Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqipëria e izoluar, pa bukë, Berisha “orgji” feste me Bashën Empty Shqipëria e izoluar, pa bukë, Berisha “orgji” feste me Bashën

Sun 12 Feb 2012 - 17:22
Ministria e Brendshme ka publikuar gjendjen alarmante qe ndodhet
vendi per shkak te motit por dhe te krizes ekonomike ndersa kryeminstri
Berisha se bashku me zedhenesine e vete Lulzim Basha kane realizuar nje
feste per te kujtuar 92 vjetorin e Tiranes. Ne gjithe vendin qe jane
prekur nga bora qytetaret po ushqehen me miser te zier ndersa
kryeministri eshte duke festuar ne kryeqytet.
Nisur nga përkeqësimi i motit në vend Policia Rrugore ka publikuar
situatën e akseve rrugore në shkallë vendi, bazuar në informacionet më
të fundit. Kështu në qarkun Kukës gjendja e akseve rrugore është si më
poshtë:
1.aksi rrugor Morinë – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
2.aksi Kukës – Krumë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
3.aksi B.Curri – Qafë Morinë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
4.aksi B.Curri – Fierzë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
5.aksi B.Curri – Valbonë i pa kalueshëm,
6.aksi Krumë – B. Curri i pa kalushëm,
7.aksi Krumë – Qafë Prushi i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi
8.aksi Kukës – Topojan i pakalueshëm,
9.aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë – Kala e Dodës në drejtim të
Peshkopisë i pakalueshëm,
10.aksi Shëmri – Qafë Shllak i pakalueshëm,
11.aksi rrugor Topojan – Shishtavec i pakalueshëm,
Trashësia e dëborës varion nga 70 cm në Kukës në 150 cm në Tropojë.Po
punohet në vazhdimësi në bashkëpunim me entin pronar të rrugëve
përpastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha akset nacionale
në këtë qark, si dhe për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të
gjitha akset rrugore.
Në qarkun Dibër:
1.aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
2.aksi rrugor Klos – Burrel – Ulëz i kalueshëm me zinxhirë,
3.aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren i pakalueshëm,
4.aksi Krastë – Bulqizë i pakalueshëm,
5.aksi rrugor Peshkopi – Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit
i pakalueshëm,
6.aksi Peshkopi – Muhurr – Arras i pakalueshëm,
7.aksi Arras – Zall Dardhë – Reç i pakalueshëm,
8.aksi Steblevë – Librazhd i pakalueshëm,
9.aksi Arras – Lurë i pakalueshëm
Trashësia e dëborës varion nga 60 cm deri në 110 cm. Po punohet në
vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së
rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Shkodër:
1.aksi rrugor Shkodër – Mabe i kalueshëm me zinxhirë,
2.aksi rrugor Shkodër – Muriqan i kalueshëm me zinxhirë
3.aksi rrugor Shkodër – Koman i kalueshëm me zinxhirë,
4.aksi Qafë Çelë – Pukë – Fushë Arrës i pakalueshëm,
5.aksi Fushë Arrës – Qafë Mali- Qafë Shllak i pakalueshëm,
6.aksi Fushë Arrës – Gjegjan – Shpal i pakalueshëm,
7.aksi Koplik – Hani i Hotit i kalueshëm me zinxhirë,
8.aksi Koplik – Razëm i pakalueshëm,
9.akset Bogë – Theth, Selcë – Vermosh të pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre.
10.akset në drejtim te Dukagjinit të pakalushme,
11.aksi Qafë Mali – Dardhë – Fierz i pakalueshëm,
12.aksi Fushë Arrës – Iballë i pakalueshëm
Trashësia e borës nëzonat malore është deri në mbi 150 cm. Po punohet në
vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendje së
rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Lezhë:
1.aksi Rubik – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë me një kalim,
2.aksi rrugor Mirditë – Shpal – Fushë Arrës i pakalueshëm,
3.në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës akset rrugore janë të pakalueshme.
Si rezultat i uljes së temperaturave ka ngrica në disa akse rrugore.
Në të gjitha akset rrugore nacionale në rrethin e Lezhës lëvizja e
automjeteve është e kalushme. Po punohet me entin pronar të rrugëve, për
hedhjen e kripës dhe skorjeve.
Në qarkun Tiranë:
1.në drejtim të Qafë Krrabës i kalueshëm pa zinxhirë,
2.në drejtim të Dajtit i kalueshëm pa zinxhirë,
Në qarkun Elbasan:
1.aksi Librazhd – Qafë Thanë i kalueshëm me zinxhirë,
1.aksi Elbasan – Qafë Krrabë i kalueshëm,
2.aksi Librazhd – Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij
aksi. Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.
Në qarkun Korçë:
1.aksi rrugor Kapshticë -Korçë – Qafë Thanë i kalueshëm me zinxhirë,
1.aksi rrugor Boboshticë – Dardhë dhe aksi rrugor Korçë – Voskopojë janë të pakalueshëm,
2.aksi Korçë – Ersekë – Leskovik i pakalueshëm,
3.aksi Korçë – Goricë i pakalueshëm,
Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulta. Po punohet në vazhdimësi me
entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të
gjitha akset rrugore.
Në qarkun Berat:
1.aksi Bogovë – Skrapar kalohet pa zinxhirë, po punohet në vazhdimësi me
entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.Në të gjitha akset
rrugore lëvizja është normale.
Në qarkun Gjirokastër:
1.aksi Kakavijë – Gjirokastër – Tepelenë kalohet pa zinxhirë,
2.aksi Tepelenë – Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,
3.aksi Përmet – Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë,
4.aksi Jorgucat – Qafa e Muzinës e kalueshme pa zinxhirë,
Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e
gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Vlorë:
1.në aksin rrugor Vlorë – Llogara lëvizja e automjeteve kryhet me
zinxhirë, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për
normalizimin e gjendjes. Momentalisht ka reshje dëbore në Llogara. Në të
gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa
probleme.

Berisha e Basha feste ne Tirane

Tirana feston sot 92-vjetorin e shpalljes kryeqytet i Shqipërisë.
Bashkia e Tiranës ka organizuar sot një simpozium me këtë temë, në të
cilin merrte pjesë edhe kryeministri Berisha, kryebashkiaku Basha, krerë
të komuniteteve fetare, pjesëtarë të familjeve të vjetra tiranase dhe
studiues të ndryshëm.

Në fjalën e tij, kryeministri Berisha u shpreh se Tirana është kthyer
sot në zemrën dhe trurin e kombit, por mbi të gjitha ajo mbetet ëndrra e
të gjithë shqiptarëve.

“Përzgjedhja e Tiranës si kryeqytet ishte një nga aktet më madhore në
përpjekjet e shqiptarëve për të krijuar një shtet të lirë. 92 vjet më
parë, Sulejman Delvina, Ahmet Zogu dhe anëtarë të tjerë të Kongresit të
Lushnjes morën një nga vendimet më të mençura të të gjithë historisë
sonë, vendimin për ta bërë Tiranën kryeqytet të shqiptarëve”, tha
Berisha.

Kreu i qeverisë u ndal në ngjarjet gjatë dhe pas Luftës së Dytë
Botërore , duke theksuar se klasa politike e asaj kohe nuk diti kurrë të
hynte në zemrat e banorëve të Tiranës.


nga AMA-News
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqipëria e izoluar, pa bukë, Berisha “orgji” feste me Bashën Empty Re: Shqipëria e izoluar, pa bukë, Berisha “orgji” feste me Bashën

Sun 12 Feb 2012 - 17:42
Sa mot i keq sivjet mor aman cudi po me ben sepse keto vitet e fundit na kishin fus tmerrin per shkretetire e se sdo kemi uje te pime ngaqe skishim dimer por vere ne kete kohe e sivjet keto tragjedi sikur po na dergojne vertet sinjale per fundin e botes Merzitur
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Shqipëria e izoluar, pa bukë, Berisha “orgji” feste me Bashën Empty Re: Shqipëria e izoluar, pa bukë, Berisha “orgji” feste me Bashën

Sun 12 Feb 2012 - 18:31
njeriju esht i pa knaqur me dhuratat e zotit disa vite nuk ka pas bor po as rreshje te shijut dhe jemi lut zotit te ket shi veres po dhe bor dimrit dhe tash kemi bor mjaft po nuk jem pregradit per dimer as ne si indivit po sa sheti
Sponsored content

Shqipëria e izoluar, pa bukë, Berisha “orgji” feste me Bashën Empty Re: Shqipëria e izoluar, pa bukë, Berisha “orgji” feste me Bashën

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi