Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Klajdi Musabelliu: Mua me celin lulet, kur te tjereve ju bien gjethet  Empty Klajdi Musabelliu: Mua me celin lulet, kur te tjereve ju bien gjethet

Mon 22 Oct 2012 - 13:28
Klajdi Musabelliu: Mua me celin lulet, kur te tjereve ju bien gjethet  Images

Nje nga emrat qe padyshim ka shenuar talent show “Ethet e se premtes mbrema”, Klajdi Musabelliu, prej disa kohesh i ka humbur skenes shqiptare duke mos sjelle per nje kohe te gjate asnje material muzikor.
Megjithate Musabelliu ka treguar se ka qene pjese e publikut gjate performancave te tij ne pube te ndryshme te Kryeqytetit. Gjithashtu ai eshte shprehur edhe per ecurine e muzikes ne vend dhe konkurrencen mes kengeatareve.

Intervista
Tashme qe sezoni i veres ka perfunduar mund te na thoni si i keni kaluar pushimet dhe me çfare jeni duke u marre aktualisht?
Keto kohe si çdo bashkemoshatar i imi qe jeton ne Shqiperi i kam kaluar me pushime part-time. E them part-time sepse kam qene i impenjuar ne dy profesione, ne administrate si dhe me muzike live me bendin. Perveç ndonje te diele ne gjirin e Lalzit kam kaluar edhe gjashte dite te mrekullueshme ne plazhin e Jales me te rinjte e LRI-se. Fundjavat ia kam dedikuar muzikes live dhe pak rrezeve te diellit e kripes se jodizuar te rivieres sone.
Ka kohe qe nuk keni publikuar ndonje material muzikor, jeni duke u pergatitur per ndonje kompeticion muzikor?
Ne fakt u be pak shume kohe tashme qe edhe ime me ma ka harruar fytyren.(qesh) Deshira nuk ka munguar por skepticizmi ndoshta me ka bere qe te shoh ridaljen time me shume medyshje. Dua te them jo se kam harruar se si kendohet por materialet muzikore jo bindese qe kam degjuar poshte e larte nuk me kane terhequr dhe kam menduar me mire qe te rri se sa te dal sa per te mos u harruar.
Si e sheh muziken vitet e fundit, cilat jane ndryshimet qe sipas teje ka perjetuar skena muzikore?
Sigurisht qe bashke me kohen dhe muzika ka evoluar disi. Eshte komercializuar ne maksimum si vete prodhimtaria ashtu dhe publiku e tregu. Gje kjo qe le vend per debat, vlerash dhe antivlerash. Gjithsesi nder 100 kenge qe prodhohen rendesi ka qe 10 ia vlejne.
Qarkullojne zera mes kengetareve se ekzistojne kolege qe nuk duhet te shfaqen ne ekran por askush nuk e merr guximin te bej kritika hapur, pse?
Nuk e kam idene e ketij “klani thashethemesh” ne muzike por di qe ndonje nga inati i ben kengetaret te shajne njeri-tjetrin. Dikush ka te drejte dikush jo varet nga objektivizmi apo subjektivizmi i pikepamjeve te individeve perkates.
Per te gjithe ka vend nen kete qiell, dallimin e ben publiku por numri rritet dhe dalin si kepurdha pas shiut, ku mendon se eshte fajtori?
Nuk duhet te kerkojme askend per te kryqezuar. Deshirat e pjeses me te madhe te te rinjve jane te shfaqen sa me shume ne ekran, dikush per te qene i suksesshem ne shoqeri e dikush aspiron te gjeje ndonje burre me leke, dikujt i kane thene te afermit ndonje gezim familjar kur ka kenduar se ia vlen. Me pak fjale pjesa me e madhe e shohin si nje lançim ne ekran, daljen me nje videoklip dhe mendojne se “bejne namin”.
Nuk ben pjese ne grupin e kengetareve komercialist, sa fitohet nga muzika dhe çfare pune tjeter ben Klajdi?
Termi komerc kuptohet keq ne Shqiperi, pjesa me e madhe e muzikes komerciale e quajne muziken ritmike. Ne fakt komerc do te thote treg qe nuk ka lidhje fare me beatin, zhanrin. Kengetare komercial do te thote kengetare qe shet. Nga viti 2003 deri ne 2006 kam shitur dhe une. Ne muzike fitohet shume kur ke fat kur je ne top e kur di te menaxhosh situaten. Nuk permendet shifra sepse eshte gjithnje jo konstante. Aktualisht prej 1 viti punoj ne nje sektor te administrates, nje eksperience ndryshe dhe pa lidhje me muziken apo gazetarine por qe me pelqen. Rrogen nuk e them (se mos mbahet puna shtetit qe ka rroga te mira) (qesh).
Po persa i peket jetes private, ndonje ndryshim ne kete drejtim, ekziston nje dashuri qe do donit te ndanit me lexuesit tane?
Horoskopi me ka thene qe korriku, gushti kane qene muajt e mi me fat ne aspektin sentimental, nderkohe qe rezultoi se kane qene muaj plot pune dhe vetmi. Megjithate une vjeshten e kam stinen time te preferuar ne te cilen te gjitheve u bien gjethet, nderkohe qe mua me çelin
lulet.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi