Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

E rrallë, 6-vjecarja shqiptare transplant të trefishtë organesh Empty E rrallë, 6-vjecarja shqiptare transplant të trefishtë organesh

Fri 9 Mar 2012 - 14:09
E rrallë, 6-vjecarja shqiptare transplant të trefishtë organesh 52105MIAMI- 6-vjecarja shqiptare Angela Bushi është pacientia e cila kreu me sukses operacionin e parë në botë për transplantimin njëkohëshit të tre organeve - mëlçisë, pankreasit, dhe veshkave tek një fëmijë.

Vogëlushja e prekur nga sindromi Wolcott-Rallison (WRS), iu nënshtrua operacionit të vështirë në një nga spitalet e Miamit, raporton Zëri i Amerikës.

Për fat të mirë, për 6-vjeçaren Angela Bushi, mjekët në spitalin e fëmijëve Holtz dhe Shkollën Mjekësore Miller në Universitetin e Miamit, ishin në gjendje të diagnostikojnë gjendjen e saj para se të rendohej. Dhe më e rëndësishmja, mjekët arritën t'i sigurojnë jetën me një transplantim të kombinuar të veshkave, mëlçisë dhe pankreasit, duke ruajtur shëndetin e organeve të tjera.

SËMUNDJA

Angela u lind e shëndetshme, por u prek nga diabeti kur ishte 1 vjeç. Në shtator të vitit 2011 - në moshën 5 vjeçare - tek Angela filluan të shfaqeshin simptoma të ngjashme me ato të gripit dhe pastaj ndodhi dëmtimi i mëlçisë.

SINDROMI WOLCOTT-RALLISON
Sindromi Wolcott-Rallison shfaqet me probleme të shumta, duke përfshirë dëmtimin e mëlçisë, diabet, mosfunskionim të veshkave, probleme të kockave dhe të rritjes, infeksione të përsëritura, dëmtime të intelektit. Për shumicën e fëmijëve të prekur nga ky sindrom, sëmundja rezulton në vdekje.
(el.me/BalkanWeb)

E rrallë, 6-vjecarja shqiptare transplant të trefishtë organesh Spacer
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

E rrallë, 6-vjecarja shqiptare transplant të trefishtë organesh Empty Re: E rrallë, 6-vjecarja shqiptare transplant të trefishtë organesh

Fri 9 Mar 2012 - 14:09
te uroj jete te gjate

o zot i madh
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi