Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Aleanca Kuq e Zi akuzon Kuvendin e Shqipërisë Empty Aleanca Kuq e Zi akuzon Kuvendin e Shqipërisë

Sat 20 Aug 2011 - 16:54
Në vijim të kundërshtimit të ligjit për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare, Aleanca Kuq e Zi akuzoi sot Kuvendin e Shqipërisë se nuk ishte transparent dhe ka manipuluar procedurat e miratimit të këtij ligji të shumëdebatuar.
Në një deklaratë për shtyp, Aleanca Kuq e Zi bën me dije se Kuvendi fshehu numrin e deputetëve të pranishëm në sallë dhe emrat e të gjithë deputetëve që votuan ligjin afro një muaj e gjysmë më parë.“Kuvendi nuk ka publikuar listë prezencën e deputetëve në sallë. Në Kuvend atë ditë ishin 69 dhe jo 71 deputetë”, thuhet në deklaratën e aleancës.Aleanca Kuq e Zi deklaron se votimi i
Censusit u arrit me dy duar, për shkak se dy deputetë nuk ndodheshin fare në Kuvend, madje as në Shqipëri atë ditë.Bëhet fjalë për deputetët Lefter Maliqi dhe Gëzim Dibra.Sipas Aleancës Kuq e Zi, votimi i Censusit është faqja e zezë e këtij ligji, i cili është kundërshtuar me forcë nga kjo aleancë dhe qarqe shqiptare, që e konsiderojnë si antikushtetues për shqiptarët.Aleanca Kuq e Zi e cilësoi votimin në parlament si një skandal për transparencën e funksionimit të Kuvendit.Ky kundërshtim i aleancës përkon edhe me përcaktimin e Kushtetutës, e cila në nenin 45/4 të saj përcakton qartë se “Vota është vetjake”, ndërkohë që një nga parimet më themelore të demokracisë është parimi 1 deputet 1 votë.

Aleanca Kuq e Zi e ka kundërshtuar legjitimitetin e këtij ligji, që sipas saj është miratuar me më pak se 50 për qind të votave të të gjithë deputetëve, ndërkohë që sipas saj ligji duhet të votohet me shumicë të cilësuar për shkak të rëndësisë së tij.

Ky reagim i Aleancës Kuq e Zi vjen si kundërpërgjigje e deklaratave të kryeministrit Sali Berisha, i cili duke folur për ligjin e Censusit të përgjithshëm të popullatës dhe banesave në mbledhjen më të fundit të qeverisë, i akuzoi nismëtarët e kundërshtimit të regjistrimit si mjeranë politikë që nuk meritojnë as postet që kanë.

Njëri nga kundërshtuesit e fortë të këtij ligji është nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi