Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Mosbesim mes popujve që dikur jetuan në një shtet! Empty Mosbesim mes popujve që dikur jetuan në një shtet!

Fri 9 Mar 2012 - 23:52
Mosbesim i madh ekziston akoma mes popujve që kanë jetuar në ish-Jugosllavi, edhe pse shumica e të anketuarve e pranojnë se kanë jetuar më mirë në kohën e RSFJ-së raporton Qendra ballkanike për hulumtim, IPSOS, me seli në Beograd.
Sipas IPSOS, janë anketuar gjenerata e lindur në vitin 1971 dhe 1991, dhe vetëm 25 deri në 40 për qind janë përgjigjur se u besojnë edhe popujve të tjerë në ish-Jugosllavi.

Më së shumti mosbesim ndaj të tjerëve kanë qytetarët e Serbisë dhe ata të Kosovës, ndryshe nga qytetarët e Maqedonisë dhe ata të Bosnjës dhe Hercegovinës, që prijnë për nga besimi ndaj popujve të ish-Jugosllavisë.

Në Serbi, 43 për qind e qytetarëve kanë besim ndaj sllovenëve, ndërsa besimi ndaj të tjerëve është më i vogël – ndaj malazezëve është 33 për qind, ndërsa ndaj shqiptarëve vetëm nëntë për qind.

Në Kosovë, besimi ndaj serbëve është vetëm shtatë për qind, thuhet në sondazhin e e IPSOS, të bërë në gjysmën e dytë të muajit shtator dhe gjysmën e parë të tetorit të vitit të kaluar, raporton agjencia serbe e lajmeve, Beta.

Pasojat e luftërave mes popujve të ish-Jugosllavisë kanë lënë gjurmë të mëdha në shpirtrat e njerëzve, andaj shumica e të anketuarve nuk e shohin Ballkanin Perëndimor as si një hapësirë të përbashkët kulturore. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi