Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Jeta në Tokë erdhi nga Marsi Empty Jeta në Tokë erdhi nga Marsi

Thu 29 Aug 2013 - 22:59
Nuk janë vetëm meshkujt që kanë ardhur nga Marsi, pretendon një studim i ri i cili del në përfundimin se, jeta në Tokë nisi në planetin e kuq.Një element që besohet se është kyç në origjinën e jetës ka qenë i pranishëm vetëm në sipërfaqen e Marsit, thuhet në studim.Gjeologu, Steven Benner argumenton se ‘farat’ e jetës me shumë mundësi kanë ardhur në Tokë nga meteorët e përplasur me Marsin ose që kanë ardhur prej andej nga shpërthimi vullkanik.

Si të dhënë të kësaj teze ai jep oksidin mineral si formë e elementit të molibdeniumit, që mendohet se ka qenë katalizatori që ka ndihmuar molekular organike të ndërtojnë strukturën e parë të jetës.

“Në këtë drejtim, studime të tjera tregojnë se këto kushte, janë të përshtatshme për origjinën e jetës, të cilat mund të ekzistojnë ende në Mars”, shprehet Benner. “Kjo ndodh kur molibdeniumi është oksigjenuar së tepërmi, gjë e cila ka ndikuar në formimin e jetës. Kjo formë e molibdeniumit nuk gjendej në Tokë në kohën kur nisi jeta, sepse tre miliardë vite më parë sipërfaqja e Tokës kishte shumë pak oksigjen, por në Mars kishte”, shton profesori.

/Shekulli Online/Përgatiti: F.S./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi