- VizitorVizitor
Gurët në veshka shfaqen pa paralajmërim..
Fri 28 Feb 2014 - 22:06
Prania e gurit zbulohet me ultrazë, derisa zalli më së shpeshti diagnostikohet me fotografim rëntgeni. Për eliminimin e zallit dhe gurit më e rëndësishme është që të pihet sasi e madhe uji.
Krijimi i gurëve në veshka, në kanale të urinës apo në fshikëz në krahasim me sëmundjet e tjera të traktit urinar është më e përhapur dhe më i shpeshtë, shkruan Telegrafi. Krijimi i gurëve bëhet qetësisht, fshehtas dhe pa paralajmërim, ndërsa në fund theksohet me dhembje të padurueshme dhe të ashpra.
Krijimit të gurëve i kontribuojnë shumë faktorë:
* Çrregullimet metabolike të cilat nënkuptojnë tajitje të tepruar të disa mineraleve, siç janë kalciumi, fosfori apo kripërat e natriumit dhe të kaliumit të thartirës oksale, janë shkaktarë të shpeshtë të krijimit të gurëve.
* Infeksionet e vazhdueshme kronike të traktit të urinës gjithashtu janë faktorë të krijimit të gurëve apo të zallit në veshka.
* Predispozita gjenetike gjithashtu është moment qenësor, mirëpo gjithsesi shpesh shfaqen sëmundje ku ekziston ndërprerje e urinës, siç është në rastin e rritjes së vëllimit të prostatës apo ngushtimit të kanalit të urinimit.
* Çrregullimi në ushqim paraqet edhe një shkaktar tjetër i cili i kontribuon procesit të krijimit të gurëve
Pjesa më e madhe e gurëve në veshka mund të trajtohet duke rritur sasinë e marrë të lëngjeve, ndryshime në dietë dhe mjekime. Rreth 90% e gurëve, kalojnë vetë brenda 3 deri 6 javëve. Disa tipa gurësh mund të shpërbëhen me anë të mjekimeve; megjithatë, gurët me përbërje kalciumi (tipi më i zakonshëm), nuk mund të shpërbëhet.
Gurët gjithmonë duhet të hiqen kur ka infeksione, bllokime dhe dëmtime në veshka. Metoda më e mirë varet nga masa, vendndodhja dhe tipi i gurit. Disa gurë hiqen duke kaluar një instrument teleskopik tek fshikëza apo tek veshka, për ta nxjerrë gurin ose për ta copëtuar në fragmente të vogla me rreze laseri apo valë tronditëse.
Metoda më e re për ta hequr quhet “litotripsia e valëve të goditjes jashtë trupit”. Në këtë teknikë, gurët thyhen në fragmente të vogla me anë të tronditjes me energji të lartë nga një mekanizëm jashtë trupit. /Telegrafi/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi