Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nishani, shqetësim për vonesat në kufirin grek Empty Nishani, shqetësim për vonesat në kufirin grek

Mon 29 Aug 2011 - 14:33
Ministri i Brendshëm Bujar Nishani u takua sot me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë greke, Eleftherios Oikonomou, me të cilin vlerësoi nivelin e bashkëpunimit me palën greke dhe rezultatet e arritura kundër krimit dhe trafikut ilegal.
Nishani tha se në takim shprehu shqetësimin për vonesat nëpër pikat e kalimit kufitare, si dhe ndalimin për të kaluar në anën tjetër të kufirit të disa qytetarëve.Nga ana e tij, kreu i policisë deklaroi se për vonesat në kufi, që tashmë përsëriten cdo verë, dimer apo në kohë Pashkësh, do të ngrihet një grup i përbashkët pune.Oikonomou, i cilësoi të papranueshme dëmtimet e pasaportave për disa shtetas dhe tha se do të merren masa në raste të tilla.Burgaj: Bashkëpunim në luftën kundër krimitDrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj u takua sot me homologun grek Eleftherios Oikonomou.Burgaj u shpreh se në takim u bisedua për
intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut ilegal.Kreu i policisë shqiptare theksoi se ka patur përkushtimin maksimal nga pala greke për të rritur nivelin e shërbimit ndaj shtetasve nëpër pikat kufitare.Oikonomou, nga ana e tij vuri në dukje problemet nëpër pikat kufitare për shkak të fluksit të lëvizjes, ndërsa theksoi se do të punohet akoma më shumë për zgjidhjen e problemeve nëpër pikat e kalimit kufitar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi