Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Prerja e pemëve, PS akuzon Bashën  Empty Prerja e pemëve, PS akuzon Bashën

Fri 15 Jun 2012 - 22:46
Një dite pas reagimit të ambientalistëve për prerjen e pemëve në Parkun Kombetar në Liqenin Artificial të Tiranës kanë reaguar edhe këshilltarët socialistë në Këshillin Bashkiak.

Ata denojne prerjen e pemeve ne park, duke i kujtuar kryetarit te bashkise, se ka premtuar nje Tirane te gjelbert gjate fushates elektorale, nderkohe qe po shkakton nje dem te rende mjedisor, pa vene ne dijeni askend.

"Kemi një sensibilitet të madh, një shqetësim të qytetarëve të Tiranës dhe organizatave ambientaliste, në lidhje me masakrën që ka ndodhur në Parkun Kombëtar të Liqenit në Tiranë, ku mijëra metra katrorë janë shkatërruar brenda një nate. Ne i

kërkojmë kryetarit të Bashkisë së Tiranës, të dalë menjëherë publikisht, të bëjë transparencë dhe të shpjegojë mbi çfarë baze ligjore, mbi çfarë akti e ka marrë këtë vendim? Ku janë bazuar autoritetet e bashkisë së Tiranës, që kanë ndërhyrë dhe kanë kryer këtë veprim që për ne konsiderohet antiligjor? I kërkojmë Prokurorisë së Tiranës të nisë menjëherë hetimet", tha kryetari i grupit të këshilltarëve socialistë, Aldrin Dalipi.

Bashkia e Tiranes sqaron se prerja e pemeve eshte bere per zgjerimin e rruges se Elbasanit nga Fakulteti Ekonomik, deri ne Sauk. Nderkohe, qe sipas keshilltareve socialistë Gent Gazheli dhe Florian Pullazi, nuk ka ndonje vendim te miratuar per nisjen e ketyre punimeve, per me teper qe per prerjen e pemeve kerkohet leje e posaçme, aq me teper kur behet fjale per kete park qe ka nje status te veçante.
tch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi