Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Facebook Timeline, çfarë ndryshon në fan page Empty Facebook Timeline, çfarë ndryshon në fan page

Sat 10 Mar 2012 - 3:41
Facebook Timeline, çfarë ndryshon në fan page Facebook-timeline-bigSHBA, 1 mars 2012, NOA - Ndryshimi i paraqitjes grafike të Facebook me anë të aplikacionit të ri Timeline, do të ndryshojë jo vetëm paraqitjen e adresave tona on-line, por edhe atë të kompanive që operojnë në internet. Edhe faqet që një pjesë të aktivitetit të tyre e reklamojnë në rrjetin sociale do të kenë një paraqitje të ndryshme grafike.

Por do të ketë dhe ndryshime të reklamimit raporton noa.al. Me mënyrën e re, kur do të klikoni aplikacionin “Pëlqej” do të merrni informacion për gjithë aktivitetin që ka hedhur në rrjetin social kompanie. Ndërkohë që mund të merrni informacion edhe për kompanitë ku miqtë tuaj komentojnë.

Sipas eksperteve qëllimi i ndryshimeve është që përdoruesit e Facebook të mos shqetësohen nga informacione që nuk i duan. Ndërkohë që dhe kompanitë do të kenë klientë më të sigurt. Për agjencitë e mëdha do të ndryshojë dhe sistemi i pagesës. Aktualisht ato e paguajnë Facebook në bazë të trafikut që kanë në adresën e tyre. Ndërsa tashëm do të hyjë në përdorim varianti i quajtur “Premium”. Kompanitë do të paguajnë një kuotë të caktuar me anë të së cilës Facebook u mundëson që të jenë të dukshme në adresa e përdoruesve. Modeli është huazuar nga bota e televizionit dhe qëllimi është i thjeshtë, Facebook kërkon të rrisë të ardhurat vjetore duke tejkaluar shumën prej 3.7 miliardë dollarësh që bëri gjatë vitit të kaluar.

r.b/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi