Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Berisha: Shqipëria e Kosova, bashkohen në BE Empty Berisha: Shqipëria e Kosova, bashkohen në BE

Sat 28 May 2011 - 23:31
Kryeministri Sali Berisha ka përsëritur tezën zyrtare të Tiranës, se Shqipëria dhe Kosova bashkohen me anë të integrimit në Bashkimin Europian.
Deklarata është bërë gjatë takimit të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Sllobodan Petrovic.
Berisha theksoi rëndësinë e kësaj vizite si një kontribut në marrëdhëniet midis dy vendeve, por edhe për shkëmbimin e përvojave përsa i përket qeverisjes vendore, e cila është qeverisja e drejtpërdrejtë për qytetarin.
Nga ana e tij, Petroviq falënderoi Berishën për mbështetjen e vazhdueshme që ai dhe qeveria shqiptare i kanë dhënë dhe po i japin Kosovës, duke theksuar kontributin që kjo qeveri ka dhënë për komunën e Graçanicës, qytetarët e së cilës presin me kënaqësi të veçantë një vizitë të Kryeministrit në komunën e tyre.
Në takim u diskutua vullneti i palëkundur i të dy qeverive për të ndërtuar bashkëpunimin më të ngushtë në të gjitha fushat dhe për të krijuar lehtësirat më të mëdha për qytetarët e të dy vendeve, për shkëmbimet e tyre ekonomike, turistike, duke hequr të gjitha pengesat për lëvizjen e lirë të qytetarëve, mallrave, etj., për të arritur të njëjtat standarde si dhe ato që ekzistojnë në BE dhe duke e kthyer bashkëpunimin midis dy vendeve në shembull të shkëlqyer të bashkëpunimit e miqësisë në rajon.
Rëndësi e veçantë i është dhënë edhe të ardhmes së dy vendeve, ku u ritheksua se Bashkimi Evropian është e ardhmja më e mirë e të dy vendeve, por dhe e mbarë rajonit.
Në këtë kontekst, u ritheksua mbështetja e plotë për dialogun Prishtinë-Beograd sikundër që u tha se pavarësia e Kosovës dhe integriteti i saj territorial është dhe mbetet interesi më i mirë jo vetëm i Kosovës, por dhe i paqes, sigurisë dhe stabilitetit të qëndrueshëm të mbarë rajonit.
Temë diskutimi ishte edhe rruga e kombit, që përfshin rrugën Durrës-Kukës dhe atë që kalon në Kosovë, Vërmicë-Merdarë në punim e sipër dhe që, siç u vlerësua, “do të shndërrohet në një nga korridoret më të rëndësishme për Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, rajonin e më gjerë”. U vlerësua edhe ngritja e linjës së re të interkonjeksionit 400 kv Tiranë-Prishtinë, që pritet të fuqizojë sistemet energjetike të të dyja vendeve.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi