Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë

A e keni mundesine ekonomike te ndiqni keto 10 keshilla per te kaluar nje nate te nxehte. Ju lutem jepni nje vote te sinqerte.

0 - 0%
0 - 0%
 
Totali i votave: 0
 
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Do ja lejonit vetes? Empty Do ja lejonit vetes?

Sat 3 Apr 2010 - 17:37
Një mbrëmje me të dhe një weekend i tërë kushtuar kënaqësisë. Ja këshillat dhe sugjerimet e nevojshme për ta bërë vërtet të zjarrtë këtë mbrëmje.

1 Vendi që shumë gra preferojnë, si alternativë me dhomën e tyre të gjumit është një hotel luksoz. Pini shampanje në dhomëzën romantike, ku keni qenë kohë më parë dhe keni kaluar një natë të paharrueshme.

2 Prenotoni dhomën fillimisht dhe siguroni bashkëpunimin me recepsionin, i cili sugjeron dhomën më romantike. Kujdes, bëji gjërat me takt dhe me mend, nuk duhet të zbulosh detajet që hedhin në erë gjithçka.

3 Kujdes pastaj në privacy: një natë në një motel bëhet më therëse nëse ndryhet me sekrete. Strukturat më të mira kanë parking të mbyllur dhe drejtpërdrejt të lidhur me dhomat për të shmangur shikimet dhe njohjet.

4 Nëse ua mban xhepi zgjidhni suite me pishinë dhe hidromasazh. Bëni lojëra dhe truke pa fund, p.sh. t'ju marrë rrjedha e ujit dhe lërini t'ju gudulisin bulëzat e ujit që japin ndjesi kënaqësie të jashtëzakonshme.

5 Një darkë romantike të dashuruarish nën dritat e qirinjve, nuk është gjithçka. Përpiquni të eksploroni duke shijuar ushqimet në shtrat, duke ushqyer njëri-tjetrin, apo duke pirë shampanjë akull të ftohtë.

6 Për një mbrëmje plot stile 9 javë e gjysëm, përdor gjithnjë frutat. Kokrra rushi të ngrira në frigorifer, lulështrydhe me panë për përdorime nga më të ndryshmet dhe lojëra erotike me shampanjë...

7 Fillo paraprakisht para se të shkosh në dhomën e gjumit. Një vend ideal është ashensori dhe nëse është shumë i shpejtë, shtypni Stop për disa minuta. Momente magjike mund të përjetoni nën presionin e lëvizjes.

8 Një dush i ngrohtë dhe më pas kalon në shërbime më intime ndaj partnerit. Apliko masazhe të lehta me vajra të parfumuara për të qetësuar trupin dhe parapërgatit mendjen për mijëra kënaqësi të një nate pafund.

9. Të zgjedhësh një look të pazakontë, duke hequr dorë nga bokserët e zakonshëm dhe nga bluza e shëndetit. Në një lidhje ideale, barrierat e tipit "mbipeshë" "akne" apo "celulite" nuk duhet të ekzistojnë.

10 Kujdes ! Është e ndaluar të shihet televizor
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi