Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Qeveria greke: Partia e çamëve, PDIU minon marrëdhëniet dy palëshe Empty Qeveria greke: Partia e çamëve, PDIU minon marrëdhëniet dy palëshe

Fri 9 Mar 2012 - 23:00
Pjesëmarrja e dy përfaqësuesve të PDIU, si zëvendësministra në kabinetin Berisha, ka trazuar Athinën.

I pyetur gjatë një konference shtypi, se si e komenton këtë fakt, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme greke Gregori Delavekuras ka deklaruar: “Ne kemi qenë të informuar në lidhje me pjesëmarrjen e dy zyrtarëve të PDIU në qeverinë shqiptare, sepse ndjekim me kujdes zhvillimet e brendshme në Shqipëri dhe jemi plotësisht të vetëdijshëm për ekuilibrat politikë që po zhvillohen në këtë vend”.

Duke vijuar më tej komentin e tij, Delavekuras theksoi se, “tema e përbërjes së qeverisë shqiptare është një çështje e brendshme” dhe shtoi se “qeveria shqiptare sipas kryeministrit të saj, Ministrit të Jashtëm por dhe zyrtarëve të tjerë, dëshiron të forcojë marrëdhëniet me Greqinë dhe të bëjë përparim në procesin e pranimit të Shqipërisë. Kjo dëshirë është reciproke, dhe Greqia ka dëshmuar në praktikë gjatë gjithë kohës mbështetjen e saj për Shqipërinë”.

Duke vijuar zëdhënësi theksoi se “është e njohur gjithashtu se partia PDIU ka pozicione që pengojnë mundësitë për përmirësim të mëtejshëm dhe forcim të marrëdhënieve tona dypalëshe”.

"Për këtë arsye, tha zëdhënësi, ne presim që qeveria shqiptare të konfirmojë në terma konkretë angazhimin e saj për përmirësimin e marrëdhënieve greko-shqiptare. Ne duam marrëdhënie të mira me Shqipërinë, por një parakusht për këtë është dëshira e ndërsjellë dhe zbatimi praktik i veprimeve, që do të tregojnë respektin midis dy vendeve dhe rritjen e bashkëpunimit".

"Mbrojtja e të drejtave të pakicës kombëtare greke është përcaktuar si detyrim për pranimin e Shqipërisë dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe", deklaroi ai.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi