Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Berisha: Shqipëria dixhitale, bulevardi i transparencës  Empty Berisha: Shqipëria dixhitale, bulevardi i transparencës

Fri 28 Oct 2011 - 2:00
Tiranë, 27 tetor 2011, NOA- Kryeministri Berisha mori pjesë sot në inaugurimin e sistemit dixhital të informacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, një investim me vlerë 1 milionë dollarë. Në fjalën e mbajtur me këtë rast ai shprehu përgëzimet për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe Ministrinë e Punëve Publike dhe Transporteve për punën e bërë, duke vënë në dispozicion të qytetarëve shqiptarë, një drejtori shërbimi, me standarde bashkëkohore dhe moderne. Kryeministri theksoi se “Instalimi i sistemit dixhital në drejtorinë tuaj, përbën një mundësi të madhe për të shmangur, keqbërjen dhe trafiqet e automjeteve, të cilat përbëjnë një vepër të rëndë penale. Sot, çdo njëri që disponon makinë e tij, duhet të ndihet zot i saj dhe ky sistem ti krijon të gjitha këto mundësi”. Krahas kësaj arritje kryeministri theksoi se e një rëndësie të madhe është edhe faza e testeve të patentës. Në këtë kontekst ai theksoi se duhet instaluar modeli më rigoroz dhe më transparent që ekziston. “Provat duhet të jenë provat më serioze, sepse ato dhe kanë të bëjnë me jetën. Duhet të bëjmë një përballje shumë planësh me këtë çështje jashtëzakonisht të dhimbshme, sepse janë jetë njerëzit dhe një nga ato më themeloret është rigoroziteti i dokumentit të drejtimin e makinës. Çdo qytetar i këtij vendi të marrë patentat, por njëkohësisht të dëshmojë aftësitë më të merituara të marrjes së saj”, theksoi ai.

“Sistemi përben një hap të madh përpara në përpjekjen tonë, për të ngritur një sportel të vetëm unik për të gjithë qytetarët shqiptarë, faktikisht këtu mblidhen të dhëna dixhitale nga disa institucione të tjera. Në këtë mënyrë dora dorës ne do të shkojmë derisa të gjitha të dhënat të bashkohen në një sportel të vetëm dhe qytetari aty të gjejë çdo lloj shërbimi që ka nevojë ndaj kësaj administrate”, theksoi kreu i qeverisë.

Kryeministri Berisha tha se Shqipëria dixhitale është leva e Arkimedit , për tu ndarë nga prapambetja e trashëguar, se është bulevardi i transparencës, është rruga më e sigurtë, për të ecur dhe për të qenë të hapur ndaj qytetarëve për të qenë të kontrolluar prej tyre, por dhe për tu ofruar atyre shërbimet në kohen më të shkurtër dhe më të mirë.

Mësohet se ky informatizim bën të mundur që DPSHTRr do të jetë pjesë e GOV-netit dhe nëpërmjet këtij rrjeti bëhet marrja e Informacionit nga institucionet shtetërore si Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, QKL, në kohë reale dhe i përditësuar me programet informatike bazë të mjeteve, taksave, gjobave të kontrollit rrugor, etj.

a.y/NOA
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Berisha: Shqipëria dixhitale, bulevardi i transparencës  Empty Re: Berisha: Shqipëria dixhitale, bulevardi i transparencës

Fri 28 Oct 2011 - 2:04
Flisni SHQIP o u marte e mira...

Nga i tere titulli pervec emrit SHQIPERIA, te gjitha fjalet e tjera te huaja!!!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi