Berisha: Shqipëria po bëhet magjia e turizmit
Wed 10 Aug 2011 - 21:10
Kryefjala e mbledhjes së qeverisë, me të cilin nisi Kryeministri Sali Berisha takimin e kabinetit të tij ishte turizmi, zhvillimi i tij dhe potencialet që mbart Shqipëria.Kryeministri Berisha deklaroi sot se Shqipëria ka shënuar një bum turistësh gjatë 6 muajve të parë të vitit. Shefi i qeverisë theksoi se rritja e turistëve tregon se Shqipëria gjithmonë e më shumë po kthehet në magjinë e turizmit.“Kam kënaqësinë t`ju informoj që nga 1 janari deri në 8 gusht 411 972 mijë shtetas të huaj kanë hyrë më shumë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo përbën një rritje të madh dhe në shumë aspekte dëshmon se Shqipëria gjithmonë e më shumë po bëhet magjia e turizmit. Vetëm në datën 5 gusht në Shqipëri kanë hyrë 57 mijë turistë dhe vizitorë, pra në Shqipëri hyjnë 1/6 në një ditë e të gjithë turistëve dhe vizitorëve që kanë hyrë gjatë 2004”, ka theksuar Berisha.Kryeministri Berisha nuk la pa përmendur edhe mangësitë duke u ndalur tek plehrat si problemi më shqetësues.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi