Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

PDIU: Kthimi i çamëve në kufirin grek, për arësye raciale Empty PDIU: Kthimi i çamëve në kufirin grek, për arësye raciale

Tue 30 Aug 2011 - 23:07
PDIU merr shkas nga qëndrimet e shprehura nga drejtori i
përgjithshëm i policisë greke dhe dëshiron të nënvizojë sa më poshtë:I pyetur nga gazetarët shqiptarë mbi refuzimet e pleqve shqiptarë me origjinë çame në kufi, drejtori i përgjithshëm nuk dha asnjë përgjigje me vlerë, ose refuzoi të përgjigjej.Me mospërgjigjen e tij ky zyrtar i lartë i policisë greke, konfirmoi se refuzimi i turpshëm i qytetarëve të moshuar shqiptarë me origjinë çame nuk është për shkaqe policore. Nëse do të ishte kështu, ai nuk do të kishte problem të jepte një përgjigje. Pra, ky zyrtar konfirmoi në mënyrën më të mirë se vendimi për refuzimin e qytetarëve me origjinë çame është politik.Atëherë ne me të drejtë pyesim dhe institucionet europiane: a ka ndonjë arsye politike që një shtet anëtar i Bashkimit Europian, të bllokojë qarkullimin e lirë të njerëzve, parimin e shenjtë mbi të cilin është themeluar Bashkimi?
Ndërkohë, ne falënderojmë autoritetet tona të policisë që e kanë ngritur çështjen në komunikimin me homologët grekë.Ne i garantojmë qytetarët shqiptarë me origjinë çame, se do të vazhdojmë presionin tonë të vazhdueshëm pranë institucioneve shqiptare, atyre europiane dhe ndërkombëtare, me qëllim që autoritetet greke të ndalin këtë sjellje çnjerëzore në mes të Europës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi