, e shumë e shumë figura të tjera, të realizuara prej vitit 1953 deri më sot, parakalojnë njëra pas tjetrës shoqëruar herë me të qeshura e herë me duartrokitje.
Aktiviteti
Takimi me rastin e Ditës së Gruas, u zhvillua dje në Galerinë Kombëtare të Arteve, në sallën e cila njihet si e “Motrës Tone”. Një takim që ofronte mundësinë të hidhje një shikim pas në vitet më të arta të kinematografisë shqiptare, që pavarësisht ideologjizimit, krijoi figura e portrete të papërsëritshme. Por edhe një vlerësim për ato figura që i dhanë aq shumë skenës e ekranit. Në këtë takim, ndër të tjera ishin të ftuara kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli, bashkëshortja e Kryeministrit të Kosovës Lumnije Thaçi, gra të klubit diplomatik “Mirëserdhët në Tiranë”, si dhe aktore të teatrit e kinemasë. “Ju, artistët, jeni aristokratët e shpirtit të një vendi. Meritoni respekt, dashuri e mirënjohje pa fund. Me rolet dhe personazhet, me përkushtimin tuaj, ju përcollët shumë vlera, duke u bërë modeli i gruas guximtare e përparimtare që theu tabu e barriera të kohës, duke u bërë pjesa më aktive e emancipimit dhe zhvillimit të Shqipërisë”, u shpreh znj. Liri Berisha. “Tek shikoja kolazhin e përgatitur nga Drejtoria e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, ndjeva nostalgji, borxh, dhimbje e krenari, respekt, dashuri e mirënjohje për atë plejadë të artistëve që sot nuk jetojnë, si: Vitore Nino, Violeta Manushi, Marta Burka, Marie Logoreci, Esma Agolli, Dhorkë Orgocka, Liza Vorfi”, vazhdoi ajo, duke i ftuar të pranishmet të mbanin një minutë heshtje për nder të tyre. Të emocionuara dhe të prekura nga mirënjohja dhe vlerësimi në këtë 8 Mars, aktoret e mirënjohura Drita Pelinku, Margarita Xhepa, Tinka Kuri, Roza Anagnosti, Liza Laska, Hajrie Rondo etj. recituan vargje dedikuar nënës, gruas dhe respektit ndaj vlerave jetësore që ato përcjellin. Pas këtij shkëmbimi emocionesh, një trokitje gotash mes kolegesh dhe shkëmbime urimesh për një jetë të gjatë e të gëzuar.
Dita e gruas
Dhuratat e personalizuara
Ashtu si e do zakoni, festat nuk mund të kuptohen pa dhuratat. Kryefjala e Ditës së gruas janë lulet, por në takimin e djeshëm, organizatorja, Liri Berisha, kishte menduar të ofronte edhe shumë. Duke shprehur respektin e saj ndaj grave të artit, znj. Berisha u dedikoi 23 aktoreve të ftuara në aktivitet nga një dhuratë simbolike të përgatitur enkas në mënyrë të personalizuar për secilën prej tyre. Dhurata më e veçantë ishte një gur xhami i skalitur me foton e profilit më të mirë aktoresk ndër vite. Nuk mund të mungonin tufat me lule, por as libri, madje dhe një telefon për të mbajtur gjallë komunikimin mes aktoresh. “Ky 8 Mars është i veçantë, pasi korrespondon edhe me 100- vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë”, tha znj. Berisha, e cila përgjatë gjithë takimit u përpoq t’u drejtohej të gjithave në mënyrë të personalizuar.
ALMA MILE
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi