- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Prerja e borxhit grek, Eurogrup miraton këstin 35.7 mld Euro
Fri 9 Mar 2012 - 22:54
ATHINE - Përfundoi me sukses reduktimi i borxhit grek, që parandalon mundësinë e një falimentimi të pakontrolluar të Greqisë dhe i hap rrugën shërimit të ekonomisë greke.
Suksesi, që lidhet me pjesëmarrjen e individëve, në dëmtimin më të madh të borxhit në historinë botërore, i hapi menjëherë rrugën miratimit të këstit të parë nga paketa e kredisë së re për Greqinë, që arrin në 130 miliardë euro.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, pjesëmarrja vullnetare në programin e shkëmbimit të bonove greke (PSI) arriti në 85,8% për mbajtësit e obligacioneve që janë në varësi të ligjit grek, dhe 69% për mbajtësit e obligacioneve që janë në varësi të ligjit ndërkombëtar. Për te përfituar borxhin e unionit, shtetit grek i duhej qe te paktën 75% e mbajtësve te obligacioneve te nënshkruanin bashkëpunimin e tyre.
Nga 206 miliardë të borxhit të përgjithshëm të individëve, mbajtësit e letrave me vlerë 172 miliardë euro pranuan shkëmbimin vullnetar dhe ndryshimin e kushteve të lidhjeve ekzistuese nën PSI. Pra, marrëveshja përfshin 172 miliardë euro të vlerës së borxhit, ndërsa investitorët humbasin deri në 74% të investimit të tyre. Sipas kësaj marrëveshjeje do të shkurtohen 107 miliardë euro nga borxhi total i Greqisë.
Miratohet kësti i parë i paketës së dytë të ndihmës
Pas rezultatit të suksesshëm të "prerjes" se borxhit grek dhe pjesëmarrjes së madhe të individëve, sot ministrat e financave të eurozonës kanë miratuar lirimin e këstit të parë, prej 35.7 miliardë euro nga paketa e dytë e ndihmës për Greqinë, që në total është 130 miliardë euro.
Presidenti i Eurogroup Jean-Claude Junker e bëri njoftimin pasi kryesoi një telekonferencë të ministrave të financave të eurozonës.
BE dhe FMN kishin thënë se nëse shkëmbimi i borxhit nuk do të përfundonte, atëherë Greqia nuk do të merrte dot paketën e shpëtimit prej 130 miliardë eurosh.
Reagimet për marrëveshjen
Ministri grek i Financave, Evangelos Venizelos tha pas përfundimit të procesit: "Me mbështetjen e sektorit zyrtar dhe kreditorëve privatë, Greqia do të vazhdojë të zbatojë masat e nevojshme për të arritur rregullimet fiskale dhe reformat strukturore me qëllim që të kthehet në rrugën e rritjes së qëndrueshme". Ai deklaroi se në vitin 2020 borxhi do të jetë i qëndrueshëm. "Ne i shkarkuam fëmijët dhe nipërit tanë nga barra e borxhit historik", tha Venizelos.
"Është një moment historik i shkëmbimit shumë të suksesshëm të obligacioneve. Kjo na lejon të lëvizim drejt stabilizimit ekonomik dhe rritjes ekonomike ", tha për stacionin televiziv Mega, zëdhënësi i qeverisë Pantelis Kapsis.
"Eshtë shmangur rreziku i një krize të rëndë në eurozonë," tha kreu i FMN-së dhe Christine Lagarde, ndërsa Sekretari amerikan i Thesarit Timothy Geithner tha se “Evropa, në sajë të masave të ndërmarra për të ulur krizën e borxheve në të, nuk paraqet rrezik të rëndësishëm për ekonominë globale”.
Edhe qeveritë evropiane janë shprehur të kënaqura dhe optimiste për përfundimin e procesit në Greqi duke e cilësuar atë një “hap të madh në rrugën drejt stabilizimit”.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi