Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Berisha: Lotaria, transparente Empty Berisha: Lotaria, transparente

Sun 24 Jun 2012 - 18:47
Berisha: Lotaria, transparente Berisha1Kryeministri Sali Berisha u takua me homologun kosovar Hashim Thaçi në një takim zyrtar në Tiranë ku kanë folur për ndryshimet në qeveritë e Kosovës e Shqipërisë dhe perspektivën europiane të Shqipërisë dhe Kosovës.

Pas takimit, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Kosovës, Berisha foli për tenderin e lotarisë kombëtare duke e cilësuar këtë proces si “transparent” dhe duke ftuar Komisionin Hetimor të opozitës ta hetojë atë.

“Procesi ka qenë publik dhe transparent, i botuar në të gjitha mediat ndërkombëtare me kritere rigoroze të përcaktuara nga qendra europiane dhe ajo botërore e llotarive. Kriteri i parë është licensa e transparencës që këto qendra ua lëshojnë

vetëm disa kompanive që plotësojnë disa kritere që ju ftoj t’i lexoni. Natyrisht Shqipëria nuk mund ta shmangte këtë kriter dhe ky kriter përjashtonte një seri kompanish. Nuk impresionohem nga reagimet e bixhozxhinjve.
Ftoj Komisionin Hetimor të opozitës të kontrollojë procesin e tenderit të lotarisë”, u shpreh Berisha.

Berisha vlerëson Nokën

Në konferencën për shtyp të dy kryeministrat nuk i shpëtuan dot aktualitetit politik në vendet respektive: ndryshimeve qeveritare.

Kryeministri Berisha shpjegoi pse emëroi Flamur Nokën në vendin e Bujar Nishanit tek Ministria e Brendshme dhe komentoi kërkesën e LSI-së për ndryshime në ministritë që LSI drejton.

“Zoti Noka nuk u kandidua për gjykatës, por për një nga postet e rëndësishme të mazhorancës dhe ai ka pasur një post shumë të rëndësishëm në hierarkinë e Partisë Demokratike. Kam besim se ju gazetarët dhe qytetarët shqiptarë do të gjejnë tek zoti Noka një ministër të përkushtuar. Unë kam besim se personalitetet e propozuara nga LSI-ja do të përmbushin detyrat e besuara”, deklaroi Berisha.

Nga ana e tij, kryeministri Thaçi, i cili ka pranuar dorëheqjen e ministrit të drejtësisë dhe zv/kryeministër i qeverisë së Kosovës Hajredin Kuçi, nuk i kurseu homazhet për atë që e cilësoi një bashkëpunëtor të ngushtë. Por pa dhënë asnjë emër konkret për zëvendësuesin:

“Zoti Kuçi ka instaluar një standart të munguar në Kosovë të përgjegjësisë morale dhe do të vazhdojë të mbetet një nga bashkëpunëtorët e mi më të ngushtë”, theksoi Thaçi.

Gjatë drekës së punës në Tiranë, të dy kryeministrat folën për fundin e pavarësisë së mbikqyrur për Kosovën, 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe probleme të tjera me interes për të dy vendet.
tch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi