Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Berisha: Shqipëri dixhitale, për qeveri transparente Empty Berisha: Shqipëri dixhitale, për qeveri transparente

Mon 7 Nov 2011 - 19:22
Berisha: Shqipëri dixhitale, për qeveri transparente BerrishaKryeministri Berisha ka deklaruar se teknologjia dixhitale në shumë aspekte është leva e Arkimedit për të kapërcyer kohërat.

Duke folur në Konferencën dy ditore të vendeve pjesmarrëse në iniciativën rajonale Electronic South Eastern Europe, shefi i qeverisë theksoi se tekonologjia dixhitale bën të mundur një qeverisje sa më transparente dhe për të ofruar për qytetarët shërbimet më të mira.

“Teknologjia dixhitale është e rëndësishme për të vendosur gjithashtu në themel të veprimtarisë sonë transparencës si kusht i të gjitha kushteve për një qeverisje të mirë. Vendet tona janë që të gjitha të detyruar të rendin në orbitën e globalizmit dhe në këtë kontekst teknologjia dixhitale është jetike në mënyrë që të ecim së bashku me tik takun e orës globale” ka theksuar Berisha.

Më tej kryeministri Berisha theksoi se Shqipëria ofron një eksperiencë ndër më uniket në Europë dhe botë dhe unikaliteti i saj qëndron në faktin e hidhur që në vitin 2005 niveli i perimetrimit të IST ishte nga më të ultit në botë.
“Ky indeks ishte 4.8 përqind ndërsa perimetrimi i telefonisë celulare ishte vetëm 38 përqind. Prandaj dhe për qeverinë time është një nga objektivat më madhore, më ambicioze por natyrisht dhe më e vështira ishte Shqipëria në moshën dixhitale” ka theksuar më tej Berisha.

Shefi i qeverisë gjithashtu theksoi se Shqipëria renditet ndër vendet më të parë për shkallën e perimetrimit të telefonisë celulare ndërsa është i vetmi vend me 4 operatorë celulalë, ka dhënë 2 licensa për 3G dhe parashikon që të avancojë me teknologjinë 4G.
“Ne synojmë që të kapin, të shënojmë një kthesë të re në Shqipërinë dixhitale. Ne mbyllim këtë vit duke u renditur të dytën në botë sipas raportit të forumit të komitetit global për gadishmërinë e rrjetit. Në ambicien tonë e kemi që të kapim një nga nivelet më të larta” ka shtuar më tej Berisha.

Nga ana e tij Ambasadori i Bashkimit Evropian Ettore Sequi deklaroi se axhenda dixhitale është me rëndësi për Komisionin Evropian./Oranews/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi