Festë në shi, pranvera që (nuk) erdhi dje
Tue 19 Mar 2013 - 3:35
Dita e Verës në Tiranë dhe në Elbasan, festimet në dy qytetet dhe shiu që zbehu ngjyrat e kësaj dite. Urimet e politikanëve për këtë festë pagane dhe performancat e tyre nga vendet ku festuan
Dita e Verës dje nuk i ngjante aspak një dite vere. Shiu pengoi gjithë zellin e qytetarëve të Tiranës për të festuar si çdo vit këtë 14 Mars. Me gjithë planin festiv që kishte organizuar Bashkia, veprimtaria e tyre u zbeh pasi pjesëmarrja qytetare ishte e pakët. Nuk mungonin shëtitjet nën çadër, por qëndrimi në një vend të caktuar bëhej shumë i vështirë. Një nga rrugët që përjetoi zhurmën dhe solli atmosferën e festës deri në mesditë ishte pedonalja e quajtur “Murat Toptani”. Në një skenë të improvizuar, u luajt muzikë dhe u këndua rrok nga të rinjtë e Akademisë së Hollivudit. E gjithë kjo nuk zgjati shumë. Një stuhi shiu e ndërpreu në mes koncertin e të rinjve. Në po atë rrugë u çel edhe panairi i luleve si një simbolik për të kujtuar ardhjen e pranverës, por pranvera duket sikur nuk erdhi as me ato shumë lule që ndodheshin në rrugën që frekuentohet vetëm nga këmbësorët. Shumë pranë luleve qëndronin edhe veshjet tradicionale shqiptare nën një emër tjetër: “Panairi i Artizanatit”. Ndërsa po të hidhje vështrimin në krahun tjetër të rrugës, në parkun “Rinia”, Cirku i Tiranës u mundua të sillte atmosferën festive. Nëpërmjet artistëve animatorë ata u përpoqën që të gëzonin ata pak fëmijë që po kalonin me prindërit e tyre. Pavarësisht se, asnjë nga këto organizime nuk filloi dhe mbaroi siç ishte parashikuar, shiu nuk i bëri dot njerëzit të dorëzoheshin. Në mos në shesh, ata gjetën alternativa të ndryshme për të festuar. Si një ditë pushimi, kafja ishte “institucioni” ku u ndalën më së shumti. Ndërsa në fund të bulevardit, në sheshin “Nënë Tereza”, në skenë qëndronte vetëm një dixhej, që luante muzikë për shumë pak njerëz dhe për shiun që nuk pushonte. Nga ana tjetër, kjo ishte një festë edhe për kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës, i cili për herë të parë në një ditë të tillë nuk u mbipopulluar. Lulet e mimozave i shpëtuan një shfarosjeje të pritshme. Edhe ëmbëlsira tradicionale, bollokumja pësoi rritje çmimi. Nga 50 lekë të vjetra që kushtonte në mëngjes, në drekë, ajo kapi shifrën 100 lekë.
Elbasani në shi
Elbasani, njëlloj si edhe “kryeqyteti”, i ka rezistuar kohës së keqe dhe nuk ka ndalur festimet. Paraditen e djeshme ky qytet ka pritur e ka përcjellë politikanë dhe qytetarë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë. Ndryshe nga Tirana, Elbasani i ka nisur festimet që tri ditë më parë. Madje, mbrëmjen e së mërkurës qyteti është zhurmuar nga një koncert i organizuar nga Bashkia, për të vijuar paraditen e djeshme me aktivitete të ndryshme. Ashtu si çdo vit, kanë qenë të shumtë politikanët e të dy kampeve që kanë shkuar në Elbasan për të bërë urimin e tyre për festën pagane, e cila paralajmëron nisjen e një stine tjetër. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja, me ftesë nga kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini, kanë nisur të parët vizitën në Panairin e Biznesit. Ashtu si kryetari i Bashkisë së Elbasanit, edhe zoti Rama tha se shiu, që si rrallëherë shoqëroi Ditën e Verës, do të sjellë bereqet për qytetarët shqiptarë, pasi siç tha ai, një rilindje do të vijë pas 23 qershorit. Duke i mëshuar fort klimës së biznesit, por me një tjetër qasje e kanë paraqitur atë përfaqësuesit e qeverisë. Panairin e Ditës së Verës në Elbasan e vizitoi edhe kryetarja e Kuvendit e shoqëruar nga nënkryetari Turku, ministri i Ekonomisë, ai i Mbrojtjes dhe deputetët e zonës. Bashkë me ta, Topalli u ndal në stendën e Këshillit të Qarkut, ku u njoh me resurset që ofron qarku i Elbasanit. Sipas traditës, zonja Topalli vendosi edhe veroren tradicionale të kësaj feste. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, dhe ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, theksuan punën e kryer nga qeveria shqiptare për lehtësimin e kushteve për biznesin. Topalli tha se me mbarimin e rrugës Tiranë-Elbasan, biznesi i këtij qyteti do të marrë një hov të jashtëzakonshëm. Në Elbasan, festa nuk ka ndjekur vetëm protokollin zyrtar. Deputetja e Partisë Socialiste për këtë qark, Shega Ligori, në Facebook- un e saj ka hedhur fotot e drekës që është shtuar një nga restorantet e këtij qyteti. Kreu i socialistëve, Rama, i shoqëruar nga socialistë të tjerë, ka kërcyer valle popullore tradicionale të këtij qyteti. Një tjetër festë e mirorganizuar është zhvilluar edhe në Peqin. Kandidati për deputet, Alfred Peza, me prezencën z. Rama, kanë festuar në një lokal, edhe pse jashtë binte shi. Megjithë shiun dhe problemet e tjera klimaterike, edhe pwse jo si në vitet e shkuara, atmosfera festive është ndjerë në Elbasan, por edhe në kryeqytet. Kjo reflektohet më së shumti në dëshirën e njerëzve për të kaluar një ditë ndryshe, një ditë ku hallet dhe shqetësimet e tyre ia lënë vendin argëtimit.
shekulli

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi