Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Presheva: Shqipëria e Kosova të na mbrojnë  Empty Presheva: Shqipëria e Kosova të na mbrojnë

Fri 2 Mar 2012 - 15:06
Message reputation : 100% (1 vote)
Shqiptarët e Luginës së Preshevës ende nuk kanë kushte për një jetë normale në Serbi.

Ata kanë kërkuar që Qeveria e Beogradit të tregojë vullnet politik dhe janë shprehur të brengosur, siç kanë thënë, për eksodin e vazhdueshëm të shqiptarëve nga këto zona në jug të Serbisë.

Deputetët shqiptarë të tri Kuvendeve kanë dalë me një platformë politike për kërkesat e shqiptarëve.

Pikërisht, njëzet vjet më pare, në Luginën e Preshevës ishte mbajtur një referendum në të cilin thuhej se kjo zonë kërkon që në rast të ndryshimit të kufijve t’i bashkohet Kosovës dhe të respektohen të drejtat e shqiptarëve pa diskriminime politike që ende janë të pranishme. Këtë e ka konfirmuar edhe deklarata e re.

“Rikonfirmojmë qëndrimin e shprehur në platformën politike të vitit 2006, për respektimin e vullnetit të popullatës të shprehur me referendumin e vitit 1998 dhe përkrahjen e dhënë statusit të përcaktuar të Kosovës. Me këtë rast, ritheksojmë detyrimin që në rast të ndryshimit eventual të kufinjve, të angazhohemi për bashkangjitje të Luginës së Preshevës, me Kosovën”, u shpreh Shaip Kamberi, kryetari i Bujanovcit.

Në deklaratën e Kuvendit të Shqiptarëve konstatohet se Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës, shtete demokratike të antarësuara në strukturat euro-atlantike, së bashku, me shtetet tjera ballkanike janë garanci e stabilitetit rajonal dhe kërkohet nga institucionet e Shqipërisë dhe të Kosovës angazhim maksimal politike diplomatik për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke sforcuar angazhimin për respektimin e parimit të reciprocitetit politik, ekonomik dhe tregtar me serbët e Veriut të Kosovës.

Ashtu si edhe nga ndërkombëtarët, shqiptarët kërkojnë nga autoritetet në Kosovë dhe Serbi eliminimin e gjitha pengesave administrativo-financiare në vendkalimet kufitare dhe krijimin e kushteve të qarkullimit të lirë të qytetarëve.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi