- NitaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 1124
Hobi : none
Vendndodhja : USA
Anetaresuar : 22/01/2010
Luftojnë gurët e veshkave
Wed 27 Oct 2010 - 23:36
Shkencëtarët amerikanë zbuluan një teknikë të re, e cila mund të luftojë zhvillimin e kristaleve në disa gurë të veshkave, duke ofruar kështu shpresë të re për parandalimin e shfaqjes së këtyre gurëve, që nganjëherë shkaktojnë dhembje të tmerrshme.
Hulumtuesit e Departamentit të Kimisë dhe Fakultetit të Mjekësisë të N.Y.U. në bashkëpunim me shkencëtarët e Kolegjit Mjekësor Wisconsin, në një studim të publikuar në revistën Science, sipas Agjensisë Franceze, përmendin se arritën të luftojnë në nivel molekular krijimin e gurit, duke studiuar kristalet që përgjegjësohen për krijimin e gurëve në veshka.
Duke përdorur mikroskopa të sotisfikuar, që lejojnë vëzhgimin e objekteve me përmasa një nanometër, analizuan zhvillimin e kristaleve L-cystine, që formojnë një lloj të veçantë të gurëve të veshkave. Shkencëtarët, duke ditur mënyrën se si këto kristale krijohen dhe zhvillohen, arritën që të ndalonin rritjen e tyre me ndihmën e një substance kimike.
Gurët që krijohen nga L-cystine zakonisht janë më të mëdhenj se ato të llojeve të tjera. Kthehen më shpesh pas thyerjes fillestare dhe mund të shkaktojnë dëme kronike të veshkave, ndërsa terapitë aktuale për gurët në fjalë mund të kenë efekte anësore të padëshirueshme si:
- vjellje
- lodhje
- alergji të lëkurës etj.
“Zbulimi mund të çojë në parandalimin e gurëve në veshka, thjesht me ndalimin e kristalizimit”, deklaroi hulumtuesi Michael Ward, udhëheqës i Departamentit të Kimis të N.Y.U.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi