Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Klajdi Haruni: Historia e “Mamicës” së vërtetë Empty Klajdi Haruni: Historia e “Mamicës” së vërtetë

Tue 19 Jun 2012 - 15:45
Klajdi Haruni: Historia e “Mamicës” së vërtetë Klajdi-haruni-001-lutem-640-avipHistoria e gjokseve aq shumë të kënduar të këngës “Mamica” për pak i ka humbur notat gazmore. Mamica dhe Taqka i vërtetë janë revoltuar. Por, a ishte kënga e frymëzuar nga personazhe konkretë? A është thurur rrugicave të Korçës, duke pasur si burim numra konkretë recipetash? Klajdi Haruni na thotë të vërtetën.
Secili prej nesh, o së paku shumica, ka luajtur nëpër fantazira me mësueset e shkollave fillore a 8-vjeçare. Mos thoni “Jo”, sepse meshkujt kanë qenë më të prirë për t’i mbushur “ëndrrat” me portretet e mësuesve të reja. Pastaj, nëse fantazia rrëshqet edhe pak në portret, nuk është faji i tyre. Të tëra këto histori kanë ngelur aty, e shumta në ndonjë ditar të harruar në ndonjë mobilie të vjetër që kush e di se pse nxjerr kokën vite më vonë. Nuk po kuptoni gjë, ë!? Mirë, po jua shpjegojmë.
I referohemi këngës që këta dy muaj ka çmendur të gjithë, gra, fëmijë e plaka. Kënga që po e dëgjove në mëngjes, nuk e heq më nga goja gjithë ditën. Jo se të pëlqen aq shumë, po të rrëmben ritmi dhe një buzëqeshje që ta dhuron vetvetiu!
“Mamica” e famshme, kënga e Klajdi Harunit, kompozuar nga Flor Mumajesi që përveçse shkundi sallën e Pallatit tëKlajdi Haruni: Historia e “Mamicës” së vërtetë Mamica-2Kongreseve, ku u zhvillua “Top Fest 9″, mori edhe Çmimin e Internetit si kënga e klikuar më shumë. Siç është e zakonshme të ndodhë me gjërat e bujshme, njerëzit provojnë e zhbirilojnë njëherë, si, qysh e tek u krijua, nga e mori frymëzimin. Në “gërmime” e sipër, teza e hipoteza, ndodh që përgjigjja të vijë edhe vetë. Bashkëshorti i një zonje të moshuar nga Korça, qytet prej nga është edhe Klajdi Haruni, ka kontaktuar me djemtë dhe është ankuar lidhur me fjalët e tekstit. Taqka, emri i të cilit përkonte ekzaktësisht me atë të Taqkës në këngë, ishte revoltuar. Ç’kishin këta çuna me gruan e tij, që na e quajtkëshin Mamica?!
Kjo histori bëri disa xhiro të shkurtra, por pa u saktësuar deri në fund nëse ishte ndonjë batutë e krijuar nga ata që e dinë mirë se emra si Taqka, Mamica, Petrika, Vaska, Raqka, e plot të tjerë, në Korçë gjen çdo një në tre veta!
Sidoqoftë ne e morëm pak më seriozisht dhe e pyetëm Klajdin nëse ishte e vërtetë kjo koincidencë. “Po është e vërtetë, Mamica (jo ajo e këngës) është ankuar vërtet, sepse emrat e të dyve ishin krejt si në këngë. Ne nuk i jemi referuar asnjë personazhi konkret”. Edhe pse Klajdi është i sigurt për këtë, një farë njohjeje me “Mamicën” e vërtetë e ka. Një mik i tiji e ka pasur mësuese në 8-vjeçare, jo më kot e bëmë lidhjen e mësipërme. Duke i qëndruar gjithsesi një linje humoristikeKlajdi Haruni: Historia e “Mamicës” së vërtetë Mamicasepse zonja në fjalë është e moshuar e mund ta interpretojë ndryshe (po me siguri duhet të ketë përkime të tjera që përmenden në tekst, përveç atyre të emrave!). “Qëllimi fillestar i kësaj kënge, pas dy të tjerave që kam nxjerrë më parë, ishte të bënim diçka argëtuese, me ritëm, tamam për verë. Dhe me sa di, ia kemi arritur qëllimit. Kemi përcjellë mjaft energji pozitive. I gjithë teksti, videoklipi e muzika kanë nota gazmore dhe nuk kanë asnjë qëllim për të bërë shaka me vajzat, jo më pastaj me një zonjë të moshuar. Ne vetë kur e kemi xhiruar, kemi qeshur pa fund. Ideja ka lindur duke konsumuar pak verë, salcë kosi e kërnacka në Korçë, dhe ashtu siç lindi duke qeshur, ashtu u realizua”.
Dhe me siguri kështu duhet të jetë, vetëm në mos në ndonjë fletë të harruar ditari, flinin ende fantazitë e çunave arrakatë…
Ja teksti i këngës “Mamica”
Me lepitkat blu,
fustanin gjer ne gju,
sa e bukur je Mamica,
flokt e gjata rica-rica,
oh na çmende fare, lozonjare.
I thirra shokët e mi,
të pimë nga një raki,
poshtë ballkonit serenatë,
të gjithë jemi bërë tapë,
oh të keqen lali,
kur do na dali.
(Ref 2x)
Hop hop ti Mamica,
më çmend me ato c*ca,
i gjithë qyteti i pëlqen.
Hop hop ti Mamica,
sa shumë të tunden c*cat,
dukesh yll ti kur kërcen.
Qyteti vajza plot,
asnjëra s’të ngjan dot,
nga mëngjesi gjer në darkë,
ty të tunden poshtë e lartë,
ohh nëpër rrugica ato c*ca.
U dogj dhe Taqka i shkretë,
e çmende këtë milet,
kur kalon nga shëtitorja,
ndahet tjetri nga dashnorja,
iii të bëfsha gropën,
sa ngjan me lopën.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi