Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pranvera Arabe s’e ka bërë më të mirë politikën Empty Pranvera Arabe s’e ka bërë më të mirë politikën

Sat 2 Jun 2012 - 17:59
Pranvera Arabe s’e ka bërë më të mirë politikën 0210-World-Press-Photo-arab-spring_full_600-300x200Valeria Dedaj



Aktivistët sirianë publikuan dje një video ku, sipas tyre, dëshmohet një tjetër masakër e civilëve nga forcat pro-qeveritare në Siri. Është masakra e tretë brenda një jave: 13 punëtorë të një fabrike detyrohen me forcë të zbresin nga autobusi dhe ekzekutohen nga milicët “shabiha”. Vëzhguesit e OKB-së në terren, nisur nga pretendimet e aktivistëve sirianë kanë konfirmuar tashmë edhe masakrën e 108 vetave në Hula, – 49 fëmijë dhe 34 gra – edhe vrasjen 13 të tjerëve në Deir Al Zur.

Kjo është kronika që përcjellin mediat në Shqipëri për zhvillimet më të fundit nga vendet arabe.

Është lënë pas një vit i plotë qyshse u përmbys regjimi i Bin Alisë në Tunizi, që provokoi si kurrë ndonjëherë njëri pas tjetrit revoltat e vendeve të Lindjes së Mesme dhe të Afrikës së Veriut. Të gjitha bashkë bota i quajti me një emër “Pranvera arabe”. Sepse një shpresë për vendosjen e regjimeve demokratike bota e kish shpresuar sidomos me rritjen e islamofobisë.

Ngjarje aktuale si këto në Siri, vetëm sa konfirmojnë përfundimet e studiuesve perëndimorë të qytetërimeve arabe ndërsa shqyrtojnë efektin post-pranverë. Një ndër këta studiues është Stéphane Valter, nga Universiteti i Havre-it. Ai mbajti dje në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë një konferencë për këto çështje: “Pranvera arabe: kërkesa ekonomike, qytetare dhe morale”. Valter është ftuar nga Instituti i Historisë (pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike) në kuadrin e konferencave doktoriale për Studimet Historike.

Kështu, një nga përfundimet që ai pohoi e që s’mund të kundërshtohen lehtë është që revoltat arabe mbeten ngjarje me rëndësi të jashtëzakonshme historike edhe pse nuk kanë ndikuar dhe emancipuar në themel politikën në këto vende.

Por së pari, studiuesi francez, që në mënyrë më specifikime është marrë me rastin e Sirisë, për të cilën ka botuar disa studime, e pa të nevojshëm një prezantim panoramik të vendeve arabe. Shkaqet politike, ekonomike dhe morale që do të çonin në shpërthimin e revolucioneve. Te shkaku ekonomik Valter llogarit çmimin e jetesës, pra rritjen e kërkesës për një jetë më të mirë; te shkaku politik, organizimin e sindikatave politike dhe pretendimin e tyre për një shtet të së drejtës; ndërsa te shkaku moral ai shikon ndikimin e faktorëve fetarë, konkretisht të fesë islame, të grupeve të saj rë mëdha, shiitë dhe sunitë. Por janë edhe faktorët etnikë. Një shembull: minoritetit kurd në Arabi.

Me gjithë pikat e përbashkëta dhe shkaqet e ngjashme, studiuesi francez thekson se secili prej revolucioneve në vendet arabe ka tregues specifikë. Për shembull, për Egjiptin që ka rreth 80 milionë banorë, tani po mund të perceptohet se opozita islamike ruan të njëjtin sistem ekonomik, duke mos kërkuar që të ndryshohej sistemi i vjetër.

Komuniteti i krishterë në këtë vend që përbën vetëm 7-8 % të popullsisë, ndodhej në kushte të pafavorshme nën regjimin e Hosni Mubarakut. Ky komunitet është angazhuar në protesta për t’u dalë para akteve të mundshme keqbërëse ndaj tij.

Për të gjitha vendet që u përfshinë nga “Pranvera arabe”, çështja fetare mbetet shumë e rëndësishme për zhvillimin politik, si “specifikë e vendeve arabe që nuk gjendet në vendet e tjera”.

Ato që ndodhën përgjatë 2011-s nuk mund të kuptohen pa ndikimin e faktorëve të jashtëm, e rolit të vendeve perëndimore. Profesor Valter sjell shembullin e Francës së tij, “e mallëngjyer” nga akti i dëshpëruar i shitësit tunizian Mohammad Buazizi, që i vuri flakën vetes më 17 dhjetor 2010 sepse i mohuan të drejtën për të mbijetuar. Akt që i dha zemër lëvizjeve në Afrikën e Veriut. Por, prof. Valter tërheq vëmendjen se politika e jashtme e Francës në vazhdim nuk do të ishte mbështetëse e zhvillimeve në Tunizi.

Më anë tjetër, politika e SHBA-së për interesa ekonomike, favorizonte sistemin politik në një “mikroshtet” si Bahrei. Ndikim të rëndësishëm në “Pranverën arabe” kanë patur forcat e armatosura. Jo më kot prof. Valter i referohet statistikave duke filluar prej “mikroshtetit”: “Në Bahrei, shumica e ushtarëve ishin palestinezë sunitë. Në Armatat e Bashkuara Arabe, përkatësisht në Bagdad apo Dubai, qeveritë kanë punësuar ushtarë me pagesë nga vendet e huaja, për shembull, nga Amerika e Jugut. Këta janë me orgjinë fshatare, njerëz të egër dhe të paskrupuj, pa vlera morale dhe pa fe. Në Siri, 20% e ushtarakëve janë profesionistë dhe bëjnë pjesë në komunitetin e regjimit, 50% është e aftë për të luftuar dhe 30% janë të punësuar nga vendet e tjera.”

Për rastin e Sirisë, si më e vona e përfshirë në “Pranverën arabe”, prof. Valter, ndër shkaqet kryesore të revoltave rendit varfërinë ekonomike e pjesës dërrmuese të popullsisë, që edhe në aspektin fetar, përbën shumicën sunite. Me të njëjtat tipare shfaqet edhe Iraku.

Profesor i historisë së qytetërimeve arabe konfirmon rolin fondamental që ka patur mitet fetare dhe politike mbi të cilat janë mbajtur jetëgjata regjimet arabe e që nuk do t’ia bëjnë të lehtë rrugën proceseve demokratike aty ku duket se ka shenja që kanë filluar. Në Siri, qysh në vitet ‘60, programi i partisë që erdhi në pushtet kishte si qëllim të ndërtonte një shoqëri socialiste. Feja ka përbërë një tjetër mit pengues.

Në përfundim, Stéphane Valter pohon se “të gjitha regjimet arabe më përjashtim të Tunizisë, Egjiptit dhe Libisë, nuk po e shpalosin legjitimitetin në zgjedhjet e lira, por te simbolet shtypëse të ushtrive “fetare dhe politike” të cilat kanë dhënë shkas që bota arabe të shpërthejë. Pavarësisht se disa sisteme politike nuk mund të vendosen nga dita në ditë, historia e këtyre vendeve e ka kthyer faqen tanimë.”





Bio

Stéphane Valter është profesor në Universitetit e Havre-it, specialist në “Historinë Politike të Qytetërimeve”,veçanërisht për botën arabe dhe historinë e feve. Është autor i disa botimeve si: “Ideologjia kombëtare siriane” (2002), “Premisat e nacionalizmit arab: Shoqëria revolucionare Arabe (1913-1914)” (2002), “Perçja “islamike”, afsh shenjtërie apo praktikë shoqërore?”, 2006.
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Pranvera Arabe s’e ka bërë më të mirë politikën Empty Re: Pranvera Arabe s’e ka bërë më të mirë politikën

Sat 2 Jun 2012 - 18:04
-Edhe pse vertet jan vra shuum njerez e vecanerisht ne Syri. qe ky idijot Bashir asadit qe edhe djallin eka cmend me keto masakra.... (inshalla Zoti jua fal xhenetin te vrarve ) kurse ket pis inshalla e shkatroft ne menyr me te vrazhd..

-Pamvarsisht ketyre masakrave Pranvera Araba perseri ka me dhan bereqetin evet .. ato qe kan njohuri mbi Lindjen e Mesme ekan te qart.. se cfar ka sjell PRANVERA ArABE...
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Pranvera Arabe s’e ka bërë më të mirë politikën Empty Re: Pranvera Arabe s’e ka bërë më të mirë politikën

Sat 2 Jun 2012 - 18:08
kur do vij kjo pranvere edhe ne vendin tone .
Ta permbysin DIKTATUREN Berishiane flower flower
Sponsored content

Pranvera Arabe s’e ka bërë më të mirë politikën Empty Re: Pranvera Arabe s’e ka bërë më të mirë politikën

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi