Pranvera arabe, A dështoi revolucioni?
Mon 22 Jul 2013 - 12:33
Pavarësisht kaosit, gjakderdhjes dhe goditjeve kundër demokracisë, ky është një proces i gjatë. Nuk duhet të hiqet dorë nga shpresa për sukses. Rruga për ndërtimin e një shteti normal është e gjatë
The Economist
Afërsisht dy vjet e gjysmë pas revolucioneve në botën arabe, asnjë vend i vetëm nuk është ende në rrugën e qartë për t’u bërë një demokraci e qëndrueshme dhe paqësore. Vendet që kishin më shumë shpresë si Tunizia, Libia dhe Jemeni, po vuajnë. Një eksperiment kaotik me demokracinë në Egjipt, vendi me më shumë banorë në rajon, e dërgoi një president të zgjedhur pas hekurave. Siria është e zhytur në një luftë të përgjakshme civile.
Nuk ka pse të habitemi se ka që po mendojnë se Pranvera Arabe është e mallkuar. Lindja e Mesme, argumentojnë ato, nuk është gati për ndryshim. Një arsye është se ajo nuk ka institucione demokratike, kështu që fuqia e njerëzve do të kalbet në anarki ose do të provokojë një rikthim te diktatura. Arsyeja tjetër është se forca më gjithëpërfshirëse e rajonit është Islami dhe ka që besojnë se Islami nuk është në gjendje të bashkëjetojë me demokracinë. Kritikët dalin në konkluzionin se Lindja e Mesme do të qe më mirë nëse Pranvera Arabe të mos ndodhte kurrë.
Këto mendime janë të parakohshme dhe në rastin më të keq, të gabuara. Tranzicionet drejt demokracisë janë shpesh të dhunshme dhe të gjata. Pasojat më të këqija të Pranverës Arabe, në Libi fillimisht dhe tashmë në Siri, janë të tmerrshme. Megjithatë, ne argumentojmë se shumica e arabëve nuk dëshirojnë të kthehen pas.
Ata që mendojnë se Pranvera Arabe ka dështuar, injorojnë dimrin e gjatë para saj dhe pasojat në jetët e njerëzve. Në vitet 1960 Egjipti dhe Koreja e Jugut kishin jetëgjatësi dhe prodhim të brendshëm bruto për frymë të përafërta. Sot ata janë dy botë të ndryshme. Megjithëse shumë më tepër egjiptianë sot jetojnë në qytete dhe tri të katërtat e popullsisë dinë shkrim e lexim, PBB për frymë është vetëm sa një e pesta e asaj të Koresë së Jugut.
Varfëria dhe prapambetja fizike e fëmijëve nga kequshqimi janë tepër të zakonshme. Qeveria e shkurtër dhe e paaftë e Vëllazërisë Myslimane nuk bëri asgjë për të luftuar këtë, por problemet më të mëdha të Egjiptit u përshkallëzuan nga të fuqishmit që qenë paraardhësit e kësaj qeverie. Dhe shumë vende të tjera arabe nuk ecën më mirë.
Kjo është e rëndësishme, për shkak se, duke parë progresin e dobët të Pranverës Arabe, shumë thonë se përgjigjja është modernizimi autoritar: nevojiten pra njerëz si Augusto Pinochet, Lee Kuan Yew apo Ten Sia Pin, në mënyrë që të mbahet rendi dhe të rritet ekonomia. Ndryshe nga Azia Juglindore, arabët nuk mund të krenohen me ndonjë mbret filozof i cili me vullnet ka ushqyer demokracinë, ndërsa ekonomia lulëzon. Në vend të kësaj, vëllezërit e diktatorit dhe kushërinjtë e zonës së parë marrin bizneset më të mira. Dhe despotët gjithmonë janë të shqetësuar se mos shqetësojnë masat, gjë që ndodh zakonisht nga sfidat e mëdha të reformave, të tilla si heqja graduale e subvencionimeve të energjisë në Egjipt, të cilat gllabërojnë aktualisht 8 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sakaq monarkitë e pasura me naftë po përpiqen të blejnë paqe; por ndërsa një rini e arsimuar dhe pa të drejtë vote kërkon liri, mënyra e vjetër e të bërit të punëve duket edhe më e pamundur, për sa kohë që sundimtari nuk është i gatshëm të derdhë lumenj gjaku për të shmangur ndryshimin, siç po ndodh në Siri.
Në disa monarki më të hapura arabe, si për shembull në Marok, Jordani dhe Kuvajt, sundimtarët po ecin drejt sistemeve kushtetuese, të cilat u japin nënshtetasve të tyre më shumë zë.
Dakord, mund të përgjigjen disa, por demokracia arabe sjell thjesht një sundim të islamistëve, të cilët nuk janë më të aftë për reformë sesa diktatorët dhe falë mungesës së tolerancës nga islami politik, bëhen thellësisht jodemokratikë.
Muhammad Mursi, presidenti i Vëllazërisë Myslimane që u rrëzua më herët këtë muaj nga gjeneralët me mbështetjen e dukshme të shumë miliona egjiptianëve në rrugë, qe i zgjedhur demokratikisht, megjithatë ai bëri gjithçka që mundte për të shkelur normat e demokracisë gjatë qëndrimit të shkurtër si president. Shumë arabë laikë dhe miqtë e tyre në Perëndim tani argumentojnë se për shkak se islamistët kanë tendencën të shohin sundimin e tyre si të dhënë nga Zoti, ata nuk do të pranojnë kurrë një demokraci të vërtetë, e cila nënkupton kufizime, përfshirë gjykata të pavarura, shtyp të lirë dhe fuqi të shpërndara përmes një kushtetute pluraliste që duhet të mbrojë minorancat.
Por edhe kjo është e gabuar. Jashtë botës arabe, islamistët në Malajzi dhe Indonezi kanë demonstruar se ata mund të mësojnë veset e demokracisë. Edhe në Turqi, protestat kundër Kryeministrit autokratik, por të zgjedhur, Recep Tayyip Erdogan, kanë më shumë të përbashkëta me Brazilin sesa me Pranverën Arabe. Turqia me të gjithë të metat e saj, është më demokratike sot sesa kur qe në kohën kur sundonte ushtria në sfond.
Problemi pra është jo me islamistët në tërësi, por me islamistët arabë. Dhe kjo nuk na habit. Ata janë kalitur me dekada të tëra shtypje, përgjatë së cilave, lëvizja e tyre mbijetoi vetëm duke qenë komplotiste dhe e organizuar. Mbështetësit e tyre më të rëndësishëm janë një minoritet i konsiderueshëm në shumicën e vendeve arabe. Ata nuk mund të injorohen dhe në fakt duhet të thithen nga rryma kryesore.
Kjo është arsyeja se pse grushti i shtetit në Egjipt është kaq tragjik. Në rast se Vëllazëria Myslimane do të qëndronte në pushtet, ata mund të kishin mësuar tolerancën dhe pragmatizmin që është i nevojshëm për drejtimin e një vendi. Por në vend të kësaj, dyshimet e tyre mbi politikën demokratike u konfirmuan. Tashmë është në dorë të Tunizisë, vendi i parë arab që rrëzoi sundimin e autokracisë, për të treguar se islamistët arabë mund të qeverisin një vend në mënyrë modeste. Ata duhet të bëjnë pikërisht këtë: kjo është mënyra për të miratuar një Kushtetutë që mund të shërbejë për një demokraci të vlefshme dhe gjithëpërfshirëse. Nëse pjesa tjetër e botës arabe, lëviz në këtë drejtim, procesi gjithsesi do të kërkojë shumë vite.
Kjo nuk duhet të na habisë, sepse ndryshimi politik është një lojë e gjatë. Historia ka tendencën të anashkalojë telashet. Tranzicioni nga komunizmi për shembull, duket i lehtë i parë nga tani. Megjithatë, vetëm tre vjet pas rënies së Murit të Berlinit, Europa u përmbyt nga mafiet kriminale; politikanët ekstremistë kishin pozicione të fuqishme në Poloni, Sllovaki dhe vendet Balltike. Ballkani degjeneroi në luftë dhe pati luftime edhe në Gjeorgji. Edhe tani, shumica e njerëzve në ish-Bashkimin Sovjetik jetojnë nën regjime represive, megjithatë shumë pak prej tyre dëshirojnë të kthehen pas.
Pranvera Arabe është përshkruar më mirë si një Rilindje: revolucioni i vërtetë nuk është aq shumë në rrugë sesa në mendje. Interneti, media shoqërore, televizionet satelitore dhe lulëzimi i arsimit mes grave arabe po aq shumë sa edhe mes burrave, nuk mund të bashkëjetojë me diktatorët e moshuar. Egjiptianët, mes të tjerëve, po mësojnë se demokracia nuk është as një çështje zgjedhjesh dhe as aftësi për të sjellë miliona protestues në rrugë. Dalja në rrugë ka qenë gjithmonë përplot me telashe e madje edhe e përgjakshme. Udhëtimi mund të kërkojë dekada. Por sërish ai është i mikpritur.shqipmedia.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi