Dje në festë, sot gjyq
Mon 26 Mar 2012 - 3:02
Entela ResuliJemi në fillim të muajit të tretë të këtij viti dhe në Gjykatën e Tiranës janë regjistruar 142 kërkesa për urdhër mbrojtje. Janë gra që duan të mbrohen nga burrat për shkak se ata ushtrojnë dhunë. Në pjesën më të madhe të rasteve kanë vite të tëra martesë, por tashmë familja që kanë ngritur vetë nuk është më ashtu siç e kishin menduar. Për t’i shpëtuar dhunës së burrave ato kërkojnë ndihmën e gjykatës përmes një urdhër mbrojtjeje, e cila pasi dëgjon palët merr menjëherë masat. Dita e 8 marsit është një nga festat e pëlqyera prej shqiptarëve, dhe si e tillë ishte shkak që Gjykata e Tiranës të mos zhvillonte asnjë seancë, ndërsa sot 9 grave kryeqytetase do iu duhet të rrëfejnë para togave të zeza dhunën e bashkëshortëve të tyre.
Pasi bëjnë kallëzimin në komisariat, brenda ditës ose të nesërmen, dërgohet nga vetë ky seksion kallëzimi dhe kërkesa për urdhër mbrojtjeje pranë gjykatës, ku gjyqtari me proçedurë shumë të shpejtë cakton seancën gjyqësore, duke dërguar fletë-thirrje dy bashkëshortëve, si dhe detyrimin e palëve për të qenë prezentë në gjykimin e kërkesës për urdhër mbrojtje. Gjykata pasi dëgjon pretendimet e dy palëve, jep vendimin, të cilin organet e policisë janë të detyruara ta zbatojnë.
Historitë e tyre janë nga më të dhimbshmet, e më to mund të bëhen skenar filmash apo të shkruhen romane. Po tregojmë vetëm një nga rastet e shumta që paraqiten çdo ditë në organin gjykues të kryeqytetit.
5 vjet e dhunuar
Vendimi që kemi në dorë mban numrin 7042 dhe ka si protagonist 58 vjeçaren H.T e Sh. T 50 vjeç. Është gruaja, e cila ka kërkuar pranë organeve kompetente urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes nga bashkëshorti për të cilën nuk është hera e parë që e bën një kërkesë të tillë. Ata kanë jetuar për 18 vjet bashkë por nuk e përfunduan jetën me premtimin që i kanë bërë njeri tjetrin në altar: “… Në të mirë e në të keqe bashkë, deri sa vdekja të na ndajë”. Nga martesa e tyre ka lindur një vajzë, M.T e cila aktualisht sapo i ka kaluar të 18-at. Sipas deklarimeve që zonja ka bërë, bashkëshorti i saj në mënyrë sistematike në pesë vitet e fundit ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj duke e kërcënuar dhe goditur atë. Sipas 58-vjeçares këto veprime janë kryer në mënyrë të vazhdueshme në prani dhe të vajzës së tyre, si dhe në ambiente publike, si para pallatit ku e shikonin dhe persona të tjerë. Këtë situatë e ka konfirmuar para togave të zeza edhe vajza e tyre, e cila ka mbështetur dhe shprehur shqetësim të njëjtë më të ëmën. Por data 28 dhjetor e vitit të kaluar ka qenë një ndër më të zezat për këtë grua që e ka detyruar të shkojë menjëherë në komisariat. Ai e ka dhunuar fizikisht e psikologjikisht. Aty specialistet luftës kundër dhunës në familje i kanë përpiluar një kërkesë padi për në Gjykatë me objekt lëshimin e urdhrit të Menjëhershëm të Mbrojtjes. Në padi ajo kërkonte urdhër mbrojtje ndaj bashkëshorti të saj. Të mos i afrohet asaj dhe vajzës për një distancë prej 100 metra. T’i ndalohet hyrja dhe qëndrimi në të njëjtën banesë, duke e shoqëruar këto pretendime me prova shkresore, me dyshimin e vajzës dhe deklarimet e oficerit të policisë gjyqësore të komisariatit Nr. 2. Ndërkohë nga ana tjetër, 50-vjeçari nuk e ka pranuar faktin e të ushtruarit dhunë ndaj bashkëshortes por nuk ka paraqitur asnjë provë për të hedhur poshtë pretendimin e tij. Në këtë mënyrë, gjykata pasi shqyrtojë çështjen në tërësi duke marrë parasysh provat e mbledhur, arriti në përfundimin se ekzistojnë akte të mjaftueshme për të besuar se i padituri ka kryer vepër të dhunës në familje si dhe paraqet një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershëm për sigurinë shëndetin dhe mirëqenien gruas më të cilën ka ndarë 18 vite jetë dhe të vajzës M. T. Ky është vetëm një nga rastet që është paraqitur në gjykatën e kryeqytetit, e si ky ka me dhjetëra. Kaq mjafton për të thënë që nuk mjafton një tetë mars për gruan.
Motivet
Motivet që e çojnë një mashkull në ushtrim të vazhdueshëm të dhunës fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij janë nga më të ndryshmet, por më kryesoret janë: gjendja ekonomike; papunësia e burrave; bixhozi; abuzimi nga përdorimi i pijeve alkoolike; etj. Të gjitha këto sjellin si pasojë dhunën ndaj grave, duke e konsideruar të dobët para forcës së tyre, këtu futen dhe lidhjet jashtëmartesore. Sipas togave të zeza në gjykatë, në Shqipëri vazhdon të jetë mentaliteti që burri mund të bëjë si të ketë qejf dhe gruaja të mos ketë të drejtë t’i kërkojë llogari e jo më të jetë e barabarte në mendime, apo dhe t’i shfaqe ato lirshëm.
Nuk mungojnë as këto
Ka nga ato raste kur edhe procesi gjyqësor ngel përgjysmë… Bashkëshorti kur ka parë veprimin e bashkëshortes, ndoshta i penduar për mënyrën e sjelljes së tij ka arritur ta bindë gruan që nuk do ushtrojë më dhunë ndaj saj, nuk do të vazhdojë të pijë alkool, si shkaqe për konfliktet në familje, ose do punojë për të mbajtur familjen. Ka raste kur gratë tërhiqen pasi kërcënohen nga bashkëshortët, kur kanë ardhur para gjykatës dhe nga frika janë tërhequr, pasi mendojnë se mund të kenë pasoja. Tërhiqen dhe gra, që pasi e ka mësuar familja e saj, ndikohen dhe nga presioni i tyre duke e bindur se mund te ndryshojë bashkëshorti.
Si proçedohet kur gruaja vendos të denoncojë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi