Stuhia Diellore erdhi në Tokë, nuk raportohen shkatërrime të mëdha
Sat 10 Mar 2012 - 3:30
Stuhia më e madhe diellore e ndodhur në këto pesë vitet e fundit, e ka rrethuar Tokën, por deri tash nuk janë vërejtur shkatërrime të mëdha. Stuhia ka filluar me një flakërim masiv Diellor këtë javë, e cili është rritur derisa ka lëvizur jashtë nga Dielli.
Agjencia e Gjithësisë e Shteteve të Bashkuara, NASA, e cituar nga RFE, ka tërhequr vërejtjen se stuhia mund t’i shkatërroj sistemet globale pozicionuese, satelitët dhe rrjetet elektrike dhe se tashmë ka ndikuar që disa kompani ajrore t’i ndryshojnë rrugët polare të fluturimeve të aeroplanëve. Deri tani, nuk ka pasur raporte për probleme eventuale.
Paraqitja e ndritshme e këtillë është e njohur si fenomeni Dritat Veriore, ose “Aurora Borealis”, dhe pritej se do të mund të shihej në Azinë Qendrore, në muzgun e ditës së sotme.
Dritat krijohen kur grimcat e elektrizuara në nivel të lartë, bashkëveprojnë me fushat magnetike në Tokë duke shkaktuar një shkëlqim ngjyra-ngjyra.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi