Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Klajdi Selimi: Si do t’i bëj bashkë në një skuadër futbolli Bashën dhe Ramën Empty Klajdi Selimi: Si do t’i bëj bashkë në një skuadër futbolli Bashën dhe Ramën

Sat 11 Feb 2012 - 18:08
Klajdi Selimi: Si do t’i bëj bashkë në një skuadër futbolli Bashën dhe Ramën Klajdi3Balerini i famshëm i “Amici” rikthehet në Tiranë me një projekt bamirësie. Do luajnë futboll edhe Topalli e Dade.Skuadrat me VIP-a shqiptarë|Skuadra e televizionit Ardit Gjebrea, Adi Krasta, Agron Llakaj, Sokol Balla, Blendi Fevziu, Alban Dudushi, Arian Çani, Alketa Vejsiu, Aleksandër Gjoka, Pirro Çako, Redon Makashi, Flori Mumajesi, Sinan Hoxha, Elsa Lila, Hygerta Sako dhe Çiljeta Xhilaga.Skuadra e politikanëve Lulzim Basha, Edi Rama, Ilir Meta, Jozefina Topalli, Fatos Nano, Ben Blushi, Gert Bogdani, Edi Paloka, Erion Braçe, Erion Veliaj, Arta Dade, Alexander Arvizu, Majlinda Bregu, Blendi Klosi, Genc Pollo dhe Saimir Tahiri.Me shaka do ta konsideronte “një vallëzim me ujqërit” realizimin e projektit të tij për të bërë bashkë në një skuadër futbolli dy rivalët në politikë, Lulzim Bashën dhe Edi Ramën. Fjala është për një ndeshje bamirësie, ku përballë politikanëve të njohur do të jenë personazhe të njohura të medias dhe televizionit. Balerini 28-vjeçar që bëri famë në spektaklin “Amici” në Itali, tregon për projektin e ri që do të realizojë në Shqipëri, ku politikanët përballë personazheve VIP do të ndeshen për kupën “Champions for Charity”.
Cila ka qenë deri tani karriera jote si balerin në Itali, dhe cilat janë angazhimet e tua të momentit në lidhje me baletin?
Karriera ime në Itali nisi me pjesëmarrjen time në programin “Amici” të Maria de Filippi, ku në edicionin e 4-t, pas 11 javësh i pari në klasifikim, në finalen e madhe mora medaljen e bronztë. Falë “Amici”-t arrita të kërcej në skenën e Sanremos, teksa i mirënjohuri Gigi D’Alessio performonte. Më pas vazhdova me “Buona domenica” të Mauricio Costancos etj. Për momentin mbaj seminare dhe laboratore koreografike në shkolla të ndryshme në Itali dhe spektakle të ndryshme si balerin.
Je kthyer në Shqipëri për të vazhduar karrierën tënde mes dy vendeve. Cilat janë projektet artistike që ke plan t’i realizosh këtu?
Po, e vërtetë është që unë muajt e fundit jam shumë i pranishëm dhe në Tiranë. Në verë solla në Shqipëri Dr.Rizzo nga Kalabria, për të vendosur një kulturë mes Kalabrisë dhe Shqipërisë me projekte të mbështetura direkt nga komuniteti europian. Ndërkohë finalizova projektin tjetër, për të cilin më janë dashur plot tre vjet punë, i quajtur Alcaj, për herë të parë çaji i malit në bustinë, dhurata ime për 100-vjetorin. Dhe nuk mbaroi me kaq, tjetra që kam menduar është Lulzim Basha dhe Edi Rama, së bashku në një skuadër futbolli, në projektin tim “Champions for Charity”.
Si lindi kjo ide dhe kur mund të realizohen ndeshjet me lojtarët VIP?
Si anëtar i “Mediaset stars” dhe skuadrës “Amici” në Itali, mendova pse jo dhe në Shqipëri të mbaheshin ndeshje të tilla, do të ishte fantastike. Unë kam renditur në projektin tim emrat e personazheve të njohura të politikës, medias dhe televizionit, ndërkohë që mund të bëhen pjesë dhe të tjerë që mendojnë se luajnë mirë futboll e deshirojnë t’i bashkëngjiten kësaj iniciative sportive bamirësie, ku luhet për trofe të kampionëve të bamirësisë, ku të ardhurat nga biletat, SMS-të dhe sponsorat do t’u shkojnë fëmijëve jetimë dhe familjeve në vështirësi. Nëse nuk gaboj, ky projekt organizohet për herë të parë në Shqipëri.
Në ç’fazë është projekti dhe si është menduar organizimi i ndeshjeve?Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ndërkohë që stafi im ka filluar punën për organizimin. Ky aktivitet është menduar të ketë pjesëmarrës katër skuadra futbolli, dy do të jenë shqiptare dhe dy italiane. Koordinator për marrëdhëniet me skuadrat italiane do të jetë miku im Toros i “BB4”. Skuadrat italiane do të jenë personazhe të televisionit italian nga “Amici”, “Uomini e donne”, “Grande fratello”, “Fiksion” etj. Gjithashtu pjesë e këtij projekti janë kampionët italianë të futbollit, ku marrin pjesë sportistët më në zë në vite, si: Nedved, Skilaçi, Ravanelli, Panuçi, Totti etj.
Po loja me personazhe shqiptare të njohur si do të jetë?
Pikërisht në këtë projekt kam menduar të organizoj një skuadër shqiptare me personazhe yjet e televizionit shqiptar e të skenës, dhe skuadrën e politikanëve, ku ideja është të formohet nga të majtë e të djathtë bashkë. Qëllimi im është që publiku të mund të shikojë të luajnë në një skuadër z. Lulzim Basha dhe z. Edi Rama, e pa dyshim njëri do të luajë djathtas e tjetri majtas.
Dikujt do t’i tingëllonte e pabesueshme të mendonin Ramën dhe Bashën në një skuadër. Si do të mund t’i bindësh?
Mendoj tek të dy zotërinjtë e nderuar projekti që ka për qëllim bamirësinë, do të tingëllojë i vlefshëm, dhe nuk kanë pse të hezitojnë për të marrë pjesë.
Beson se kur bëhet fjalë për sport, edhe politikanët mund t’i harrojnë inatet mes njëri-tjetrit?
Po, besoj se për sport e bamirësi inatet politike mund të harrohen. Pastaj edhe po vunë trekëndësh ose hynë keq në fushën e lojës, në këtë rast pranohet dhe është pjesë e lojës. Vetëm se aty kartonët nuk janë si në Parlament.
Skuadrat me VIP-a shqiptarë|
Skuadra e televizionit
Ardit Gjebrea
Adi Krasta
Agron Llakaj
Sokol Balla
Blendi Fevziu
Alban Dudushi
Arian Çani
Alketa Vejsiu
Aleksandër Gjoka
Pirro Çako
Redon Makashi
Flori Mumajesi
Sinan Hoxha
Elsa Lila
Hygerta Sako
Çiljeta Xhilaga
Skuadra e politikanëve
Lulzim Basha
Edi Rama
Ilir Meta
Jozefina Topalli
Fatos Nano
Ben Blushi
Gert Bogdani
Edi Paloka
Erion Braçe
Erion Veliaj
Arta Dade
Alexander Arvizu
Majlinda Bregu
Blendi Klosi
Genc Pollo
Saimir Tahiri
KLOTILDA HARKA PANORAMAPLUS
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi