Një festë për të mos qenë vetëm
Sun 15 Jan 2012 - 23:29
Entela ResuliNë Tiranë nuk e kishim dëgjuar ndonjëherë. Të organizosh festa për djem e vajza beqare tashmë është dikush madje në procedura e sipër për të marrë patentën. Ajo është Elisabeta Katija, me profesion ekonomiste dhe ka në pronësi disa aktivitete të veta që kanë lidhje me fushën në të cilën ka studiuar. Shikon vazhdimisht duke vrapuar, me dosje në dorë dhe e veshur gjithmonë brenda kontureve të një “zonjushe joshëse” zyrtare. Çdo ditë hapat e saj ecin nxitimthi sa në një zyrë në tjetrën. Takimet, angazhimet e bëjnë atë të ketë shumë pak kohë të lirë në dispozicion gjatë ditës. Si një vajzë e edukuar dhe formuar në Gjermani, ajo nuk ka reshtur asnjëherë së menduari për të bërë diçka të re, qoftë në punë, por edhe në jetën e saj të përditshme. Ndaj këtë herë nuk do të flasim për specialitetin e saj, Ekonominë, por për një organizim që Beta, siç i thërrasin miqtë, ka disa muaj që i ka dhënë jetë, “Single Party” (që në shqip do t’i thonin Festa e Personave që janë vetëm).
Ka marrë përsipër të jetë kumbarja e një feste ku janë të ftuar meshkuj e femra beqare. Kushtet janë që: të kenë moshën e pasmbarimit të fakultetit, domethënë të jenë djem e vajza që nuk kanë kohë të organizohen e të njohin njerëz të rinj, por kjo nuk i përjashton të tjerët. Herën e parë i ka ftuar miqtë e saj duke i çuar një mesazh në telefonin e tyre celular. Në atë moment qenë të shumtë ata që ngurruan, duke menduar se ç’do të bëjnë në një festë të tillë. Por atë nuk e kanë “thyer” këto refuzime të momentit. Ka rezervuar një lokal dhe ka shkuar vetë më herët. Në minutat e para e ka gjetur veten vetëm në atë ambient, më pas me kalimin e kohës janë mbledhur afërsisht 30 të rinj. Janë argëtuar, kanë biseduar, janë njohur me njëri-tjerrin dhe mbi të gjitha janë kënaqur, kjo do të ndodhë edhe në festën e radhës…
Elisabeta, si ju ka lindur ideja për të realizuar “Single Party” dhe kur ka qenë hera e parë që e keni bërë këtë?
Nuk ka shumë kohë dhe u bë kaq i famshëm J. Festa e parë ka qenë në muajin nëntor. Shpeshherë kur organizoj festa për shoqërinë i gjej një emër si “White Party” (Festa e Bardhë), “Black and White Party” (Festa Bardhezi) etj. Kësaj here, mbas një tejlodhje nga streset e punës, më lindi ideja për të zgjeruar grupin shoqëror të statusit tim. Jo thjesht për vete, por për të gjithë. Sapo u shpreh si mendim, rrethi ra dakord menjëherë dhe ndërkohë u bë realitet.
Kanë ngurruar miqtë tuaj për të ardhur në një parti të tillë, pse?
Më tepër mikesha… Ndoshta kanë menduar se aty do të ishte një vend për takime, dhe do të paragjykoheshin. Në fakt që nuk është kështu. Koncepti është shumë më i gjerë dhe shumë më argëtues.
Mbas herës së parë, si ishin reagimet e prisni ata një të dytë e më pas një të tretë…?
Shkova e para tek “Patron” dhe s’kishte ardhur asnjë. Më pas filluan të vinin disa. Por në vazhdim më dërgonin mesazhe dhe më pyesnin, ç’po bëhet… Ndërkohë që vura re që u mbush dhe erdhën pothuajse 30 veta. Të cilët tashmë, ashtu si edhe të tjerë që nuk ishin pjesë e kësaj feste më pyesin vazhdimisht, kur do të na mbledhësh?
Për çfarë shërbejnë këto festa që organizoni?
Është për t’u theksuar, nuk është thjesht një takim. Është një formë argëtimi me njerëz të brezit tënd, me njerëz të arritur dhe të suksesshëm në profesion, në shoqëri e në jetë. Janë njerëz të mbingarkuar në punë apo të mbyllur në ambiente punë, pa hapësirë për njohje të reja, qoftë miqësore, ashtu edhe për më tepër, që nuk duan të harxhojnë kohën thjesht duke pirë një birrë rutine me një koleg apo me një mike apo mik të vjetër, duke biseduar për punën apo për thashetheme në punë, por janë individë të përgjegjshëm të cilët kërkojnë të integrohen në grupe të reja shoqërore.
A mund ta themi që tashmë jeni e vetmja që bëni diçka të tillë, do kërkoni një patentë për këtë gjë?
Patjetër, dhe nuk e kam lënë mbas dore. Kam filluar procedurën. J
Çfarë bëhet në një mbrëmje të tillë?
Argëtohet, lotari për kërcime në çift, bashkëbisedohet në mënyrë krejt të lirshme, sikur të ishe në një ambient që festën e bën ti. Pasi përshëndeten të gjithë me njëri-tjetrin, sikur të njiheshin më parë duke u prezantuar më tej. Është të qenët vetvetja që vihet në lëvizje në ambiente të tilla, pasi bën të ndihesh i/e tillë. Nuk ke nevojë të mendosh rrezikun duke njohur dikë, e për më tepër që të gjithë në atë ambient janë të identifikueshëm dhe shumë lehtë të verifikueshëm për arsye se nuk vijnë pa njohur dikë.
Në cilat vende organizohen dhe a ka limit moshe, profesioni, shtresë sociale?
Varet, si fillim patëm ftesë nga “Patron” në Tiranë, por nuk është e thënë se do të ngelet thjesht një “festë”. Tashmë po organizojmë “Single Ski Ëeekend” (fundjava e skive e beqarëve) në Mavrov e shoqëruar nga një festë mbrëmjen e së premtes po në Mavrov. Siç thashë edhe më sipër, është argëtimi dhe integrimi në grupe të reja shoqërore që e bën të rëndësishme. Jo se nuk mund të argëtohemi edhe me miq të statusit tjetër, por pse të mos investosh në kohën e lirë totalisht për veten…
A mund të ndodh që në festa të tilla të lindin edhe ndjenja dashurie?
Patjetër që mund të ndodhë. Madje, mua do të më bëhej jashtëzakonisht shumë qejfi. Edhe pse mund të duket sikur ndodh, sërish janë në rehatinë e tyre dhe nuk skualifikohen nga grupi deri sa largohen vetë…
Juve personalisht, ju ha kohë kjo gjë?
Një mesazh që u çohet të gjithëve dhe një publikim në faqen e internetit në “facebook”, “Linked-in” dhe tek-tuk ndonjë telefonatë. Pasi rrjeti i komunikimit tashmë është tepër i kualifikuar. Madje, kur kam parë të hynin në këtë festë tre shokë të gjimnazit të cilët jetonin në Amerikë dhe kisha më shumë se 5 vjet pa i parë, u habita edhe vetë.
Vetë jeni një njeri i programuar apo e lirshme?
Unë jam tepër e programuar në punë, shumë vetvetja në ide dhe në shoqëri.
Çfarë ju lumturon më shumë?
Më shumë më lumturon gjendja e mirë e familjes sime dhe suksesi profesional.
Fakti që je e mirëpunësuar dhe ke një status të mirë ekonomik, të bën më të sigurt?
Absolutisht nuk e ndiej një varësi të tillë tek vetja. Sigurinë ma jep çdo ditë e kaluar. Jam shumë e kënaqur dhe aspak pishman për gjërat që kam realizuar. Është kjo që më jep siguri në vetvete.
Kur do të jetë festa e radhës?
Këtë fundjavë në Mavrov.
* * *
Dilemat e një 30-vjeçareje beqare!
E shqetëson fakti i të qenit vetëm një femër 30-vjeçare, pse?
Është edhe një grup i vogël i femrave që janë në ambientin e duhur për t’u ndier rehat, beqare në moshën 30-vjeçare, por në përgjithësi i shqetëson ky fakt.
Cilat janë dilemat e saj?
Një femër 30-vjeçare në shumicën e rasteve e ka pasur një histori dashurie dhe për të gjetur të dytën, mendohet shumë më tepër, ndodhet nën presionin e familjes, duhet të përballet vetëm me shumë vështirësi në punë në një ambient tepër maskilist, është mosha që të shton dëshirën për të pasur një fëmijë, është moshë që të kërkon ndryshimin vetë, është brez që ka arritur shumë më tepër autonomi financiare, është brez tek femrat më egoiste, por edhe më të forta dhe të afta se më parë, etj.
Kur mund të lidhet një 30-vjeçare, kur do të thoshte “Po”?
Për këtë nuk mund të them asgjë, pasi nuk njoh formulë. Po të njihja, do ta kisha shfrytëzuar.
Sa ndikon, presioni i shoqërisë, familjes..?
Për mendimin tim është presioni i shoqërisë dhe familjes ai që pengon lirshmërinë. Kur je e ndrydhur, nuk arrin të nxjerrësh në pah vetveten. Pasi nuk je vetvetja. Ndërkohë që ka shumë vajza që duhet të shoqërohen me një djalë në mënyrë të fshehtë, pasi nuk ua pranon familja as në këtë moshë një lidhje e jo më t’i respektojë, si edhe anasjelltas. Nga ana tjetër, një mashkull mund të bjerë rehat pasi në sytë e të tjerëve nuk është i lidhur dhe është i gatshëm të mos humbasë asnjë variant dhe në këtë formë sistemi nuk funksionon siç duhet.
Ju frikëson martesa?
Personalisht nuk më frikëson aspak. E vetmja gjë që do të më shtohej në jetën time, do të ishte organizimi akoma më i mirë i kohës. Nuk besoj se frika është tek martesa, por tek personi, pasi qëndron dilema a do të jetë si unë apo jo?!
“Disa punë përnjëherë”
“Studimet i kam kryer pjesërisht në Shqipëri dhe Gjermani, në degën Ekonomiks dhe Master në të Drejtën Ndërkombëtare Administrative. Aktualisht jam e angazhuar në një sektor modest të Billbordeve, hapësirave publicitare në rreth, kryesisht me qellim promovimin e produkteve rajonale, si edhe në shërbim të projekteve sociale për zhvillimin rural. Ndërkohë në bashkëpunim me një mikeshën time kam edhe një studio konsulence dhe shërbimesh fiskale dhe ligjore. Jam shumë e angazhuar, por kjo më bën të ndihem mirë dhe tepër e dobishme. Për më tepër që në këto raporte krijon miq të besueshëm dhe zhvillohesh së bashku me ta. Më pëlqen të kalëroj, por edhe të fluturoj. Dua të bëhem pilote. Ndërsa nga ana profesionale më tërheq shumë politika fiskale dhe diplomacia. Ambicie do të mund të ishte suksesi personal në angazhimet e mia. Kam pasur një ambicie të madhe që të mos punoja për të tjerë, ndërkohë këtë gjë e kam arritur, sa të ndihem e sigurt në detyrat, kompetencat dhe përgjegjësitë e mia”.
Mos mendoni keq!
Nuk është ashtu siç e mendoni. Në atë festë nuk shkohet për t’u harbuar (siç do të thuhej rëndom nga çdokush që e dëgjon për herë të parë). Në fakt, njerëzit janë të njohur të njëri-tjetrin dhe deri diku të kontrolluar. Në këtë festë nuk shkohet as për të gjetur të dashurin e radhës, megjithëse nuk do të kishte asgjë të keqe nëse do të ndodhte. Në atë festë shkohet që të njihesh me njerëz që kanë statusin tënd civil, që të mund të bisedosh lirshëm, të krijosh miqësi e të argëtohesh me miqtë e miqve të tu. Ata që janë të ftuar në atë festë, kanë një status të caktuar shoqëror, janë njerëz që kanë një punë, por që u mungon koha, ose kur kanë kohë nuk i bëjnë mirë llogaritë. Ky është rasti që Elisabeta sugjeron. Takim më miqtë, për të pirë diçka për të zhvilluar lojëra, Quice… janë festat e të gjithë beqarëve

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi